| E premte, 07.12.2012, 06:40 PM |
Lekë Mrijaj
Rroftë Jeta dhe e Vërteta
I.
Flisni e mendoni vetëm sh'lirë
thuani e shkruani për të drejtën
do jeni më të fort e më të mirë
po qe se mbaheni me të vertetën.
II.
Nese jetoni ju vetë me mashtrime
vetëvetën do e fyeni e zhgenjeheni
do pësoni me vuajtje e kundershtime
do shihni vetën sa poshtë do të bjeni.
III.
Plotë të mira e gënjeshtra ka kjo jetë
vujatje,dashuri me plotë hidhërime
zgjidhni të drejtën dhe atë të vertetë
do krenoheni me mrekullira e gëzime.
IV.
Do bëni një jetë me plotë begati
ju do thuani se fatin tim e gjeta
do shkelqeni me të mira për bukuri
do thuani rroftë jeta dhe e vërteta.