| E shtune, 08.12.2012, 01:11 PM |
DY GËZIME PËR NJË DITË
Në
vazhden e manifestimeve ne diasporen Shqiptare më rastin e 100 vjetorit te
Shtetit Shqiptar Flamurit si dhe Festat e Nëntorit, një nder më të vequarat
ishte në Ravensburg të Gjermanis. Një arësye më teper perë të festuar ishte
edhe lirimi i Komandantit Gjeneralit të UCKsë Ramush Haradinaj më
bashkëluftetaret Idriz balaj dhe Lahi Ibrahimaj nga tribunali i Hages.
Ky organizim një nderë të rrallet mirë dhe të suksesëshëm të organizuar ishte punë dhe kontribut nga keshilli organizativë i perbër nga ORGANIZATORI: MUSTAF BRAHIMAJ ENVER RAFUNA BAJRAM OSMANI DHE GZIM BALA. Perë ketë eviment të kesaj mbrëmje u perkujdes moderatori CAN TAHIRI. Duke uruar festat dhe mireseardhje të gjith të pranishmeve dhe shpall të hapur manifestimin e mbrëmjes si zakonisht më ritmin e HYMNIT KOMBETAR fton në kembë të pranishmit.
Në sallën
e stolisur me flamuj kombëtar, portretet e Ismajl Qemajl Beut, Isa Boletinit,
Skënderbeut dhe Adem Jasharit, si dhe foto të ish Kryeministrit z. Ramush
Haradinaj, me 01. 12. 2012 në praninë e mbi 800 bashkatdhetarëve tanë deri në
orët e mëngjesit u festua 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë në një
atmosferë vërtetë kombëtare.
Kësaj
kremte të madhe kombëtare, madhështinë ia shtojë numri i madh i mërgimtarëve qe
nuk kishin te ndalur dhe ishin duke ardhur, për të marrë pjesë nga qytete të
shumta anemban të Gjermanisë , por edhe nga Italia, Zvicra dhe Franca. Pastaj,
prezantimi Sh.K. A “Rinia” nga Singeni me këngë dhe valle shumë të bukura, si
dhe pjesëmarrja e këngëtarëve të njohur Sefë Duraj,Xhylnaze Hoxha,Gold AG &
Nora Muçaj, Mentor Mushkolaj, Qamil Hundozi, Naim Imeraj që me repertorin e
tyre të pasur dhe patriotik me këngë për pavarësinë e Shqipërisë, e bënë këtë
manifestim të paharrueshëm për mërgimtarët tanë.Dhe duke shijuar programin e
kesaj mbrëmje me kengë dhe valle,me sofren perplot kengetarë dhe kengetare ku
ju bashkangjiten te gjith te pranishmit dhe me mesazhin. Te bashkuar te festojm
ne nje te ardhme sa me pare BASHKIMIN KOMBETAR. Ne emer te kshillit organizativ
falenderojm: te gjith bashkatedhetaret dhe perkrahjen e te gjithe atyre qe
perkrahen pere te realizuar me sukses te
pashoq kete 100 vjetor.
Ne
veqanti: Zotin Nuhi Bytycin Udheheqes i Programit Satelitor te RTK-se pere
mbeshtetjen me ekipen Profesionale.
Zotin
Zeke Sinanaj Gazetare dhe pjesemarres ne te gjitha evimentet dhe manifestimet e
diaspores Shqiptare.
Zotin Can
Tahiri Moderator Gazetar dhe veterani i diaspores
Xhiruesin filmik dhe Televiziv Sali Veselaj.