| E diele, 09.12.2012, 07:41 PM |
Azem
Galica dhe shteti i Arbërisë
(1889-1924)
Nga Gani Qarri
Me gjithë
shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike,pas sundimit shumëshekullor të
Perandorisë turke,liria e shqiptarëve u pengua prapë,por tani nga shtetet
hegjemoniste fqinje përmes zaptimit të shpejtë të pjesëve më të mëdha të
trojeve tona, nga ato.
Disa zona
u pushtuan para e disa edhe pas shpalljes së Pavarësisë, ndaj kjo detyroi
burrat e dalluar të kombit që edhe një herë të kapnin pushkët ende të pa
ftohura nga luftimet me Turqinë dhe të nisnin një luftë të re për çlirim,nga
pushtuesit e ri grek e sllavë.
Edhe pse
shqiptarët, çliruan me luftë atdheun e tyre, siç dihet, pjesa më e madhe e
tokave tona, u bënë menjëherë pre e pushtimeve të reja, hapësira më e madhe e
të cilave do të shkelej nga Serbia e cila që nga ajo kohë u kthye në okupatoren
më të madhe të trojeve tona etnike përfshi edhe Kosovën si vendburimin e
kryengritjeve dhe organizimeve më të fuqishme luftarake të kohës në hapësirat e
të gjithë etnikumit shqiptar.
Ndaj,pushtimi
i vendeve tona nga sllavët do ti detyronte shqiptarët që pa hezitim edhe një
herë të kapnin pushkët për lirin e tyre dhe nisnin përsëri luftën për çlirimin
e trojeve të okupuara nga sllavët, padrejtësisht.
Njëri nga
trimat më të njohur të kohës dhe luftëtarët më të mëdhenj të vendit,që do të
hynte si hero në historinë e qëndresës kombëtare shqiptare, padyshim ishte Azem
Bejtë Galica i cili edhe pse i ri do ti udhëhiqte luftimet e zhvilluara që në
pranverën e vitit 1913, në fshatin Mikushnicë,ku do të vritej vëllai i Shotë
Galicës, Dan Radisheva (Ramadani) dhe do të kapej rob edhe Azemi ,për tu
internuar në kampin e tmerrshëm të Runikut, të formuar nga Serbia për mundimin
dhe keqtrajtimin deri në vdekje të shqiptarëve.
Por,pas
shumë torturave mbytjeve dhe tmerreve që përjetonin të burgosurit shqiptar aty,
familjarët do të sulmonin kampin, për lirimin e bijve të tyre të cilët vdisnin
nën torturat çnjerëzore të pushtuesve serb. Ndaj ushtria dhe xhandarmëria serbe
në shenjë hakmarrje,do ti rreshtonte të gjithë të burgosurit shqiptar të këtij
kampi për ti pushkatuar, me ç`rast Azem Bejta, përmes plumbave të togës së
pushkatimit, i plagosur lehtë kishte mundur të arratisej.
Por,sipas
shënimeve të studiuesit Bedri Tahiri,në librin "Azem Bejtë Galica"pas
ikjes nga kampi,ai do të hetohej, plagosej dhe kapej prapë nga xhandarmëria serbe
në Malet e Drenicës.( Prof. Bedri Tahiri, libri " Azem Bejtë Galica"
1995 Shkëndija Prishtinë)
Pas
arrestimit, xhandarmëria serbe do ti merrte edhe dy vëllezërit e mëdhenj të tij
nga shtëpia, dhe në vitin 1913,nga frika e arratisjes së sërishme, që të tre do
ti dërgonte në Pozharevc në burgun me sigurinë më të lartë dhe më të rëndin e
kohës,në Serbi.
Pas dy
vjetësh vuajtje e torturimi, trupi i Azem Galicës dhe vëllezërve të tij ishin
regjur e kalitur sa që duronin çdo lloj dhembje e mundimi,por jo edhe poshtërimin
që u bëhej atyre nga Serbia. Ndaj më 1915,ata mezi kishin pritur pranverën e
atij viti, për të dëshmuar edhe njëherë zgjuarsinë e luftëtarëve kryengritës
dhe trimërinë e heroit kombëtar, si Azem Galica,i cili kishte arritur që në një
mbrëmje të asaj pranvere ti dorëzonte rojet serbe,ti hapte dyert e burgut të
Pozharevcit, dhe bashkë me vëllezërit, të armatosur me armët e grabitura nga
rojet e burgut,ti vrisnin edhe disa nga xhandarët serb që do tu viheshin atyre
në ndjekje,ani pse nuk gjendeshin në Kosovë,ata luftonin trimërisht edhe në mes
të Serbisë.
Pra,pas
arratisjes nga Burgu i Pozharevcit,dhe një udhëtimi të mundimshëm i cili do të
zgjaste për disa ditë e net me radhë,të ndjekur hap pas hapi nga flakët e
pushkëve dhe pritave e rrethimeve të pa ditura gjithandej tokave të panjohura
të Serbisë edhe pse shpesh herë ranë nën rrethime të hekurta atyre ditëve e
netëve të errëta e të vështira duke u përndjekur këmba-këmbës derisa arritën në
atdheun e tyre Kosovën e pushtuar dhe vendlindjen djegur.
Ata nga
një udhëtim i pabesueshëm, do të mbërrinin si engjëjt e bardhë të lirisë në
Drenicën e mjegulluar nga tymi e flaka e vënë në çdo anë nga pushtuesit
serb,duke kaluar një rrugëtim "mitologjik",për ditë e netë të gjata e
të errëta pa ujë e ushqim,pa mundur ti ndalonte askush nga banorët serb të
cilët i kishte thirr shteti në ndihmë as ndjekja e pa reshtur nga xhandar e
ushtar,për të kaluar faqebardhë qindra kilometra largësi ,fushave dhe maleve të
Serbisë.
Për herë
të parë,gjatë gjithë kohës sa do të zgjaste
pushtimi serb i trojeve tona, vetëm Azem Bejta me vëllezërit e
tij,mundën të arratiseshin nga burgjet e largëta në thellësi të Serbisë e të
arrinin gjallë dhe shëndosh e mirë në Kosovën e tyre të pushtuar,megjithëse
edhe aty nuk i priste asnjë parajsë me lule, por një luftë e rreptë për
mbijetesë dhe liri, jo vetëm për vete dhe familjen por për të gjithë
bashkëkombësit nën robëri.
Ndaj Azem
Bejta edhe pse i ri,ai do të pritej me shpresa të mëdha nga të gjithë
shqiptarët të cilët ëndërr kishin çlirimin e vendit dhe bashkimin me
Shqipërinë, për çka edhe do të luftonin me nderë e trimëri deri me rënien e
tyre në altarin e lirisë.
Ndaj,shumë
fshatra dhe vendbanime shqiptare do ti bashkoheshin kryengritjes me
vetorganizim, udhëheqës i të cilave,pas një kohe jo të gjatë do të emërohej
trimi Azem Bejtë Galica.
Ai qysh
në vitin 1912, do të konfrontohej me serbët si 23 vjeçar për të mos pushuar
asnjëherë deri në vdekjen e hershme të tij si hero, kur ishte vetëm në moshën
35 vjeçare,duke mbetur përherë një prijës i paepur dhe gjithmonë në konfrontim
të hapur me Serbinë, kundër së cilës nuk e ndaloi asnjëherë pushkën çlirimtare,
deri në çastet rënies së tij heroike në luftë për liri kombëtare,çlirimin e
trojeve të okupuara nga pushtuesi sllav dhe bashkimin e tyre me shtetin amë
Shqipërinë.
Azem
Bejta ishte dhe mbeti ndër luftëtarët më të mëdhenj dhe trimat më të dalluar që
pati vendi në ato vite të rënda kur populli ynë mezi mbijetonte nën okupim, i
cili me heroizmat e tij, jo vetëm se do të bëhej shembull për trimëri por do të
shndërrohej edhe në një burrështetas si dhe arkitekt të shtet-ndërtimit në
kohët më të vështira që përjetonin shqiptarët nën okupimin sllav.
Qysh në
moshën 31 vjeçare, Azemi si rrallë ndonjë luftëtar tjetër,do të hynte
ballëhapur dhe krenar në histori, duke arritur i pari të krijonte në zemrën e
Kosovës së pushtuar dhe Drenicën heroike,shtetin e tij të lirë,që atëbotë do të
pagëzohej me emrin e ndritur "Arbëria e Vogël",për tu njohur dhe
shënuar përjetë me germa të arta në historinë e kombit tonë, një pjesë e të
cilit,për fat të keq edhe sot vuan,ngase përkundër përpjekjeve të
pareshtura,ende mbetet i ndarë dhe nën pushtim.
Pra, Azem
Bejta, pas disa vitesh kryengritjeje,shumë betejave të zhvilluara dhe luftimeve
të vazhdueshme e të pa ndalura kundër ushtrisë dhe xhandarmërisë pushtuese
serbo-sllave,me vendosmërinë dhe heroizmin e treguar nga ai dhe luftëtarët
sypatrembur shqiptar,detyruan përfaqësuesit shtetëror e ushtarak të pushtuesit
serb që në qershor të vitit 1920, në emër të ashtuquajturave "zona të
lira" siç quheshin atëkohë oazat e çliruara në brendi të trojeve shqiptare
nën okupimin sllav,të pranonin krijimin e një "shteti të pavarur"
shqiptar në mes të Drenicës.
Ky ishte
shtet i parë i këtij lloj në rajon e më gjerë që atëbotë do ti epej një emër i
njohur i cili nga shqiptarët kujtohet edhe sot me nderim dhe ruhet përherë me
nostalgji, duke hyrë përgjithmonë në analet e historisë sonë kombëtare, si shteti i quajtur,"Arbëria e Vogël".
Përveç
Zonës Neutrale të Junikut e cila do të përfshinte Junikun me disa
vendbanime,shteti i sapokrijuar shqiptar në Drenicën heroike, me Komunën e
atëhershme të Prekazit historik, si qendër të tij,do të shtrihej edhe në 10
fshatra përreth, të cilat përbënin "tërësinë e përcaktuar
gjeografike" të tij dhe ishin brenda kufijve të territorit të njohur si
shtet.
Madje,shteti
i Arbërisë,kishte edhe forcat e armatosura të tij i cili për ushtri pati
luftëtarët e zgjedhur shqiptar,të çetës së Azem Galicës, trupat e të cilëve u
kthyen në mburojë të pakalueshme ndaj ndërhyrjeve të ushtrisë dhe xhandarmërisë
pushtuese sllave në territorin e lirë, edhe pse ajo ishte e rrethuar në të
gjitha anët nga forcat armike serbe,të cilat si hienat e uritura për gjak
njeriu,prisnin padurim- momentin e përshtatshëm për ta gllabëruar Shtetin e
Arbërisë.
Në kohën
sa zgjatën këto ngjarje historike, Azem Bejta do të formonte edhe një Qeveri të
pavarur vendore e cila do ti sundonte e administronte territoret e çliruara
sipas ligjeve dhe të drejtave shqiptare, duke ndaluar çfarëdo përzierje dhe
ndërhyrje të Serbisë nga jashtë, në shtetin e pavarur të Arbërisë.
Madje,megjithëse
luftimet në mes luftëtarëve të Azem Galicës dhe Serbisë si pushtuese e trojeve
tona shekullore, nuk do të pushonin asnjëherë edhe pas marrëveshjes për
krijimin e "Zonave të lira në Kosovë", shteti i vogël shqiptar i
Arbërisë, rezistoi fort dhe qëndroi trimërisht i lirë e i pa epur, duke mos u
dorëzuar asnjëherë,para asnjë sulmi sado të rëndë,beteje apo vështirësie
çfarëdo qoftë ajo, për 4 vite me radhë, që nga qershori i vitit 1920, e deri në
korrikun e vitit 1924, kur do të përmbyllej historia e tij.
Në atë
muaj, forca të shumta serbe të ardhur nga Shkupi dhe Serbia,me armatime të
rënda lufte dhe topa artilerie më modern të kohës,do të sulmonin befasisht
Arbërinë,me ç`rast do të plagosej rëndë dhe binte heroikisht edhe prijësi e
krijuesi i sajë heroik-Azem Bejtë Galica me shumë bashkëluftëtar në mbrojtje të
shtetit dhe lirisë së Arbërisë,duke u shuar kështu,pas 4 vitesh lufte e
qëndrese heroike për jetë a vdekje edhe "Arbëria e Vogël" si shtet.
Bashkëluftëtarët
e mbetur bashkë me Shote Galicën,trupin e pajetë të tij,do ta varrosnin në një
vend të panjohur për armikun, kurse luftën edhe për disa vite do ta udhëhiqte,
bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja e tij, Shote Galica e cila deri në vdekjen e
saj në moshë të re, nuk ju nda asnjëherë luftës, me bashkëluftëtarët e mbetur
të lirisë.
Por me gjithë rënien e tij dhe të shumicës së bashkëluftëtarëve të lirisë, lufta e nisur nga Azem Bejtë Galica,me gjithë rëniet dhe ngritjet e intensitetit, si dhe ndryshimet në formë dhe dimensionet e veprimit, ajo nuk do të ndalej kurrë nga shqiptarët, deri në çlirimin e përhershëm të Kosovës dhe arritjen e pavarësisë së saj nga pushtuesit serb.