| E premte, 07.12.2012, 05:54 PM |
Drejtoria
për Rini, Kulturë dhe Sport
Teatri
Profesionist i qytetit të Gjilanit
Këshilli
Organizativ i Manifestimit Tradicional Kulturor "Flaka e Janarit
2013" me rastin e organizimit të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e
Flakës” në Gjilan, shpallë:
KONKURS
për
përzgjedhjen e realizimeve skenike të Teatrove profesioniste nga mbarë trevat
shqiptare për Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës
Përzgjedhjen e pesë (5) shfaqjeve do ta bëjë Selektori i Festivalit/pas paraqitjes së shfaqjes konkuruese nga ana e Teatrove të interesuara për pjesëmarrje.
Shfaqjet që do të përzgjedhen do të marrin pjesë në Festivalin e Dramës Kombëtare " Talia e Flakës" në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor "Flaka e Janarit 2013 " e cila do të mbahet në pjesën e dytë të Janarit 2013.
Shfaqjet do të shfaqen në Teatrin Profesionist të Qytetit të Gjilanit.
Festivali ka karakter garues dhe organizatori jep 9/nëntë çmime për:
1-
Shfaqje më të mirë;
2-Teksti
më origjinal;
3-Regji
më inventive;
4;Rolin
më të mirë të aktorit;
5-Rolin
më të mir të aktores;
6-Rolin
më të suksesshëm dytësor;
7-çmimi
për realitet të ri teatror;
8-Artisti
më me perspektivë djhe
9- çmimi
për arritjr jetësore në Teatër.
Shpërblimet/çmimet,i përcakton Juria profesionale e Festivalit.
Festivali i mbulon shpenzimet e akomodimit (me pansion te plote) per trupat teatrale per nje ose dy nete varesisht nga distanca prej nga vjen trupa.
Të drejt
pjesëmarrjeje kanë të gjitha teatrot profesioniste të trevave shqiptare me
shfaqjet ekskluzivisht të autorëve shqiptarë dhe shfaqje që në teatrot e tyre
janë inskenuar në vitin e fundit.
Teatrot e interesuara do të mund të paraqiten deri më 20 dhjetor 2012 në këtë email: teatriigjilanit@gmail.com ose në këta numra të tëlëfonit: 00381 (0) 280 322 250 ose +377 (0) 44 322 500.