| E premte, 07.12.2012, 05:38 PM |
MREKULLIA
KOSOVE
(MBRESA UDHETIMI)
Nga Bardhyl & Eduard M. Dilo
Me
emocion pa fud u nisa drejt Atdheut. Kohë të gjatë, vite të tërë pa shkuar.
Kisha një jetë.
Në
Aeroprtin "Nënë Tereza" emocine pa fund përjetova. Lotët nuk i
permbajta në ato momente. Oficeri, duke
parë emocionet e padurimit për të dalë nga dogana, gjithë mirësjëllje ,
buzëqeshje dhe edukatë më uron mirseardhjen.
Kaluam
doganën, nga larg dalluam tanët, ata që
kishin dalë të na prisnin... U përqafuam gjithë mall ..., ah cfarë do te thotë
mall mergimtari!
Ne
mjediset e aeroportit tepër komod, të pastër e modern, shikojmë jashtë në sfond
përmëndoren e Nënës Terezë, e cila ashtu qetë e thjesht sic ishte ne te vërtet
lutej në heshtje për mbarë kombin, mbarë njerëzimin, lutej për vizitorët e
ardhur në Shqipëri..
Kudo
ndryshime, ndërtime te bukura e plot jetë, kudo rregullime, bukuri kudo... Tirana jonë krejt ndryshe, e bukur, e mirë,
e pastër, moderne... Ndryshime të pa
besueshme! Edhe në Durrës, Kavajë,
Lushnjë, ..., kudo vetëm ndryshime, ndërtime, ndërtime, kudo punohej...
Me emrat
e lokaleve që shifje buzë rrugës ne Durrës të dukej se ndodheshe ne Kosovë.
Mbritëm ne Fier, qytet ku kam jetuar disa vite...nuk orjentohesha dot nga
ndërtimet e shumta gjigande, te
bukura. Rrugët plot makina e këmbësorë,
..., disi calonte aty vetem infrastruktura brënda në qytet.
Tregu
bollëk, prodhime fshati speciale; të freskëta, të pastërta, të mira.
Rruga për
Vlorë, një pjesë si dikur, pjesa tjetër autostradë moderne; e se mos ish vetëm
kjo e tillë, edhe nga Levani deri afër Memaliajt një mrekulli po e tillë.
Vlora
sikur ish në festë; parapërgatitje kudo për festën jubilare të 100-t vjetorit
të Pamvarsisë. Nje takim shume
mbreselenes ne Tirane me ish te burgosurin e ndergjegjes Zotni Reshat Kripa dhe
Zj. Drita Mark Shyti, nje studente e shkelqyer qe premton per te ardhmen.
Intersant
dhe shume produktativ ishte takimi ne Lushnje me Prof. Engjell Zerdelia, nje
studjues shume i apasionuar, botues i
librave monografike qe kane te bejne me ngjarjet e medha te historise sone
Arsimore Kombetare.
Gjirokastra,
e bukur dhe gjithmonë tërheqëse për këdo. Nga larg na pershendeste Kalaja. Kosto e jetesës pak më e lartë aty...
Shkova në
fshatin tim të lindjes, aty ku Cajupi shkroi për "baltën më të ëmbël se
mjalta". Ndërtime të bukura dhe
aty, dhe pse popullsia e paktë, por viti nga vit sjell ish origjinasit që vetëm
ndërtojnë. Asfaltimi i rrugës deri ne
perlen kombetare"Pllajën e Cajupit"- cuditerisht ende pa vënë dore në
të,
në
shfrytëzim të një turizmi fitimprurës. Këtë mendim ndamë dhe ne një bisedë me
nje biznesmen të sukses-shëm zagorit, Andon Pangon, i cili me përkushtim e
vetmohim po bën shumë për Zagorinë. E përshëndes me shumë respekt.
Sheperi,
fshati im i lindjes, një fshat historik me një të kaluar të lavdishme, fshat që nga gjiri i saj ka lindur patriotë
dhe luftetarë të vendosur të cështjes sonë kombëtare. Kalojmë dhe bejmë homazhe
e vendosim lule tek bustet e Andon Zako Cajupit dhe Ilia Dilo Sheperit, tek
lapidari i Pano Xhamballos. Shkojmë në vorrezat e fshatit dhe përulemi me
respekt, krenari e mirënjohje para varrit të pionerit te arsimit shqip,
patriotit të shquar, shkencëtarit Ilia Dilo Sheperi, tani së fund "NDERI I
KOMBIT", së bashku me kunatin e tij, firmëtarin e pamvarsisë patriotin
Aristidh Ruci.
A nuk do
të ishte më bukur e më mirë, qe Komuna Zagori të vëndose në një vend të dukshëm
bustet egzistues te Cajupit e Ilia Dilo Sheperit si dhe të marrë vendim per të
ngritur bustin e Aristidh Rucit e trimit legjendar Pano Xhamballo?
Ka dhe të
tjerë që shquhen nga ai fshat, por ende nuk ka ardhë koha të vihen në dukje
vlerat e mëdha të tyre...
Mall i pa
treguar për gjithshka në vëndlindje: mora pak baltë prasne varreve ku pushojne
Prinderit dhe dy gurë të vegjël për të ndjerë në cdo moment aromën e saj.
Erdhi
casti që sëbashku me një nga vëllezërit e mi Bardhyl Dilo-n të realizojmë një
ëndërr: të vizitojmë Dardaninë, Kosovën, "djepin e shqiptarizmës".
Qysh në vogëli
jemi rritur me një dashuri të madhe sa
për ato vënde me një bukuri të rrallë natyrore aq dhe për banorët e asj
krahine tërësisht shqipëtare që ruan si askush virtutet më të mira të
Shqiptarizmës.
Jemi
rritur me ndjenjë të tillë që tërë kohën në shpirt jemi ndjerë Kosovar.
Cuditërisht
edhe linja e autobuzave kishte të shkruar "ZAGORIA TRAVEL", e kjo na
i bëri edhe më të bukur udhëtimin. Sa emocione e padurim na pushtoi.
"Rruga
e Kombit", me atë tunel gjigand model për nga ndërtimi, ishte një mrekulli
tjetër në këtë rrugëtim. Kjo rrugë ësht një dëshmi e gjallë e triumfit të
demokracisë në një vendtë dalë nga diktatura më e egër në rruzull.
Një
mrekulli rrugë, bukuri të rralla të shoqërojnë për krejt rrugëtimin , ndrtime
krejt të bukura, makina plot rrugës, anës rrugëve plot prodhime të fermerëvë
shqiptarë!
Një
ndalesë e domosdoshme. Një restorant tejet të pastër e komod, me gatime
tradicionale, në Kastriotaj, Repsin e
dikurshëm. Kujtime të trishta për Repsin
e Spacin, ku unë ende femije vija burgjeve për të takuar njërzit e mi ngujuar
në ato varre të të gjallëve …
Kuksi,
një bukuri e rrallë, dukej nga autobuzi. Afrohemi në Morinë, një kufi "ndarës",
krejt formal, ku "ndahen" shqipëtarët nga shqipëtarët.
Diku larg
e lart në mal, një vend i "qethur", dëshmi e kufirit të
dikurshëm. Pas kontrollit hymë në
Dardani, Kosovën time, tuajën, tonën, Kosovën qe qysh fëmijë jam ushqyer me
dashuri të pa fund për të.
Emocione
pa fund pushtuan zemren tone.. Të njëjtën gjë më thotë dhe Bardhyli, vëllai që
shoqërojmë njëri- tjëtin në rrugëtim.
Me radhë,
plot bukuri, shfaqet gjithshka në Kosovë: rrugët e mrekullueshme, tamam si në
perëndim.... Ecim, ecim,... lexojmë tabelat rrugëvë ku jepen drejtimet e
qyteteve dhe komunave :
...
Prizëren, Pejë, Drenicë, Kumanove, Mitrovicë, PRISHTINË, ....Sa të gëzuar, sa
krenarë që ndihemi. Jemi në KOSOVË!
Pas një
udhëtimi të gjatë, që na u duk fare shkurt mbrijmë në mbrëmje në Prishtinë.
Telefonat tanë që kishim nuk punonin, (një e metë kjo, mendoj duhet të bëhët
unifikim me telefonat cel. të tokes Amë).
Ndalim
një djalë, i lutemi të na ndihmojë për t’i telefonuar Silva Tërnavës, poetes emigrante ne New
Zeland, nje nder aktivistet me te palodhura shqiptare aty, këto ditë ardhë në Kosove për tu stabilizuar
e mos marre me rrugen si mergimtare.
I gatshëm
e plot mirësjëllje, Iliri- kështu na tha se quhej-, na ofroi ndihmën që i
kërkuam, na shtërngoi dorën fort kur mbaruam telefonatën duke na thënë:
"Mirseardhët vëllezërit e mi, mirseardhet ne Kosove"!
Takimi i
befasishëm, por i shumëpritur me poeten Silva Tërnava, ishte tejet i ngrohtë e
miqësor, një motër e jona dardane që
padrejtësisht koha na kish ndarë na priti si dinë të presin motrat tona.
Vite të
tërë pa u parë, asnjheherë pa u takuar më parë, por tani realitet, në zemër të
Prishtinës fillimi i një vzite tejet mbreslënese. Ajo sëbashku me mbesën e saj Djellzën dhe nipin Enisin- na shoqëruan e shëtitën
kudo në krejt Kosovën.
Djellza
dhe Enisi, mbaruar e diplomuar me nga dy universitete, pergatiteshin për
Dr. Sa mirë kështu rinia e Kosovës. Sa
miqësorë, sa të sjellur e të dashur ishin të gjithë me ne.
U
sistemuam ne Hotel "La Corte"- një hotel komod, me një shërbim
model. Vone, deri vone shetitëm në Prishtinën e bukur, në
Prishtinën në rindërtim, në Prishtinën
ku Dr. Rugova pushon ne Paqen e Përjetëshmë, në qetësineë e ZOTIT!.
Sa bukur
ngrihej përmendorja e Gjergjit tonë të madh SKENDERBE, dhe në ndertim e sipër
ishte dhe Katedralja e Nenës Terezë...
Sa e
bukur Prishtina! Sa e mrekullueshme Kosova, e cila 13-të vjet pas luftës nuk
gjen gjurmë të saj. Populli, me përkushtim pas fitimit të luftës nga NATO, plot
dashuri e këmbngulje u kthye dhe ju
përvesh rindërtimit e bëri këtë që shikojmë.
Mëngjesi
tjetër na gjen në Prishtinë, pas një nate krejt të bukur, ku na presin supriza
të reja. Takimi i planifikuar nga grupi ne fb "Vatra Jonë", për në Prizëren, bëri që pasi
hëngrëm mëngjesin, pimë kafen, të nisemi për aty.
Na
shoqëroi një mik kroat, i cili plot mirësjellje, ishte i gatshëm e i pa
përtuar.
Prizëreni!
Prizëreni, kryeqyteti i patriotizmës shqipëtare, na mahniti me bukuritë që
ofronte.
Ura të
vjetra, kalldrëme, kalaja, ndërtesa që kur i shifje të dukej sikur ishe në
Berat. Kisha e Xhamia fare pranë njëra-
tjëtrës(dëshmi e dashurisë dhe tolerancës Fetare).
Në
rrugë kaloshina të zbukuruara me kuaj,
që të conin kujtesën e të dukej sikur ishe në Paris apo Central
Park(NY)... Kudo cezma me uje te
rrjedhshem.
Edhe pse
të pa njohur ishim krejt të njohur e si miq të vjetër me pjestarët e gjithë
grupit, me R. Eminin, V. Markgjonin, R. Asllanin, L. Dukagjinin, J, Xhelilin,
S. Zajmin, H Haskon, A. Lila, Gzim Cekun,
E. Reken, Floren, Margareten, Hasnije
Beqirin, S. Tërnavën, D. Xhemilia
etj..
U
grumbulluam rreth pesedhjete vete. Në një lokal tejet natyral ku të dukej se
ishe mes gjelberimit e gurgullimit të burimeve, pushuam e morem si grup pije
freskuese e kafe...
Biseda
krejt të lira, të ciltëra, të sinqerta, të gëzueshme, shtërngime duarsh,
përqafime, fotografi, shkëmbime dhuratash e librash, .... vetëm gëzim, e
dashuri... Sa bukur në Prizëren!
Gjithë
bashke filluam shakarat, recitimet, ecjen rrugeve si grup, ku na përshendetnin
edhe fëmijët kur na shikonin.
Shkuam e
vizituam Shtëpinë Historike të Lidhjes Shqipëtare të Prizërenit, një muze tepër i bukur, perkushtuar e ruajtur
cdo gje orgjinal si dikur...
Sa
krenarë e ndjemë veten une dhe vëllai, Bardhyli
kur në stendat e Muzeut, na "priste" e na "pershendeti"
edhe fotografia e Patriotit zagorit Mihal Harito, nje nder kryesoret e asaj
Beslidhjeje historike. Fotografia e poetit tone te madh sheperjot Andon Zako
Cajupit gjithashtu....
-Eshtë
nder që kemi sot juve këtu, nipër të ILIA DILO SHEPERIT, të përkushtuarit me
jetë të gjuhës amëtare, na tha Poeti e Studjuesi Prof. Ramadan Asllani, i cili
thekësoi se Gramatiken e Ilia Dilos e ruan si liber te Shejte per Gjuhën
Shqipe. Ne po përpiqemi dhe do kërkojme qe ky emer të përjetësohet si i takon
dhe në Kosovë... -Ai ka bërë shumë për Kombin, për Gjuhën Shqipe, - e me të
qeshur vazhdoi:- Nuk është më Ilia Dilo Sheperi, Gjyshi juaj, por ësht i gjithe
Kombit, nuk u perket më juve..." .
Vllazenit Dilo - na thoshte shpesh Silva Tërnava, a ju besohet se jeni
në Kosovë, jeni në Prizëren, a ju
besohet që ndarje mes nesh nuk ka më - jemi
një gjak, jemi nje Komb, jemi motra e vëllezër. Shiko nga cdo anë si
vjen erë vëtëm SHQIPERI!
Le ta
quajmë këtë takim ketu në Prizërenin historik si rrugënisjen e bashkimit
kombëtar. E bejmë ne që jemi thjesht popull, që jemi motra e vëllezër, qe jemi
e do të jëmi të pa ndarë sa të jetë jeta"
Të gjithe
me një shkelqim e gëzim të pa përshkruan i përjetonim ato orë aty.
Sa bukur kalonte koha.
Një drekë
madhështore nën përkujdesjen e të pa lodhurve Lek Dukagjini e Ramadan Emini, shtruar në një lokal madhështor, plot
ushqime të bollëshmë tradicionale, ku nuk mungonte muzika, vallja e kenga e
gjithë trevave...
Cfarë
gëzim e kënaqësi në takimin vatran...
Hasnije
Beqiri, një cikë e mrekullueshme, tepër e talentuar si poete, me plisin e bukur
vendosur ne koke, qe dukej si Shota Galica, merr mikrofonin dhe ben një
përshendetje në poezi tejët të bukur, përshëndetje që u duartrokit hera herës
gjate leximit.
Njëri pas
tjetrit, lirshëm, krejt lirshëm, përshendeti dhe poeti vargje - mjaltë, Hyqmet
Hasko, përshëndetën gjithashtu Vlash Markgjonaj, Enver Reka (i cili recitoi
krijime te mrekullueshme të bëra vetë), Poetja
Mirvete Kabashi, Leke Dukagjini,
Silva Tërnava, ndërkohë që poeti V. Mato recitoi një poezi prekëse për Nënën.
E kështu
plot gjallëri, gëzime, fotografi, vallzime e dolli, përfundoi takimi vatran i
planifikuar në fb., takim që në në kujtesën e të gjithëve do ngelet i pa
harruar.
Ky takim
në mënyrë simbolike sic cilësoi poetja Silva Tërnava bashkoi trojet - se
pjesmarrja ishte thuaj nga cdo trevë shqiptare.
U ndamë
si motra me vëllezërit, duke premtuar se përsëri do festojmë..., mbrëmja persëri mbuloi Kosovën. Ditë e
vecantë kjo, e pa harruar.
Dita
tjetër e vizitës nis me vizita e takime nga më të papritura...: I gëzueshëm
ishte takimi me poeten e mrekullueshme Sevdije Rexhepi, një shqiponjë dardane e
cila ishte për vite me radhë në forcat paqëruajtëse në Irak. Sëbashku me Shaban
Qehaja dhe Poeten Silva Tërnava, shkuam e bëmë homazhe tek vigani i
shqiptarizmës, hartuesi dhe projektuesi i pavarsisë së Kosovës, Dr. Ibrahim
Rugova. Një ndjenjë krenarie na përshkroi në kodrën ku Ai pushon në përjetësi.
Në
Familjen Xhemalia, një mikpritje tejet bujare dhe e ngrohtë. Sikur ishim njohur prej vitesh dhe pse
shiheshim për të parën herë.
E
sëandejmi nisëm rrugetimin nëpër Kosovë...
Shkuam kudo : u inspiruam shumë kur në Drenicë e më pas në Prevaz, në
Kështjellën e Lirisë të Fam. Heroike Jashari, shikuam krejt historine e
dhimbëshme por të lavdishme të Kosovës sonë.
Një
qëndresë heroike e kësaj Familjeje; një sakrificë sublime e pa shembëllt në
historine botërore, një krim i makinës -shtet gjakatar serb-, karshi një
familjeje në të drejtë të saj, ku nuk u kursyen as foshnjat, gratë, pleqtë e
fëmijët...
Në
heshtje vizitojmë gjithshka, nën emocionet pa fund.
Bëjmë
homazhe, fotografi, nuk duam të ndahemi nga ai mjedis legjendar historik.
Vendosem dhe ne nje dedikim ne librin e pershtypjeve.
Gjithë
mjedisi i ndërtuar shumë thjesht, por tepër madhështor të inspironte dhe të
impononte një respekt të jashtëzakonshem.
Gjithshka
e bardhë si ishte dhe zemra e ndjenjat atdhetare të krejt familjes Jashari.
Flladitej e të përshëndeste kudo Flamuri kuq e zi, Flamuri nën të cilin u
flijuan ata Heroj legjendarë.
Një fis i
masakruar në emër të Lirisë.
Largohemi
andej, duke marrë me vete emocione tejet të mëdha...
Vizita
tjetër ne Mitrovicë. Nga vorrezat e dëshmoreve ku bemë ndalesën e parë,
dukej jë pamje madhështore e ndiheshe
shumë krenar se kudo shikoje te
valvitej lirshëm e plot krenari Flamuri
kuq e zi.
Hymë në
Mitrovicë, kudo qetësi e
normalitet. Forcat e pakta paqeruajtësë
italiane na përshëndetën, na u afrua e na takoi dhe bisdoi me ne një polic shqiptar, i cili na
uroi mirseardhjen.
-Ura
Problematike e Mitrovices, aty - thote Silva Tërnava, është kufiri ndarës i
shqipëtarëve mes shqipëtarëve. Një pirg
i madh dheu bllokonte uren e bukur mbi lumin Ibër. Kaluam tej urës, aty ku
serbët kishin vendosur dhe flamujt e
tyre... Qetësi kudo...
Bëmë disa
regjistrime dhe fotografi kujtim.
Së bashku
kaluam mbrëmjen në Restorantin luksoz,
"La Piano"- ku vërtet të dukej
se ndodheshe në një mjedis natyral tejet
orgjinal. Shërbimi i përsososur, ushqimet tradicionale po ashtu...,vere kosove,
birre nga me e mira "BIRRA PEJA".
Vec
ushqimit që porositëm, sa muarën vesh se vinim për të parën herë vizitë nga
toka Amë, na sollën një dhuratë të mrekullueshme për te na kënaqur dhe më
shumë.
Drejt
Prishtinës nen mbrëmjen që kish mbuluar kudo, afrohemi për ti dhënë fund
udhëtimit tonë të planifikuar ...
Një takim dhe përcjellje deri tek autobuzat e
kthimit nga Zotrijte Mevladin Mazreku dhe Mehdi Krasniqi, duke u pershëndetur
me motrën dardane Silvën e pa përtuar dhe tejet miqësore e dashamirëse.
Ndersa autobuzi po merrte rrugën nëpër natë, kthenim kokën mbrapa, e duke përshëndetur thoshnim " LAMTUMIRE KOSOVë! Do shifemi përsëri.