| E hene, 10.12.2012, 08:57 PM |
A mund të
ketë shtet të konsoliduar me korrupsion në krye të ranglistës botërore?!
PA KONSOLIDIMIN JURIDIK DEMOKRATIK UNIK ZOR SE BËHET SHTETI
”Sindromi i korrupsionit, çështja “veri-jug”, dështimi në ekonomi dhe privatizim, bisedimet me Serbinë “të shtyra”nga Brukseli pa kushte bashkëpunim jo i sinqertë Kosovë-Shqipëri etj., janë të ligatë të cilat, duke penguar konsolidimin e shtetit juridike, politik, ekonomik dhe unik. Karrierizmi, pasurimi mbi kurrizin e qytetarisë dhe të ligatë tjera, janë shqetësime për sovranin, rininë, gjeneratat ardhshmërinë Kosovë-Shqipëri, kudo në arealin gjuhësor kombëtar në tërësi...
Shkruan: Qerim Pllana
Atdheu i
pa-bashkuar i teri pa integritet, unitet, pavarësi dhe pa kufij të caktuar,
vuan edhe nga sëmundje tjera, si çështjet (jug-veri), korrupsioni, dështimi me
privatizim, bisedimet të “shtyra dhe të nxitura” nga Brukseli, Londra, Berlini,
Parisi, Roma etj., pa asnjë kusht me Serbinë. Pa hyrë në NATO, gjysma tjetër e
pa përfshirë. Të ligatë tjera sovranit po i ndodhinë si pasojë e luftës për
pushtet, karrierizëm, pasurim mbi kurrizin e qytetarisë, ushtrisë së papunëve,
gjeneratave të ardhshme të Kosovës në veçanti, pse jo dhe kombit në përgjithësi.
Nëse nga
të gjitha këto elemente, vendi mund t`ia del. Çështja e veriut mund të jetë
njeri ndër problemet më serioz për Kosovën në veçanti dhe kombin shqiptarë në
përgjithësi. Sepse serbëve çfarëdo statusi t`u dhurohet, jashtë pakos së
Ahtissarit, edhe ashtu jashtëzakonisht në dëm të vendit. Pse të ketë ndryshime
ndaj serbëve, tjerë në Kosovë, kur
shqiptarët përherë do të ngacmohen, nxitën dhe
do të kenë konflikte permanente
fqinjësore si sot. Kjo prandaj, është pjesë e programeve famëkeqe të Naçertaniesë
për ndjekje, asimilim dhe depërtime të mëtejmë të shqiptarëve nga trojet
shekullore.
Kurse pranimi i bisedimeve të ashtuquajtura “teknike” me Serbinë, kanë kaluar në bisedime kryekëput politike. Të gjitha indikacionet flasin për ndonjë status të veçantë për këtë pjesë autoktone të vendit. Pa çka se të banuare me shumicë serbe. Kur dihet se Rasa, ishte qendër e mesjetës së hershme shqiptare, në krye më Stefan Nimanajn i famullisë të familjes të Nimanajve në Dukagjin. Një pasus i programit në dokumentin e akademisë serbe të shpalosur në vitin 1985/6, flet për përpjekjet mbi njerëzore të Serbisë, për të mbajtur Rrafshin e Kosovës, të pasur me xehe (Trepçën), ujin në (Gazivodë), Ujmanë, Rrafshin e Kosovës, të paktën deri në Lipjan-Ferizaj-Brezovicë-Gjilan të pasur me linjit. Pra pjesën e Kosovës nga e cila varët ardhmëria e vendit me ujëra, minerale, linjit, mbase pjesa jugore e pasur me gaz natyror, naftë, krom, boksit...
Kthimi i z. Ramush Haradinaj - Burgosja e z. Fatmir Limaj !
Skenar i
përgatitur mirë për vazhdimin e amullisë, ofendimin e LÇK-së, djemurisë!
Me
kthimin e z. R. Haradinaj, në mungesë të z. F. Lima në Kosovë mund të mos ketë
ndryshime a suksese të reja me cilësi, të cilat të jetë pozitive. Apo fare
lehtë diçka që popullin mund të zhgënjej deri në atë masë, për shkaqe të
varfërisë, problemeve të ngjeshura sociale, ngecjes së zhvillimit të ekonomisë,
papunësisë e cila fare lehta mund të gjendet rrugës së pakënaqësisë! Ndërsa
çështja e veriut mund të jetë pika më ndjeshme. Nëse atje ndodhë ndonjë
“shpërblim” jashtë Pakos së Ahtissarit! Gjë që populli edhe ashtu pakon në
fjalë, nuk e ka pranuar me dëshirën e tij. Sepse, atë e kanë tumir si një kredi
bianko, pa miratim të sovranit, kushdo dhe kudo
qofshin ata! A ishin tubimet e Vjenës vazhdim i Berlinit, Parisit,
Bukureshtit, Londrës, Rambujesë dhe Parisit, nën ndikimin e Bashkësisë
Ndërkombëtare?! Kjo tashmë shihet pa dylbi! Dëmet shihen të janë të
pariparueshme edhe pas 100-vjet të vazhdimit të historisë sonë te dhembshme...
Kosova ka
probleme tjera tepër të theksuara brenda përbrenda saj të njeshme. Si ato
sociale, papunësia, ngecja e zhvillimit ekonomik, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri,
në veçanti korrupsion i shfrenuar, gjyqësia, shëndetësia dhe arsimi i
korruptuar etj. Këto do të ishin brengat, telashet dhe problemet tjera majë
hierarkisë, të cilën nëse e z. Haradinaj e dëshiron, fare lehtë mund të
zhgënjehet. Mbase ai akoma dëshiron edhe më tej të sakrifikojë për Kosovën,
qytetarët e saj, majë qeverisjes të cilën siç shihet e dëshiron. Një tjetër
çështje është tejet me rëndësi. Sovranin në arealin gjuhësor, kombëtar shqiptar
e shqetëson dhe tej mase e preokupon. Pikërisht, shkaqet e mos unitetit në politikë, ekonomi,
Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, sidomos në pjesët e nënshtruara me politikë
përçarëse, pengesat në bashkëpunim shqiptaro-shqiptar në fushatë, tregti, ekonomi, arsim, diplomaci, unitetit
në tërësi...
E veçanta
e saj, është pengimi rreth afrimit real, konkret dhe shpirtëror, bashkimit
kombëtar. Befasitë në falsifikimin e historisë së vërtetë në tërë hapësirën
kombëtare, duke insistuar në barazimin e tradhtisë me patriotizëm, heroizmin
dhe sakrificën e heronjve, dëshmorëve, partizanëve, martirëve të bashkë-dyzuar
me tradhtinë! Përpjekja e falsifikimit të historisë, sikur gjithçka ka filluar
dje apo sot, po ashtu është tepër për t`u çudit! Vazhdimi i jetës me spiunë,
ish-bashkëpunëtor, agjitatorë sigurimesh të agresorëve përreth, lë përshtypjen
se asgjë s`ka ndryshuar nga dje sot. Rasti më i freskët i përgjimit, për të
cilin ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi me të drejtë thekson;
“Jemi të përgjuar tash e 13-vjet reshtë”! Do të shtoja, të ndjekur, përvëluar
dhe të sakrifikuar tash e 134, plotë 100-vjet..!
Së fundi
Kosova, gjithsesi me tërë hapësirën kombëtare shqiptare është akoma kah vuan
nga shumë sëmurje sindromi për shërim! Në veçanti nga pengesa e politikes
ndërkombëtare, me politika vendore, kundër bashkimit kombëtar, zhvillimit
harmonik, integritet dhe unitet të kombit të shpërndarë edhe pas plotë
100-vjet, së shpejti pesë vjet, dy shteteve gjysmake akoma pa integritet.
Shqipëria Londineze 100-vjeçare, së shpejti Kosovës Ahtisariane pesë vjet.
Kosova e porsaformuar si shtet, është kah vuan nga shumë dobësi, duke u nisur
nga korrupsioni gllabërues, politika e varësisë, luftës për pushte, pasurim dhe
karrierë të instaluar nëpër shekuj e dekada të robërisë, historisë së vërtetë!
Kombi, prandaj për një shtet të konsoliduar të bashkuar, është shumë kah vuan
me të liga, dobësi, vuajtje, përçarje, varfëri. Urdhëroni zotëri politikanë dhe
udhëheqës, shumëçka duhet ndryshuar për krijimin e shtetit të konsoliduar
juridik, demokratik unik dhe të bashkuar!..