| E hene, 10.12.2012, 08:00 PM |
1) “Respektoni fenë tuaj dhe të tjetrit,
edhe sikur të jini ateistë.
2) Patriotizmi është detyrë e jo të
përfitojmë prej tij.
3) “Kominizmi nuk është demokraci, po
tromokraci.... Komunizëm do të thotë këtë krevat që kam unë, ta marrësh ti.”
“Rrëmbeve
pronën, rrëmbeve kombin.”
“Kur t’i
marrësh fshatarit tokën, si mund ta quajë ai veten shqiptar?”
“Të më
shkatërroni Zagorinë, si do ta dua unë Shqipërinë?” (1943)”
“Unë, mor
bir, nuk munda dot, të mbroj të vërtetën. E vërteta është me ata që kanë
forcën. Kujtojnë ata se kanë të drejtë dhe shesin mend nga mendtë që s’kanë.”
“Lumturisht
në fushën e shkencës ku studioi kishte gjetur të vërtetën. Dhe kjo për një jetë
njeriu nuk është pak. Në kushtet e diktaturës, kur fjala e lirë qe burgosur,
kur u sulmua Zoti në qiell e krijohej ferri në tokë, zëri i Tij qe një së atje
ku nuk kishte më zë.!
(Shkëputur
nga libri publicistik i Etien Mihal Dilos me titull: “NJË BOTË QË LIND E NUK
LIND DOT (Një zë atje ku nuk kishte më zë)
Botim i parè, Vlorè – 2001