| E diele, 09.12.2012, 07:31 PM |
Ramush
Haradinaj - legjendë e gjallë e Kosovës (1)
Nga Ismet Hasani
*Shpallja
e pafajsisë dhe kthimi i Ramush Haradinajt nga Haga solli një moment të ri në
raportet politike në Kosovë. Amullia që mbretëronte prej kohësh ku edhe pozita
edhe opozita silleshin sikur e kishin humbur rrugën në oborr, duke mos ditur se
si të dalin nga mjegulla, sepse as pushteti as opozita nuk i kishin numrat dhe
njëkohësisht ia kishin dronë zgjedhjeve të parakohshme, tani po e shohin
rrugëdaljen. Me Ramushin, dhe me mandatet e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, që
një kohë kanë qenë tejet asnjanëse, mjegulla e numrave ikën dhe llogaritja e
tyre nxjerr solucione decidive, qoftë në favor të zgjedhjeve të parakohshme,
qoftë për rikomponimin e koalicionit dhe të Qeverisë.
* Për të
qenë sa më i drejtë ndaj lexuesit, jam përpjekur që titullin e vënë ta ilustroj
me material faktesh të cilin e kam përshkruar përmes këtyre nëntitujve:
1.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
2. Ramush
Haradinaj shpallet i pafajsshëm
3. Deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, z.
Ramush Haradinaj kur dha dorëheqje për t'iu përgjigjur thirrjes se Tribunalit
të Hagës:
4. Lufta
me ”drejtësinë” dhe fitorja e tretë e R.H.
5. Pritja
e R.H. si një hero…
6. Nice -
prokuror i Tribunalit të Hagës: Rasti Haradinaj- turp për Tribunalin
7. Lirimi
i R.Haradinjat e zemron Serbinë...
8. Rusi:
Lirimi i Haradinajt paraqet drejtësi selektive/përzgjedhur
9. Nice:
Karla del Ponte e ngarkuar me shumë gabime....
11. Pesha
e Ramushit
12. Dy
standarde të pritjes se Ramushit
13.
Bisedime për kryeministër
14.
Ramushi takoi Ambas. Jacobson
15.
Ramushi bëri homazhe të varri i dr.I.Rugovës
16. R. H.
te Kompleksi memorial në Prekaz dhe piu kafe në Odën e Rifat Jasharit:e-m,2.12.
17.
Ramushi ka ndryshuar plotësisht...
18.
Ramushi: Jasharajt janë themeli i lirisë
19.
Ramushi i gatshëm të bashkëpunoj me Thaqin
20.
Poezi- kangë kushtuar kthimit Triumfal të gjeneralit
21.
Ramushi - komandant i UÇK-së
22. Kush
është Ramush Haradinaj?
23. R.H.
- nga ushtar në politikan...
24. R.H.
kundërshton bisedimet me Beogradin (2009)
25. R.H.
- Qytetar nderi në Gjirokastër
26. Ramushi
kthehet dhe kerkon kualitet qeverisës
27.
Qytetarët përshëndesin Vendimin e Hagës
28. Karla
del Ponte për Ramushin...
29.
Kosova dhe Shqipëria kërkojnë hetime ndaj Karla del Pontës
30.
Shtypi gjerman për lirimin e Haradinajt(e-mail:3.12)
31.
Deputetët shqiptarë .në Maqedoni përshëndesin lirimin e R.H.
32.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin më entuziazëm R.H.
33. Krejt
politika shqiptare i gëzohet lirimit të Ramush H.
34. Thaqi
president , Ramushi Kryeministër i Kosovës
35. R.
Haradinaj i ka dy opsione...
36. Kosova pas Ramushit: Raporti
nr.163_kosovo_after_haradinaj_albanian
Prandaj, lexuesë të respektuar, keni durimin dhe përcjellni me kujdes titujt dhe nëntitujt e paralajmëruar!
1.
DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSI E MOHUAR
Një nga
tragjeditë e mëdha të jetës, që të bën të dëshpërohesh është edhe ajo
dhëmbshuria e përzemërt e "miqve të vjetër", që s'kanë qenë kurrë
miq.
Edhe
sikur të ishin ndarë midis njerëzve të gjitha pasuritë, sikur të iu kishin
njohur të gjitha të fshehtat e shkencës dhe jetës, megjithatë do të ishin të
mjerë dhe fatkëqinj pa drejtësinë, sepse vetëm drejtësia është mirëbërëse, e
durueshme, armike e së keqës, e besueshme, e pamposhtur dhe e patundshme.
Né u
shërbejmë brezavet të ardhshëm, por s'duhet
të harrojmë edhe veten ,se jeta jetohet vetëm një herë.
Është
krim i vërtetë të ndiqet e të burgoset njeriu pse çfaq mendimet e tija për
problemet e ndryshme politike.
Drejtësia
e vonuar është sikurse ilaqet e vonuara.
O
drejtësi! Sa padrejtësi bëhen në emrin tënd!
E drejta nuk
ishte në anën e atyre që na mposhtën me tanke; sot ata vetë janë detyruar të
rishikojnë qëndrimin e tyre, duke hedhur sytë nga reformat dhe liberalizmi.
Historia
nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika,
përkundrazi, atje ku ka liri, ai vjen në mënyrë të pashmangshme.
Idetë e
padrejta luftohen me anën e ideve të drejta dhe jo me burgje dhe me terror.
Kur dhuna
dhe padrejtësia ngrihen në sistemin shtetëror, vendi i njerëzve të ndershëm
është në burg.
Në
demokraci shteti dhe qytetari barazohen, janë një dhe kanë një fat, kurse në
diktaturë shteti është një vegël e pushtetarëve politikë dhe armik i popullit.
Diktatura
duhet luftura që në shenjat e para, se pastaj është e vështirë të mos biesh,
kur të gjitha vlerat janë shembur, kur
poshtërsia quhet virtyt, kur tradhtia ngihet në ligj, ndërsa nderi dhe
dinjiteti nëpërkëmbet dhe merret si shkelje e detyrës.
Kur njoha
botën më mirë, dhe më erdhi mbarë të hedh një shikim më të qetë të
shpifësit/hipokritët e mi, atë kohë kur pashë se me ç'skotë kisha të bëja,
thashë o Zot, ngrita ballin dhe një krenari më mbuloi në zemër, atëherë pashë
veten të madh, përballë rrumaducëve që më vinin rrotull, pashë sa meskinë ishin
idetë e tyre.
Një botë
frike, tradhëtie e torture, një botë kurthngritjesh dhe zëniesh në kurth, një
botë që, me kalimin e kohës teksa përsoset, do të bëhet jo më pak, por më shumë
e pamëshirshme.
Historia
ndëshkon pa mëshirë njeriun që s'e kupton atë, por e lartëson, e bën yll, në
arriftë ta kuptojë e të ecë sipas diktatit të saj.
*
Historia
e gjykimit kunder Haradinajt
Pas vetem
100 ditesh ne zyre si kryeminister i Kosoves, Haradinaj dha doreheqje nga ky
post ne 2005, iu dorezua Tribunalit Nderkombetar per Krime Lufte ne
ish-Jugosllavi, shpenzoi dy vite ne qendren e paraburgimit ne Hage, dhe nje vit
tjeter ne arrest shtepiak ne Prishtine para se Tribunali ta lironte me 3 prill
2008 nga te gjitha akuzat per involvim ne sjellje te paligjshme perderisa ai
ishte komandant ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves.
Pas
lëngimit në burg prej më se dy vitesh pa e ditur gjatësinë dhe rezultatin e
gjykimit të tij, Ramush Haradinaj do të lirohet së shpejti përkohësisht nga
burgu i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Dhoma e
Apelit e mori këtë vendim pasi prokuroria i dha fund rastit të saj në gjykimin
e pjesshëm të Haradinajt dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz
Balaj, dhe pasi Dhoma mbajti një dëgjim të statusit me 2 Maj. Në këtë dëgjim
për statusin, gjykatësit gjithashtu vendosën të dëgjonin argumentet përmbyllëse
nga Mbrojtja me 25 e 26 qershor, para së cilës Haradinaj do të kthehet prapë në
gjykatë.
*
Ramush
Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës dhe komandant i respektuar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, u lirua nga të gjithat akuzat për krime lufte para
Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavine në Hagë në vitin
2008. Në një kthesë të paparë, Haradinaj u arrestua përsëri në korrik të 2010-së,
pasi Gjykata e Apelit e bindi Tribunalin se një gjykim i pjesshëm ishte i duhur
– kinse Prokuroria nuk kishte kohë të mjaftueshme të bindte dy dëshmitarë
vendimtarë që të dëshmojnë. Kjo e bëri Haradinajn të akuzuarin a parë ndaj të
cilit u rrëzua vendimi për lirimin nga të gjitha akuzat qysh kur Tribunali u
themelua në 1993.
Në
dhjetor të vitit 2010, Haradinajt iu mohua lirimi i përkohshëm nga gjykatësit e
Apelit të Tribunalit që te ishte me gruan e tij, Anita Muçaj, kur ajo lindi
djalin e tyre të tretë në Janar të vitit 2011. (Çuditshëm, Gjykatësi kryesor
Patrick Robinson, i cili pjesërisht nuk ishte pajtuar me regjykimin, argumentoi
se Haradinaj mund të shfrytëzonte lirimin e tij për ti kërcënuar dëshmitarët.)
Gjykimi i pjesërishëm i Haradinajt filloi me 18 gusht, 2011. Gjykimi u ndërpre
pak pasi filloi dhe vazhdoi me 13 shkurt, 2012 – vetëm për tu ndaluar sërish
kur njëri prej dëshmitarëve kryesorë të Prokurorisë, një dëshmitar i mbrojtur,
nuk u paraqit në gjykatë.
Edhe pse
vendimi per ti liruar me kusht perkohesisht Haradinajn eshte per tu
pershendetur, megjithate une besoj se është koha që ta vizitojmë rastin e
Haradinajt para Tribunalit – të pyesim pse rasti u rihap, dhe pse ka një
zgjatje të paarsyeshme të zhvillimit të gjykimit. Kjo e fundit është shkelje e
Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut të kërkesave për shqyrtimin a
rasteve gjatë një kohe të arsyeshme. Për ti shqyrtuar këto çështje, është e
nevojshme që ti shikojmë historinë e këtij rasti.
*
Pas vetem
100 ditesh ne zyre si kryeminister i Kosoves, Haradinaj dha doreheqje nga ky
post ne 2005, iu dorezua Tribunalit Nderkombetar per Krime Lufte ne
ish-Jugosllavi, shpenzoi dy vite ne qendren e paraburgimit ne Hage, dhe nje vit
tjeter ne arrest shtepiak ne Prishtine para se Tribunali ta lironte me 3 prill
2008 nga te gjitha akuzat per involvim ne sjellje te paligjshme perderisa ai
ishte komandant ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves.
Dhoma e
Gjykates vendosi se nuk kishte prova te mjaftueshme per existencen e nje
"nderrmarrje kriminale te perbashket," dhe shfajesoi Haradinajn, Lahi
Brahimaj, dhe Idriz Balaj, nga cdo pergjegjesi kriminale nga nje organizim I
tille. Brahimaj u gjet if fajshem per akuzen e torures dhe u denua me gjashte
vjet burg.
Sapo u
kthye Haradinaj ne Kosove ne 2008, Prokuroria apeloi vendimin duke insistuar se
ai ishte liruar per shkak se "keqmenaxhimi" i Tribunalit e kishte
ndaluar Prokurorine nga marrja e provave nga dy deshmitare kryesore –
deshmitare qe deklaruan se ishin kercenuar dhe kishin frike te deshmonin.
Gjykata e Apelit u pergjegj duke i mbajtur 31 akuzat e lirimit. Mirepo, ne
mbeshtetje te apelit te Prokurorise, urdheroi rigjykim te 6 akuzave per vrasje,
trajtim mizor, dhe torture ne nje qender te supozuar paraburgimi te UCK-se ne
Jablanice ne pranvere dhe vere te 1998. Gjithashtu Gjykata e Apelit u pajtua qe
gjykatesit nuk i kishin dhene Prokurorise kohe te mjaftueshme qe te siguronte
deshmine e Shefqet Kabashit dhe deshmitarit te mbrojtur i njohur si
"Deshmitari X." Dhoma e Apelit e beri kete edhe pse Haradinaj ishte
liruar nga te gjitha akuzat ne gjykimin e tij te mehershem e edhe pse nuk
kishte kurrefare prove se ai kishte nderhyre te ndonje deshmitare. Dy vite me
vone, Haradinaj nuk kishte zgjidhje tjeter pose te kthehej te qendra e
paraburgimit te Tribunalit.
Per
mendimin tim, gjykimi i vazhdueshem i Ramush Haradinajt pasi gjykimi i tij i
mehershem ne Hage konkludoi se nuk kishte prova qe e lidhnin ate me ndonje krim
apo viktime, eshte problematik nga nje perspektive legale dhe morale. Se pari,
nuk kishte arsye se pse ai te mbahej ne paraburgim kur ai ka nje histori te
pegjigjjes ndaj kerkesave te Tribunalit dhe nuk ka rrezik qe ai te arratiset.
Se dyti, problemet legale dhe strukturale ne kete rast jane dokumentuar mire
nga experti i se drejtes nderkombetare Roland Gjoni ne artikullin e tij:
"Tribunali: favorizimi i prokurise ndaj drejtesise?" (Open Democracy,
9 gusht, 2011). Gjoni spjegon se gjykimi i pjesshem i Haradinajt ishte ikje jo
vetem prej "parimeve themelore te se drejtes nderkombetare," por edhe
ne kundershtim me vendimet e mehershme te bera nga gjykata ne rastet Dusko Taci
(1993) dhe Naser Oric (2009). (Ne te dyra rastet, Tribunalit ndaloi rigjykimin
e nje te akuzuari qe eshte shpallur i pafajshem.) Gjoni konkludoi se rrezimi i
vendimit per lirimin nga akuzat ne rastin e Haradinajt eshte baraz me
"gjykim te dyfishte" – nje sinjal se "Tribunali mund te jete
duke i lakuar parimet themelore ligjore ne favor te prokurorise."
Presidenti
Robinson beri nje veshtrim te ngjashem ne mospajtimin e tij te pjesshem ne
vendimin e Dhomes se Apelit per ta rigjykuar Haradinajn (Maj 31, 2011,
fq.16-17, paragrafi 3): " Ne pajtim me parimin e non bis in idem, nje
person qe eshte gjykuar nga gjykata nuk duhet te vendoset ne rrezik te
konsiderimi si i fajshem per nje akuze per te cilen eshte liruar, apo te
trajtohet si i fajshem ne ndonje forme." Per me teper, "doktrina e
res judicata kerkon qe çeshtjet per te cilat edhe dhene gjykimi duhet te
pranohen si te verteta… dhe nuk munt te rigjykohen nga te njejtat pale ne nje
gjykim te mevonshem."
Robinsoni
konkludoi se Dhoma e Apelit dhunoi rregullen e saj te veten se "nuk do te
rrezonte lehte vendimet bazuar ne diskrecionin e Dhomes se Gjykimit."
Dhoma e
Apelit Gaboi kur thirri nje rigjykim te pjesshem
Gjykatesit
e Apelit vendosen qe rigjykimi i pjesshem ishte i nevojshem pasi qe Prokuroria
i bindi ata se Shefket Kabashi dhe "Deshmitari X" ishin kercenuar
gjate gjykimit fillestar – deshmitare qe e kishin kundershtuar UCK-ne gjate
luftes. Mirepo atehere Dhoma shkoi nje hap me tej ne favor te Prokurorise kur u
pajtua te lejonte deshmitare te ri – jo vetem te dy deshmitaret nga gjykimi i
pare – qe te deshmojne dhe gjithashtu pere te lejuar akuzat qe te qendrojne ne
gjykim qe nuk kishin kurrfare lidhje me gjashte akuzat. Ne qofte se per asnje
arsye tjeter pervec kesaj, racionalja per rigjykimin e Haradinajt meriton
shqyrtim me te detajuar. Siç ka argumentuar Roland Gjoni, Tribunali nuk duhej
t’ia jipte Prokurorise "nje mundesi te pafund per te permiresuar nje rast
te dobet dhe per ta rigjykuar nje person qe tashme eshte liruar nga te gjitha
akuzat." Duke bere nje gje te tille, kjo "ka vendosur nje hije te
madhe permbi aftesisee e tribunalit per dhene drejtesi."
Ne fillim
te rigjykimit te pjesshem ne gusht te 2011, Prokurori Paul Rogers deklaroi se
UCK-ja ishte "force legjitime" kur luftoi per pavaresine e Kosoves
nga Serbia ne 1998 dhe 1999, por se kishte perdorur "mjete ilegale"
kunder kundershtareve serb, rome, dhe shqiptar." Per ta mbeshtetur kete
deklarate, ai solli Shefqet Kabashin, qe dyshohet te kete qene roje burgu ne
kampin e Jablanices. Mirepo, ne nje goditje per Prokurorine, Kabashi, deshmia e
te cilit duhej te ishte ne qender te gjykimi, refuzoi vazhdimisht te deshmonte,
sikurse kishte bere ne dy raste gjate gjykimit te pare. Kabashi gjithashtu
kontradiktoi deklaraten e tij te mehershme ndaj investiguesve te Tribunalit. Ai
mohoi se ka existuar kampi i Jablanice: "Nuk ka pasur burg ne
Jablanice," tha ai. "Une mund te betohem per kete." Kabashi u
deklarua i fajshem per kundershtim te gjykates dhe u denua ne 16 shtator 2011
me dy muaj burg.
Sic
kishte argumentuar mbrojtja ne "Permbledhjen e Para-Gjykimit ne Emer te
Ramush Haradinajt" (paragrafi 27) ne korrik 2011, Prokuroria nuk mund te
thoshte se Jablanica ishte baze e UÇK-se, sepse ishte pushtuar te pakten tri
here nga forcat serbe gjate periudhes operative te padise. Edhe pse kishte
konflikt te armatosur mes serbeve dhe shqiptareve gjate periudhes ne lidhje me
gjashte aktakuzat, "Nuk kishte ndonje hakmarrje te orkestruar nga UÇK-ja
kunder popullates civile serbe apo kunder civileve te ndonje grupi tjeter
etnik." Per me teper, as Dhomat e Gjykates te Tribunalit e as Prokuroria
nuk kishin sugjeruar se ndonje fushate e tille egzistonte ne ndonjeren prej
rasteve te merparshme ne lidhje me Kosoven ne cilen komandantet serbe ishin
gjykuar (paragrafet 29 dhe 30).
Mbrojtja
me tej tha ne permbledhjen e saj para gjykimit se nuk kishte prova te besueshme
se Haradinaj kishte marr pjese ne keqtrajtim apo se dinte per nje gje te tille
(paragrafi 41), dhe se UÇK-ja ne rajonin e Dukagjinit ishte "organizate e
re dhe e papervoje" qe punonte per te organizuar mbrojtje si pergjigje
ndaj sulmeve serbe (paragrafi 43). Prandaj, nuk kishte prova te nje
"nderrmarrje te perbashket kriminale," dhe ata thane se kishin shume
dyshim se ndonje evidence e re do te shfaqej ne rigjykim qe do te jepte baza
adekuate te mjaftueshme per rrezimin e vendimit ne gjykimin e pare.
Ne
nderkohe, akuzat se Shefqet Kabashi dhe deshmitari i mbrojtur ishin kercenuar
nuk u konfirmuan kurre. Sic i tha avokati kryesues i Haradinajt, Ben Emmerson,
Rachel Irwin te Raportimi i Institutit per Lufte dhe Paqe me 19 gusht, 2011,
"Pervec disa thashethemeve, nuk ka sugjerime se z. Haradinaj kishte qene
ndonjehere pergjegjes per kercenimin e deshmitareve, ne menyre direkte ose
joindirekte." Emmersoni shtoi se ne rastin e Deshmitari X, nese ai vendos
te deshmoje ne rigjykimin e pjesshem, ai "do te ekspozohet si genjeshtar
dhe nje qe ka genjyer nen betim." Por ne nje goditje tjeter ndaj rastit te
Prokurorise kunder Haradinajt, deshmitari X, deshmia e te cilit duhej te ishte
arsyetimi per rigjykimin e pjesshem, nuk u paraqit ne gjykate ne shkurt 2012.
Kjo rezultoi ne ndaljen e gjykimin deri nje njoftim tjeter nga gjykata.
Nuk eshte
e cuditshme qe rigjykimi i Ramush Haradinajt ka bere qe shume shqiptare, te mos
permendim disa edhe disa eksperte ligjore dhe te drejtave te njeriut ne gjithe
boten, qe te humbin besim ne Tribunalin. Besohet gjeresisht ne Kosove se
rigjykimi perben pozicionim politik te perendimit ndaj Serbise. Ky eshte nje
problem qe duhet te shqyrtohet, mirepo jo vecmas nga pranimi se Ramush
Haradinaj kurre nuk do te arrestohej serish, te burgosej serish, pa lejen e
heshtur te te gjithe aktereve te Kosoves se pasluftes, duke perfshire ketu edhe
qeverine e Kosoves nen Hashim Thacin.
Beogradi
ka qene i suksesshem ne largimin e Tribunalit nga misioni i saj fillestar
Robert
Churcher, specialist i pasluftes qe deshmoi ne gjykimin e komandantit te UCK-se
ne Hage, kembenguli qe "zyrtaret serbe kane qene duke i dhene Prokurorise
prova te rrejshme qysh ne fillim," dhe se ai e nençmon faktin se gjykata
ka qene e gatshme ta pranonte ate. "Si nje gjest pacifues ndaj
Beogradit," tha ai, "Prokuroria po perpiqet qe ta rigjykoje rastin
Haradinaj prej fillimit." Deri ne nje mase, Tribunali ka qene bashkefajtor
per shkak te fushates se suksesshme te Serbise kunder UÇK-se qe nga perfundimi
i luftes se Kosoves ne qershor 1999.
Perderisa
themelimi i Tribunalit Nderkombetar per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi ishte nje
hap i rendesishem ne verjen para drejtesise te atyre qe jane te pergjegjshem
per krime kunder njerezimit dhe gjenocid ne Ballkan, fatkeqesisht ne
bashkepunim me elemente pro serbe ne Bashkimin Evropian, Beogradi ka qene i suksesshem
ne largimin e Tribunalit nga misioni i saj fillestar i adresimit te krimeve te
bera ne ish-Jugosllavi.
Ne kete
proces, ka kontribuar ne krijimin e nje barazimi falls mes beresve te krimeve
dhe viktimave ne lufterat e Ballkanit ne vite e 1990-ta.
Per te
permbushur nevojen per tu pare si etnikisht i balancuar, Tribunali i ka hedhur
te gjitha palet ne lufterat e Ballkanit si te pergjegjshem te barabarte, edhe
pse Serbia i filloi te gjitha lufterat dhe forcat ushtarake dhe para-ushtarake
te Milosheviçit ishin pergjegjese per 90 perqind te krimeve te bera. Qe te jemi
te sigurte, incidence sporadike te tmerrshme ndodhen edhe ne anen kosovare, por
asgje qe e ben moralisht te barabarte UÇK-ne me Serbine.
Sic ka
thene nepunesi i mehershem ligjor i Tribunalit dhe drejtori i projekteve te
organizates jofitimprurese "Jo paqe pa drejtesi" Niccolo
Figa-Talmanca para hapjes se gjykimit te pare te Haradinajt, "Ne jemi duke
e para perpjekjen e kequdhehequr te Tribunalit qe te ndjek penalisht te gjitha
grupet – serbet, kroatet, boshnjaket, dhe kosovaret – ne menyre te barabarte,
pa marre parasysh shkallen e krimeve te bera," dhe rezultati eshte
"nje perpjekje per te rishkruar historine dhe per te mohuar masen e
vertete te pergjegjesise per tmerret te lufterave te Ballkanit."
Nese
qellimi eshte te arrihet paqe te qendrueshme ne Evropen Juglindore atehere
komuniteti nderkombetar nuk duhet te jete pjese e krijimit te nje versioni
revizionist ku viktimat e terrorit te Millosheviçit rivendosen si beres te
krimeve. Nuk ka kurrefare dyshimi se ata qe kane bere krime duhet te mbahen
pergjegjes. Mirepo duke i sjellur te akuzuare te UÇK-se si Ramush Haradinaj ne
Tribunal, komunitetit nderkombetar ka ndihmuar ne krijimin e nje versioni
revizionist te historise, kur viktimat e fushates se Millosheviçit kunder
shqiptareve rivendosen si beres te krimeve. Rigjykimi i Haradinajt pasi ai u
lirua nga te gjitha akuzat e ve barren per prova ne anen e gjykates per ta
mohuar kete.
Me
Kosoven qe ska ende sovranitet si shtet, besoj se Tribunali i Hages, nen
presion per tu dukur si politikisht i balancuar, dhe ne nje perpjekje per ta
bindur Serbine qe te dorezoje komandatet serbe te Bosnjes Ratko Mladic dhe
Radovan Karadzic, gje qe e ka bere, besonte se duhej ta burgoste serish Ramush
Haradinajn. Mirepo duke e bere nje gje te tille, e ka braktisur misionin
historike te saj per ti sjellur drejtesi viktimave te lufterave ballkanike.
Qeveria e ShBA-ve, tani ne nje fushate te fundit per te zgjidhur konfliktin mes
Beogradit dhe Prishtines, dhe per ta lene Ballkanin ne duart e BE-se, e ka
mbeshtetur de facto kete pozicion. Mirepo, konflikti shqiptaro-serb nuk mund te
zgjidhet ne kete menyre.
Siç
shkroi Ramush Haradinaj me 1 dhjetor, 2001, ne artikull ne The Wall Street
Journal Europe, pak para se te zgjidhej kryeminister nga Parlamenti i Kosoves:
"Jam
i lumtur per pjesen qe kam luajtur ne mbrojtjen e popullit tim nga Slobodan
Milloshevici dhe kriminelet e tij, dhe jam i gatshem qe te mbroje veprat e mija
kunder kritikave dhe shpifjeve.
Prandaj
une e mirepres shqyrtimin e veprave te mija gjate luftes nga Tribunali
Nderkombetare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi…dhe besoj se e verteta dhe
drejtesia do te fitojne. Megjithate, çdo perpjekje – nga Tribunali me motivet
me te mira, apo nga te tjeret me me te keqijat – qe moralisht ta barazojne
terrorin e sponsorizuar nga shteti i Milosheviçit me veprat e Ushtrise
Çlirimtare te Kosoves ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves vetem se do ta beje
detyrat qe jane para Kosoves dhe me te veshtira.
Se tani
nevoja eshte qe shikojme para e jo prapa, qe te krijojme nje shtet
gjitheperfshires, demokratik, e te pavarur, nje shtet qe respekton te gjithe te
drejtat e qytetareve dhe
qe eshte i drejt dhe tolerant!” – përfundon Haradinaj.
Vijon
Në
vazhdim do të lexoni:
• Deklaratë e Kryeministrit të Kosovës,
z. Ramush Haradinaj kur dha dorëheqje për t'iu përgjigjur thirrjes se
Tribunalit të Hagës:
• Lufta me ”drejtësinë” dhe fitorja e
tretë e Ramush Haradinajt
(i.h.)