| E shtune, 08.12.2012, 11:47 AM |
Sipozium në Vjenë nga
Akademia Austriake për Paqe
Kontributi i Austrisë në themelimin e shtetit Shqiptar
Nga Ramiz
Selimi
-Mag. Günther Rosenitz, Ambasadori i R. Kosoves Dr.Sabri Kiqmari, Zonja Minarolli, Princi Dr. Eduard Karl Habsburg, Ambasadori i R. Shqiperise Dr. Vili Minarolli, Keshilltari Z. Egin Ceka
Me rastin
e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në ambientet e Akademisë Diplomatike të Vjenës u mbajt simpozium me
temën, „100 vjet shteti Shqiptar”. Synimi ishte që të prezantohej Shqipëria dhe
shqiptarët, përfshi këtu edhe komunitetin tonë në Austri.
Simpoziumi
kushtuar Shqipërisë përpos historisë tonë dhe sakrificave, përfshinte edhe
histori shqiptaro-austriake të njohur, si ajo për Habsburgët, Ministrin e
jashtëm Berthold e deri të ndihma ushtarake e oficerit z. Hermann von Kirchner,
që në ushtrinë e mbretit Zog në mënyrë aktive nga viti 1928-1939 ndihmoi
ushtrinë në organizim,
-Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Dr. Vili Minarolli dhe Mag. Günther Rosenitz
Kryetari
i kësaj organizate Ing. MMag. Günther Rosenitz, përshëndeti mysafirët dhe bëri
hapjen e këtij simpoziumi duke i dhënë fjalën Ambasadorit të Republikës së
Shqipërisë në Vjenë Dr. Vili Minarollit.
Ai në
fjalën e tij tha se, është një nder i madh për të që ishte prezent , në ketë
vit të veçantë, 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.”Zonja dhe
zotërinj e përgëzojë dhe urojë
organizatorin për organizimin dhe ju uroj me një kënaqësi të madhe mirëseardhje
të gjithë juve. Shqipëria është i vetmi
vend në Evropë që pati vuajtje, sakrifica e robëri të pandërprerë, prandaj të
arriturat janë të larta dhe duhet respektuar shumë. Jemi krenar për sakrificat
e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë që e bënë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur.
Falënderojmë edhe miqtë Austriak që na
ndihmuan në themelimin dhe ndërtimin e shtetit tonë”.
-Princi Dr. Eduard Karl Habsburg dhe Mag Günther Rosenitz
Mbretëria Austro-Hungareze, e dëshironte Shqipërinë natyrale që në themelim
Referatin
kushtuar historisë 100 vjeçare e kishte përgatitur këshilltari i Ambasadorit në
Vjenë zoti Egin Ceka, i cili ndër tjera tha se:” Në Vlorë me
28 Nëntor 1912, delegatë nga të gjitha pjesët e banuara të shqiptarëve
në Ballkan u mblodhën së bashku në një
Kongres Kombëtar. Këta Delegat pas humbjes së Perandorisë Osmane në luftën e
parë ballkanike kundër Serbëve, Bullgarëve, Grekëve dhe Malazezëve e shpallën
pavarësinë e vendit nga një Perandori që ishte në rënie , për të cilën ishte
dëgjuar për më shumë se 400 vjet, dhe në të njëjtën kohë formoi një qeveri
provizore. Fuqitë e mëdha evropiane ranë dakord për pavarësinë e Shqipërisë si
një principatë”.
-Ambasadori i Republikes së Kosoves Dr. Sabri Kiqmari, Princi Dr, Eduard Karl Habsburg, Ramiz Selimi
Pastaj
tha ai se, Monarkia Austro-Hungareze ishte kategorikisht që në shtetin e ri të
përfshihen të gjitha pjesët e banuara me shqiptarë, por kundër kësaj ishte
-Miftar Kastrati me Dr. Eduard Karl Habsburg
Shqipëria e tërë do të integrohet në BE
Për
kontributin e Austrisë në themelimin e shtetit Shqiptarë dhe zhvillimet e
mëvonshme të vendit një prezantim “Power Point” e kishte përgatitur zoti Mag.
Günther Rosenitz. Ai në prezantimin e tij ofroi numra të popullit shqiptarë nga
statistikat, për shtrirjen e tyre në të gjitha pjesët e botës, ofroi harta dhe
fotografi të kohës duke u koncentruar kryesisht në fakte të mbledhura nga miqtë
austriak. Tregoi për miqësinë e vazhdueshme mes dy popujve, duke treguar se
dikur kufiri i ndante këto dy vende, tani kufiri është larguar, por miqësia ka
mbetur dhe
Ndërsa përfaqësuesi i familjes mbretërore Princi Dr. Eduard Karl von Habsburg-Lotheringen, tha se këto lloji simpoziume janë tepër të mirëseardhura, për të përkujtuar dashurit e dikurshme mes popujve tonë, që ekzistojnë nga lidhja e Prizrenit e ndoshta edhe më herët. Të ju them të drejtën tha ai, nuk e kisha shfletuar këtë histori aq shumë dhe nuk e dija që familja ime kishte dhënë një kontribut kaq të madh në themelimin dhe ngritjen e shtetit tuaj. Por tani, ndihem shumë krenar edhe me familjen time që dha kontributin e saj në themelimin e shtetit shqiptar, duke penguar zhdukjen e këtij populli të vyeshëm dhe bujar.
Interesimi
ishte i madh edhe nga miqtë Austriak, që bënin pyetje për integrime evropiane e
deri të gjendja e luftës me Greqinë. Në fund organizatori shtroi një koktej
rasti për mysafirët.