Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Strati thyen rekordin në Prishtinë

| E enjte, 06.12.2012, 08:24 PM |


Saimir Strati thyen rekordin e shatë në Prishtinë

Nga Dr. Ilir Muharremi

I pasionuar pas thyerjes së rregullit, artin e ka në shpirt, por jo në përfitim material. Më i shpejtë se koha, rrufe që godet degët e përjetësisë dhe shënon kohën, Saimir Strati, emër i dëgjuar për tërë botën, të hënën në Hotel Prishtina, theu rekordin e shtatë të genisit me fasule, një art i zakonshëm, por mjeshtëror, kuptimplotë, “manipulues”, për ata që e kuptojnë ashtu si është, shndërroji perimet në funksione materiale estetike, që japin objektivizmin historik shekullor. Ngacmoji kohën, shënoji përjetësinë , krejt këtë e bëri dhuratë për Kosovën, ngaqë e kuptoj si dhimbje e së kaluarës që rrjedhojën e ndërton në një të ardhme të pasur subjektive dhe artistike. Identitet , përfaqësues shpirtëror është dheu i stërgjyshërve që rrëfyen përralla mistike, enigmatike me kuptim të gjatë të sjellë për rreth, e që cak kishin bashkimin kombëtar. Por, figurativisht  Strati shpalosi artin e kohës, ekstazën gjeniale, traditën mozaike, murale të cilën e ka zanat dhe talent që e shpreh pa hezitim në një territor të vogël, por problematik ballkanik sikur te Kadare, që pret të ndizet. Aktivizoj magmën, shpirtin, forcën, lëvizjen, pritjen simbolin e fitores, bashkoji kohën, themeloj përjetësinë kombëtare. Eskili kohës erdhi....! Prometheu solli vuajtjen dhe dritën, shndërroji mbi sqetullat dhe shpatat historike të mesjetës, e deri tek postmodernizmi. Zjarrin nuk e vodhi, por e fitoj nga durimi historik dhe koha e solli tek rrënjët, edhe pse bota ka nevojë për të.. Fuqia artistike shndritë si një fenerë, mbi vargjet e Cvajgut. Përshkrimi tejkalon kulmin real, arrin ngacmimin dhe absurdin ideor shpirtëror, të një ekzagjerimi ekstrem. 620 kilogram fasule, material që dikush do ta hidhte apo do të përdorte për një kohë të gjatë si ushqim, por ky ushqim u ngritë si lapidarë, piedestal historik shpirtëror mbi kthetrat e përjetësisë. Nuk është e rëndësishme sasia, por qëllimi dhe kuptimi, e aspak teknika e cila është instrument për shpërfaqje të ndjenjës. E shkruaj këtë jo nga obligimi, por nga morali, përgjegjësia ndjenjësore, , dimër i ftohët dhe verë e nxehtë në shpirtin tim, që provokon bindshëm çdo qelizë. Fjalët janë të pakta, ngaqë vepra tejkalon çdo gjë. Mbinjeriu thelloji rrënjët e optimizmit dhe të një buzëqeshje të largët. Zilia ngrihet mbi ngjyrën e zezë të shqiponjës, gjaku, e kuqja e flamurit është e bardhë mbi mur, pafajësia, sinqeriteti, pastërtia, qefini i rugovasëve, elektrizojnë momentin. Modelimi i botës shpirtërore është në kontakt të drejtpërdrejt me unitetin e anës emocionale dhe atë intelektuale. Bota e tij është mozaik plotë ngjyrësh, pafundësisht i shtrirë drejt horizontit që buron nga imagjinata, pasioni, e përkryera  kozmike nga galaksia emocionale që përdorë gjuhë qetësisht tjetër me atë të zakonshmen.  Bëhet fjalë për artin e madhësisë gjigante të pafund, që në fokus ka teknikën, kompozicionin, perspektivën dhe dukuritë tjera të realitetit. Tonalitetin e ngjyrës e përdorë edhe në Shqiponjën dy krenare, dhe kjo i jep balancim dhe përfytyrim në mes mbingarkesës artistike dhe atë të zakonshme. Por, shtrohet pyetja, koha të cilën ia kushton mozaikut, a tejkalohet vetëm më punë apo nën shoqëri të muzikës?! Muzika tek artisti shprehë ato mushkëritë e forta ngacmuese, përcjellëse, filtruese të trajtave të ndryshme që burojnë nga kontinente e largëta. Ajo i ndihmon të shfaq fytyra të reja, gjuhë të reja, tinguj të ri belbëzues, gjeste që kapërcejnë kufijtë, dhe ta vërë kapelën mbrapshtë që shëmbëllen si model i një karakteri të kundërt me të zakonshmen. Gjë tjetër që del nga karakteri i tij është qetësia me nerva të buta. Qetësia është virtyt i shenjtëve dhe fisnikëve është e fshehta e bukurisë, thelbi i mirëfilltë i çdo arti. Arti i tij ka prirje mbinatyrore që përqaset me talentin dhe instinktin dhe kjo prirje e shpije tek prova e kënaqësisë artistike. Ajo që është efikase në mozaikun e tij dhe që gjithnjë do të lenë gjurmë, kujtim apo do shënoj kohën, nuk është vetëm vullneti, reflektimi, planifikimi, por gjetja e vogël, gjestet, magjia e të menduarit. Sikurse tek Mozarti në esencë nuk është subjekti ose morali që posedojnë vlerë, por ritmi dhe melodia, freskimi që shndërrohet në ndjenjë dhe kënaqësi. Objektet gjithnjë janë të pazakonta për përdorim tek artisti Strati, vlen të veçohen gozhdët, tapa shishesh, kunja, penela etj. Ajo që bënë ai tashmë është si një traditë. Vlen të përmenden rekordet që mban ky artist: mozaiku i një djali që i bie kitarës, realizuar me tapa shishe, portreti i Leonardo Da Vincit, krijuar me gozhdë, kalin me kunja dhëmbësh, portreti i Michael Jackson me penela etj...