| E hene, 10.12.2012, 07:55 PM |
Unë do
jem Bajraktari i juaj ne martesen tuaj të dytë - i tha prifti plakut të fshatit
(ndodhi e vertetë)
Nga Lekë Mrijaj
Ne atë
kohë kishte ndodhur një ndodhi ne Lug të Drinit aty tek vitet ’80 unë isha shum
i ri mbaj mend shumë mire kur nje plaku jo edhe aq ne moshë i kishte vdekur
gruaja filloi e pamja siq ishte zakoni në atë kohë nder Shqiptar mbahej e pamja
me vite por ne atë kohe te viteve ’80 ishte njëmuaj-(30 ditë) perfundoi
ceremnia mortore e vorrimit u be percjellja për ne banesen e fundit e
bashkëshortes se plakut nën udhëheqjen e priftit të fshatit , familjarve
miqeve, shokeve dhe dashamirve te tjerë.
Te
nesermen filluan te vinin njerëz nga fshati i
L.Drinit, Dukagjini, Drenica, Podrimja...per ngushëllime e pame e madhe thonin
fqinjet dhe pjesmarresit e asaj te pame disa nga fqinjet filluan ngapak duke e
ngacmuar të Zotin e te pames plakut në ëmer x.x. ( bashkeshortit te te
ndjeres) si me shaka duke i thene ty te
kuptojme o axha x.x ke merëzi te madhe pra duke i shprehur ngushellime per
vdekjen e bashkeshortes .
O
axhe ne fqinjet e fshatit kemi vendosur
ta gjejmë nje grua te ve per ty patjeter duhej te martohesh je i ri akoma.
Hahahahaha
plaku xx. (bashkeshorti i te ndjeres) nuk ndalej se qeshuri pinte duhan-cigare te dredhur dhe i shiqonte
ne drite te syrit fqinjet dhe pjesmarresit te te pames dhe u tha si po mendoni
keshtu a jeni ne mend e shihni se tash
unë veçse kam filluar te futem ne moshën e pleqerisë absolut jo kurr nuk kam
nevojë per bashkeshorte, kam djem nipa mbesa dhe reja me mbikqyrin pa asnje
problem.
Keshtu
per çdo dite te pames perseritej kjo temë rreth marteses se plakut xx.(.
bashkeshortit te te ndjeres) nje ditë prej ditësh erdhi edhe prifti i fshatit
ne ngushellime, fqinjet dhe miqet e
plakut qe ishin prezent filluan ne prezencen e priftit duke e ngacmuar plakun
duke i thene o axha x.x.(bashkeshortit te te ndjeres) duhet te pranosh patjeter
pelqimin tonë te kemi gjetur nje grua te ve (vejushë) duhej te pranosh ti
martesen , plaku me fjalë te prera jo kurrë , nuk pranoj mos me ngushtoni i kam
parimet e mia ne jetë keshtu ka dashtë Zoti pajtohem me urdhërat e tij.
Papritmas
nderhyri prifti-meshtari i fshatit ne
bisedë per temën rreth marteses se
plakut (tashme i ndjerë ishte meshtar Imz.Mark Sopi) duke biseduar dhe
relaksuar oden ngapak me shaka pra per ta thyer ate monotoni te te pames se
bashkeshortes se plakut sado pak per ti freskuar familjaret,fqinjet,miqet dhe
gjithë bashkë pjesmarresit e te pames se bashkeshortes se plakut,prifti i
fshatit (tashme i ndjerë ishte meshtar i famullisë -Imz.Mark Sopi) tha po unë
pranoj qe axha xx. (bashkeshorti i te ndjeres) te martohet pra ju garantoj se
do martohet nuk do e leme pa martesë kur te martohet axha xx. (bashkeshorti i
te ndjeres) une do jem bajraktar prijes i darsmes ne martesen e tij unë do i
prij dasmorve ne martesen e tij a degjuat ju bashkfamiljar dhe miq te axhes se
resepektuar (bashkeshorti i te ndjeres) a jemi te kjartë.
Plaku
filloi ngapak si me buzë ne gazë ju pergjigj priftit te fshatit (tashme i
ndjerë meshtar ishte Imz.Mark Sopi) duke i thene At i nderuar ti thua se na
darsmen time do jesh bajraktar ,bajraktarlleku i juaj eshte qe ju ti prijni
ceremonisë mortore thuani pra qe ju do jeni prijes i dasmorve ua ke keputur
shpresen fqinjeve të mi pra ne shaka tha se edhe per mua ju si meshtar nuk po
me deshironi te mirën,oda u çlirua edhe më shumë me fjalet e priftit dhe plakut
xx. filluan ngapak me shaka sepse edhe e pamja e ka atë hijeshin e e vetë duhej
te shkembehen fjale te mira por jo prekese.
I
Falenderoj shume nga zemra fqinjet e mi o zotni At i imi ka plotë nje muaj qe
po me ngacmojne ata pra po deshirojne të me martojnë ,une pajtohem me fjalet
tua Ati im dhe urdherve te Zotit,pra po e lemë keshtu ju vertetë do jeni
bajraktar i imi e pranoj pa asnje problem.
Pas 10
vjetesh erdhi koha e plakut (per martesë) ju veshtiresua gjendja shendetesore i
mbante ne mend fjalet e priftit mirpo prifti ne ate kohe ishte ne sherbim
misioni ne Shqiperi plaku tha me duhet tash bajraktari im dua te martohem ,me mungon bajraktari prijesi i dasmorve te mi patjeter duhej ta
therrisni priftin. Për premtimin e dhënë.
Mirpo pas
dy ditesh plaku xx.nderroj jetë ,ceremoninë mortore te vorrimit pra percjelljen
per ne banesen e fundit e bëne familjaret,miqet,shoket nën udhëheqjen e ndihmesit të meshtarit te famullisë se
fshatit,menjiher pas degjimit se kishte nderruar jete plaku xx.te cilen ia
kishte dhene premtimin se do jete bajraktar i tij ia arriti ne shtepine e te
ndjerit të plakut xx. per ngushellime duke i ngushëlluar familjaret miqet e tij
dhe farefisin pra duke thene fjale te
mira dhe te urta per plakun e ndjerë e njihte qysh prej shume dekadash plakun
pra e mbante ne mend se i kishte dhenë premtimin plakut se do jetë bajraktar i
tij por ja qe kushtet e veshtira ne sherbim te misionit të tij ne Shqiperi pra
ishte renia e monizmit-enverian ne Shqiperi
e beri te pamunduren pjesmarrjes ne
percjelljen ne banesen e tij te fundit.
Shihet
shume kjartë se plaku ishte shumë i vetëdijshem dhe i vendosur nuk pranonte ti
thyente parimet e tija njerëzore dhe
urdherat e Zotit ne te cilen ne ditet e sotme keto dukuri janë shumë
shqetesuese dhe alarmuese jemi deshmitar se njerzit pa fije turpi lidhin kurorë
të shënjtë dhe pas pak kohësh vie deri tek ndarja e tyre.
Të punojmë se bashku ti eliminojme keto dukri negative rreth ndarjes se kurorave te shënjta.