Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Shqiptarë, jeni të rrethuar nga armiqtë, bashkohuni!

| E enjte, 06.12.2012, 07:20 PM |


Shqiptarë, jeni të rrethuar nga armiqtë, bashkohuni!

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake)

Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të arritur sukses është për t'i bërë njerëzit të kuptojnë se është në interesin e tyre për të promovuar interesat tua.

Politika ka të bëjë me shpërndarjen e përfitimeve dhe ngarkesave të një shoqërie me anën e përdorimit të forcës. Politika është biznesi brenda një sistemi shoqëror ku qëllimet janë të vendosura, prioritetet e rregulluara, vlerat e shpërndara dhe instrumentet e aplikimit të zgjedhura.

Autoritetet Politike / Qeveria

Një autoritet politik është një organizatë që mund të miratojë dhe të zbatojë ligjet për një territor të caktuar. Një qeveri është e ndarë shpesh në: autoritete legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore (ndarja e pushteteve). Autoritetet ekzistojnë në shtetet dhe komunat.

Shteti, kombi, nacionalizmi

Një shtet është një grup institucionesh që zotëron autoritet për të bërë rregullat që qeverisin njerëzit të një ose më shumë komuniteteve dhe kanë sovranitetin e brendshëm dhe të jashtëm mbi një territor të veçantë. Një shtet posedon monopolin shtetëror mbi përdorimin legjitim të kufizimeve fizike brenda territorit të tij. Një shtet është më shumë se një qeveri, është kombinim i qeverisë, popullsisë dhe territorit.

Një komb mund të kuptohet si një grup i njerëzve që ka një vetëdije të jetë një komunitet kulturor, me lidhje në një territor të caktuar, me një të kaluar të përbashkët dhe një projekt të përbashkët për të ardhmen dhe që kërkon të drejtën për vetëvendosje kombëtare.

Nacionalizmi është një doktrinë politike e pavarësisë dhe vetë-pohimit e një komuniteti kombëtar, një komb.

Qëllimi i nacionalizmit për kombin mund të jetë që të themelon (përcakton) veten si një shtet i pavarur ose të pohon sovranitetin e vet dhe interesat e saj në konkurrencën me shtetet dhe kombet tjera.

Sovraniteti

Sovraniteti është e drejtë ekskluzive për të ushtruar autoritetin suprem mbi një regjion gjeografik ose një grup të njerëzve, të legjitimuara në të drejtën ndërkombëtare të një shteti. Sovraniteti i referohet burimit të rëndësishëm të autoritetit në një shoqëri, për krijues të lartë dhe përfundimtar vendimesh.

Fuqia

Fuqia përkufizohet si aftësi për të arritur qëllimet e saj, kundër vullnetit dhe interesave të të tjerëve. Sa më shumë që një person arrin qëllimet e veta përkundër vullnetit dhe interesave të të tjerëve, aq më shumë fuqi ka ai.

Autoriteti dhe legjitimiteti

Autoriteti është një formë e pushtetit që karakterizohet nga fakti se ajo është perceptuar si e drejtë dhe legjitime nga ana e vartësit. Autoriteti bën të mundur për të zbatuar qëllimet kundër interesave të të tjerëve pa ndodhur kundër dëshirës së tyre. Legjitimiteti është themeli i autoritetit, legjitimiteti është kështu procesi apo lidhja si një sistem shoqëror justifikohet nga anëtarët e saj, ashtu që qeverisësit i jepet e drejta për të ushtruar fuqinë (pushtetin) mbi të qeverisurit. Kur marrëveshja mes qeverisësve dhe të qeverisurve zvogëlohet, ndodhë një krizë legjitimiteti. Pa një minimum të caktuar të legjitimitetit, respektivisht autoritetit, qeveria do të rrëzohet në një afat të gjatë. Legjitimiteti duhet të mbahet i ndarë nga ligjshmëria. Një veprim mund të jetë i ligjshëm pa u konsideruar si legjitim. Në anën tjetër, një veprim mund të perceptohet si legjitim, pa qenë i ligjshëm.

Ideologjia politike

Një ideologji politike është një mendim tërësor i teorive politike për mënyrën se si duhet të qeveriset shoqëria. Pyetjet se si duhet të udhëhiqet shoqëria duhet të shihen në dritën e disa ideve themelore, dhe doemos të kenë një lidhje logjike midis tyre. Shumica e ideologëve përpiqen për të siguruar përgjigjet për pyetjet kyçe rreth asaj se si është dhe duhet të jetë shoqëria, dhe çfarë masash politike duhet të përdoren për të ndryshuar shoqërinë në përputhje me ideologjinë.

***

Beqarë pleq nga “Maqedonia” dhe Serbia janë organizuar bukur mirë dhe presin radhë për nuse të re, rospi nga Shqipëria. Grupe kriminele kodoshësh kanë formuar shoqata të ndryshme brenda dhe jashtë murit të arbrit, si psh ajo “Amanet” nga Manastiri, e cila u “organizon dhe siguron udhëtimin “beqarëve” deri në Shqipëri dhe ua lehtëson kontaktin me kandidatet për t’u martuar. Në rrjetin janë të kyçura edhe shqiptare veç më të martuara për maqedonas, të cilat nëpërmjet familjarëve dhe shoqërisë gjejnë beqare,”-  shkruan gazeta Vest.

Organet shqiptare nuk reagojnë në këtë kriminalitet më të pistë prej më të fëlliqurve. Këtu nuk bëhet fjalë aspak për dashuri por për një lloji trafikimi të femrave rospi, prostitucioni të kulluar. Turp për Kombin. Armiqtë zgërdhihen me shkatërrimin e vlerave tona morale. Jo vetëm se shkau i diskriminon, i burgosën, i masakron, i vret shqiptarët në trojet e veta etnike, por edhe kur t`i teket, vinë lirisht në Shqipëri dhe ndërzen rospitë tona mu në midis të Tiranës. Dhe,  kthehet prapa...pa therë në thembër. Jemi shndërruar në një popull tragjikomik. Sistemi i xhaxhit sipas gjithë gjasave i ka bërë shumë të këqija popullit të vet, por, nuk ka lejuar këtë lloj pisllëku, ky i sotmi e shndërroi Shqipërinë në një shaka të Perëndisë.

Nëse njeriu e kapërcen një vijë të caktuar veprimi dhe sjelljeje, fillon shkatërrimi i moralit në bazat e të cilit gjatë shekujve është ngritur Kombi, shoqëria jonë. Për të formuar një shtet të mirëfilltë lypset të përmbushim këto kërkesa:

-     politika e brendshme të jetë në nivelin e duhur

-     ekonomia në nivelin e duhur

-     morali në niveli e duhur

Vështroj se çdo ditë, autorë të ndryshëm paraqiten me shkrime të ndryshme në mediumet elektronike ku deri në qiell i lavdërojnë politikanët e “vetë” dhe deri në ekstremizëm i shajnë ata të palës kundërshtare. Gjeste kalamajsh ky lloj glorifikimi. Shqiptarët i lindin “legjendat” e pavërtetuara.

Duhet të dallojmë qeverinë nga shteti. Qeveritarët dhe zyrtarët janë vetëm udhëtarët e rastit të historisë, shteti (Shqipëria) do të jetojë. Prandaj asnjëherë mos lavdëroni politikanët, qeveritarët, partitë politike sepse edhe nëse të tillët kanë kryer ndonjë punë të suksesshme për shoqërinë kanë qenë (janë) të paguar për shërbimin, jo falas. Të tillët i forcojnë pozicionet në qeverisje, vjedhin sa mundin dhe në fund presin t`i varrosin si “heronj”. Popullata është varfëruar deri në trishtim, lypin lëmosh rrugëve; varfanjaku nuk e di aspak se kush prej tyre është i mirë e kush i keq, për varfanjakun qeveritari, politikani dhe zyrtari më i mirë është ai që i jep një copë bukë. Prandaj edhe manipulohen në votime. Duhet të votohet për atë kandidat që ju premton më pak, sepse do t`ju zhgënjejë më pak. Mund të ndodhë (nëse mbushet kupa) që një ditë me diell, ndonjë dashamir nga jashtë të ndërmarrë masa kundër qeveritarëve, politikanëve dhe mafiozëve tjerë shqipfolës duke u thënë: “Heshtni, nëse nuk dini të qeverisni. Nëse nuk dini të jetoni me kulturë, do t`ju detyrojë!”

Me vite lexoj ankesat e shqiptarëve në stilin: “Kështu e ashtu na e bëni turku, serbi, greku, italiani, mbreti, presidenti, kryeplaku i katundit...)”. Shumë rrallë ndonjë këshillë se si të dilet nga rruga e verbët, vetëm lot krokodili si të plakave dhe humbje kohe me të kaluarën të cilën nuk mund ta ndryshojmë sepse jetojmë në të tashmen.

Shqiptarë, ju i kërkoni vetëm të drejtat por keni “harruar” detyrimet - Bëje detyrën tënde e pastaj kërko të drejtën tënde.

Shifrat nga zgjedhjet presidenciale amerikane vërtetuan teoritë psikologjike se: sulmet specifike / negative në adresë të kundërshtarit janë më produktive se lavdet për vetveten; prandaj edhe shqiptarët më mirë do ta propagandonin çështjen e Shqipërisë etnike duke specifikuar, sulmuar rrenat, falsifikimet e historisë, të këqijat e armiqve shekullor (kolonizatorëve të trojeve tona etnike) sesa të vetë-lavdërohemi.

Qeveritarët, politikanët, pjesën më të madhe të zyrtarëve dhe shumicën e intelektualëve i kemi mendjemëdhenj, sillen si kampion (fiktiv). Te të gjithë kampionët gjendet një bashkëlidhje e rëndësishme mes prirjeve kundër-jetë dhe një qëndrim politik që mbështetet në përforcimin e pushtetit ushtarak dhe në shtypjen e atyre që mendojnë ndryshe. Komunikatat e tyre të shtypit janë si bikini e rospive: ajo që tregojnë është e mahnitshme, por pjesët më thelbësore mbeten të fshehura.

Duhet më pak të diskutojmë historitë e kaluara dhe shenjtorët-religjionet, e më tepër të merremi me ata që qepin ardhmërinë tonë, mëkatarët e tashëm. Dallimi në mes të një shenjtori dhe një mëkatari është: shenjtori ka një të kaluar, mëkatari një të ardhme.

Nuk ka asnjë subjekt për të cilin ne mendojmë më shumë, dhe asnjë subjekt mbi të cilin kemi më pak ndikim se sa vdekja, prandaj, në parim, religjioni lypset diskutuar nga priftërinjtë e “devotshëm” të cilët i kemi me tepricë, e ne tjerët vetëm të cekim, kundërshtojmë dhe luftojmë keqpërdorimin e fesë, fundamentalizmin dhe fundamentalistët.

Vështroj se në mediumet elektronike, një numër i konsiderueshëm i shkruesve, në çdo letër që postojnë, praktikojnë të përmendin edhe titullin akademik  që vetë (ndoshta) e posedojnë. Është kjo një nënçmim / ofendim ndaj atyre që nuk posedojnë shkolla të larta por kanë zemër shqiptari dhe laps intelektuali. Në odat e kuvendimeve të gjithë jemi të barabartë, prandaj është e logjikshme / pranueshme që autori i letrës të tregoj profesionin e tij por jo të vetë-lavdërohet me tituj / diploma akademike të cilat mund të jenë edhe fals, të blera në tregun e lirë ballkanik. Unë personalisht (edhe sikur të isha) asnjëherë nuk do t`i lejoja vetes vazhdimisht të ceki se për shembull jam: “Profesor, Doktor, Gjeneral, Marshall...”

Shqiptarët vuajnë nga mendimet e madhërishëm, të fryra. Ato duhet të jenë në përputhje në mes premisave dhe konkluzioneve.

Nuk e di a më lexoni mes rreshtave. Njerëzit e zakonshëm mund t`i kandisësh të ndjekin rrugën që ju sugjeroni, por ata nuk do ta kuptojnë atë.

Në qoftë se ju thonë – “Unë kurrë nuk kam gënjyer,”-  atëherë është kjo një gënjeshtër, sepse ne të gjithë gënjejmë, por në masë të ndryshme sasie dhe niveli, disa gënjejnë më shpesh, disa më rrallë.

“Përmbysëm regjimin më barbar në Evropë” – tha shtetasi Sali Berisha.

Berisha gënjen, ”harron” se edhe ai personalisht ka qenë pjesëmarrës  i atij regjimi.

Ki kujdes nga ai perandor i cili është krenar për rrobat e reja vetëm për shkak se shitësi i thotë se ai duhet të jetë.

Kjo puna e shtetasit Berisha i përngjanë këtij rasti: Kuzhinieri i njohur Jamie Oliver (36) është trashur shumë kohën e fundit por vet ai “nuk e di” nëse ka fituar në peshë. Oliveri ka shkruar dhe folur shumë rreth asaj se si njeriu duhet të hajë shëndetshëm për të mbajtur peshën normale, por vitin e kaluar isha prezent kur një gazetar nga Herald Sun e pyeti nëse ai kishte fituar në peshë prej herës së fundit kur ai ishte në Australi, Oliveri u përgjigj ashpër:

-“ Unë nuk e di. Unë jam shumë i shëndetshëm. Por unë nuk jam mjaft i sigurt. A je ti prej ndonjë gazete të vogël ditore? Faleminderit që e ke vënë re peshën time, ti majmun”.

Njohja prej nesh e realitetit ku jetojmë është në thelb e mangët. Këtë mangësi e pa-përsosmëri e shoh të lidhur me faktin se ne jemi pjesë e atij realiteti që përpiqemi të njohim dhe marrim pjesë në krijimin e tij.

Një filozof i lashtësisë nga Kreta ka thënë: “Kretasit gjithmonë gënjejnë.” Kretasit nuk gënjenin gjithmonë, prandaj pohimi qe i rremë. Paradoksi qëndronte në faktin se ai filozofi i referohej vetvetes.

Unë përpiqem ta nxjerr konceptin e veprës s`ime “Doktrina e m...” nga ideja e vetë-referimit, gjë që më sjellë një pasiguri logjike, prandaj edhe jam vonuar disa muaj për ta përfunduar atë. Unë arsyetova se pasiguria logjike është e lidhur me një pasiguri shkakësore përkundër faktit se në përpilimin e saj përdori mjetet më të avancuara teknologjike; kjo sepse pjesëmarrësit që operojnë me njohje të mangët (asistentët e mi) formësojnë rrjedhën e ngjarjeve.

Ka diçka paradoksale kur mundohemi të vërtetojmë se kuptimi ynë për realitetin është në thelb i mangët. Nganjëherë e kam ndjerë veten fare afër këtij vërtetimi, por gjithmonë kam ngecur në rrjetën e endur me duart e mia. Nuk e di pse ndodhte kështu, a i kisha hyrë një pune tepër të vështirë, apo sepse isha psikolog ushtarak i vështirë vetë – ose ndoshta të dyja.

Njohja ka lidhje me fakte, kurse vendimet e pjesëmarrësve nuk lidhen me fakte. Ato lidhen me diçka të së ardhshmes që, në kohën kur shndërrohet në fakt, përfshihet në vendimet e pjesëmarrësve. Me t`u pranuar kjo, duhet kuptuar se mendimi i pjesëmarrësve dhe gjendja faktike e punëve nuk mund të jenë identike, por nuk mund të jenë as të pavarur nga njëra tjetra. Marrëdhënia mes tyre nuk është më e ndërlikuar. Nga njëra anë, realiteti pasqyrohet në mendimin e njerëzve - dhe këtë e quaj funksion njohës, nga ana tjetër, realiteti ndikohet nga vendimet e njerëzve - dhe këtë e quaj funksion pjesëmarrës. Mund të vini re se këta funksione punojnë në drejtime të ndryshme. Në një segment të ngushtë ato përkojnë pjesërisht me njëri tjetrin: njerëzit mendojnë për ato dukuri e ngjarje që janë ndikuar nga vendimi i tyre. Këto dukuri kanë një strukturë tjetër nga ato që studiohen prej shkencave të natyrës; ato duhen menduar e analizuar ndryshe. Këto dukuri të ngjarjeve i quaj refleksive.

Cili është dallimi?

Shkencat e natyrës merren me dukuri që ndodhin pavarësisht nga mendimi i njerëzve; prandaj, ato mund t`i trajtojnë dukuritë si një radhë faktesh njeri pas tjetrit: Kur dukuritë dhe ngjarjet kanë pjesëmarrës që mendojnë, zinxhiri shkakor nuk shpie drejtpërdrejt nga një grup faktesh tek tjetri; sa kohë që mendimi i pjesëmarrësve luan rol, ai shpie nga faktet te perceptimet, nga perceptimet te vendimet dhe nga vendimet te grupi tjetër i fakteve. Ekziston gjithashtu edhe lidhja e drejtpërdrejtë midis një grupi faktesh dhe tjetrit që vjen pas, çka është karakteristike për të gjitha dukuritë e natyrës. Por lidhjet më të tërthorta nuk mund të lihen pa u marrë në konsideratë pa shkaktuar shtrembërime. Shtrembërimet janë të papërfillshme kur mendimi i njerëzve është afër realitetit; ai merr rëndësi kur perceptimi dhe realiteti janë larg njëri tjetrit. Parashtrohet pyetja: Përse të jenë larg? Sepse funksionet njohëse dhe pjesëmarrësve mund të ndërthuren me njëri tjetrin. Kur kjo ndodhë, atëherë kemi një element pasigurie si në mendimin e pjesëmarrësve ashtu edhe në gjendjen reale të punëve. Është e habitshme sa larg sinkronizimit mund të jenë.

Kjo që sqarova më lartë është shumë abstrakte për lexuesin e rëndomtë i cili do mendon se Aureli është hallakatur, e ka trurin e tollovitur, prandaj po e jap një shembull. Të marrim diçka të thjeshtë të cilën shumica prej jush e kanë përjetuar: rënien në dashuri. Ndjenjat e personit tjetër ndaj jush ndikohen mjaft nga ndjenjat dhe veprimet e tua, me përjashtim të atyre rasteve të rrallë, kur ndjenjat nuk arrijnë tek tjetri. A më do ajo, apo nuk më do? Këtu ka një element pasigurie që do të mungonte po të ishte çështje e njohjes. Por kjo është çështje ndërveprimesh, kurse loja e ndërsjellë e emocioneve mund të sjellë një varg përfundimesh nga më të ndryshmet, disa prej të cilave janë të qëndrueshme e disa jo. Kur njeriu bie në dashuri, ngjasin gjëra të çuditshme. Nuk do të ishte aspak e udhës që dashuria të trajtohet si fakt i pavarur nga bindjet e pjesëmarrësve.

Vetëm teoritë që mund të vihen në provë verifikimi cilësohen shkencore.

Shqiptarët nuk kanë ende një përgjigje të qartë historike: kush ishte Zogu, Enveri...kush është Berisha, Nano, Rama, Thaçat, Ahmeti, ai, ajo...Por një gjë e di me siguri: vija ndarëse ka të bëjë me vlerat nga të cilat njerëzit udhëhiqen në veprimet e tyre. Po bëjë një analogji me ujin: Kthehet në akull apo avull, kjo është çështje presioni dhe temperature; kurse këtu është çështje vlerash. Problemi është se sasia e vlerave nuk mund të matet si temperatura, prandaj dallimi lypset kërkuar te cilësia. Ja, këtu kërkojë të bëj provë.

“Unë nuk argumentoj; unë qëlloj.”

Për çudi, kjo është dilema kryesore me të cilën ballafaqohet bota shqiptare sot. Nëse duam një shoqëri të hapur, demokratike, duhet të jemi të përgatitur për ta mbrojtur. Duhet të kemi besim në te si një e mirë e përgjithshme, së cilës duhet t`i nënshtrohen interesat e individit. Por shumë pak njerëz, që mëtojnë se i janë përkushtuar demokracisë do të pajtoheshin me këtë pikëpamje.

Ju mund të provoni për të bindur veten se pasuria dhe suksesi mund të krijojë lumturinë, por gëzimi që ato krijojnë është vetëm një reagim psikologjik jetëshkurtër, jo një lumturi e vërtetë. Lumturia e vërtetë vjen nga një jetë e kaluar mirë në atdheun tënd. Sugjeroj që pleqtë e diasporës të rikthehen në atdhe, të krijojnë parakushtet për fëmijët dhe nipërit/mbesat, që edhe ata të kthehen kur të vije koha e jo të asimilohen në tokat e huaja.

Profesioni im më obligon të angazhohem edhe në kërkime shkencore. Një person i angazhuar në kërkimin shkencor quhet një studiues. Çdokush mund të angazhohet në kërkimin shkencor, por më shpesh mendohet për personelin shkencor në universitete, institucione kërkimore ose diku tjetër. Fjala hulumtim shpesh është sinonim me shkencën, por të dy termat mund të kenë kuptime të ndryshme.

Studimi shpesh herë financohet nga autoritetet shtetërore në vendet përkatëse, por kontributin e japin edhe organizatat e pavarura dhe private. Gjithashtu, kompanitë mund të angazhohen ose financojnë kërkimin.

Hulumtimi është i ndarë shpesh në dy kategori: bazë kërkimore dhe të aplikuar.

Bota shqiptare akoma ballafaqohet me rivalitetin-xhelozinë e sëmurë kur është në pyetje raporti mes tyre, por është inferiore dhe lëngon nga kompleksi i vlerës së ulët në raportet me fqinjët fashistë. Dhe, e vetmja shanse të mos lejojmë shkatërrimin e shqiptarisë është të largojmë nga politika të gjitha ata (ato) që deri tash janë marrë me këtë profesion të lezetshëm. Mentaliteti jonë është jo-ortodoks, shitemi për pak lek, nuk kemi prirje shtet-formuese; kjo kërkon që pasi të zgjedhim politikanë e qeveritarë të ri, të pa korruptuar, mos t`i lejojmë të njëjtët të mbeten në politikë më tepër se dy vjet, ashtu që mos të zënë rrënjë atje ku nuk duhet.

Kur miu ikën prej gjarprit fshihet pas perdes, gjarpri e harron. Dhe, nëse miu del prej perdes, gjarpri mendon se është ndonjë mi i ri. Me macen është ndryshe, ajo nuk e harron, e pret heshtazi dhe është e përgatitur ta kap sa të dal prej perdes. Duhet të kemi prirjet e maces, të mos harrojmë keqbërësit dhe kodoshët në radhët tona, të zbulojmë ata që merren me korrupsion dhe krimin e organizuar, t`i denoncojmë publikisht të tillët...

Epoka kompjuterike, ua mundëson edhe atyre që nuk duhet, të paraqiten në mediumet elektronike me “analizat politike” të tyre. Nuk mbeti asgjë pa dalë në shtyp, nga ndodhitë më banale të “kalemxhinjve” gjatë asaj periode kur i kullotshin dhentë e lopët...e deri te shitja/blerja/vjedhja e pulave të sotme.

Armiqtë e shijeve dhe letrave-librave të mirë nuk janë ata që përbuzin librat por ata që lexojnë gjithçka. Privatisht respekt secilit, por secili le të angazhohet në lëndën për të cilën është i kualifikuar. Mos ngatërrojmë profesionet, sepse ashtu pengojmë informimin e kualifikuar dhe korrekt për sendet dhe ngjarjet duke sabotuar ecjen përpara të çështjes kombëtare akoma të pazgjidhur. Dhe, ju lexues të nderuar, sugjeroj: mos humbni kohën të shfletoni letra të kota, sepse ashtu leni pa lexuar veprat e udhëzuesve të mirëfilltë, përmbledhjet dhe historitë e filozofisë - psikologjisë... Çdo vepër mendimtari na jep më shumë, pasi na bënë të vrasim mendjen, na edukon dhe nxitë vetëdijen tonë, në rrugën drejtë ribashkimit të trojeve, dekolonizimit, demokracisë dhe prosperitetit.

Sërish bëjë thirrje që mediumet serioze të botojnë vetëm letra nevojshme për ATDHEUN e jo shkarravinadëshirueshme nga pseudo-“ekspertët”; por, të botojë komentimet e secilit nëse ato merren me temën e jo autorin. Bëjë thirrje për të propaganduar fuqishëm popullin shqiptar, që opinioni botëror të njihet me prejardhjen e tij të lashtë legjendare dhe fazat nëpër të cilat ai është detyruar të kalojë gjatë rrjedhës së shekujve, për të arritur deri në ditët tona. Bëjë thirrje që “kalemxhinjtë” të zotërojnë plotësisht lëndën para se të shkruajnë në mediumet lokale dhe ato të huaja. Dhe, jam i bindur për forcën e të dhënave dhe argumenteve, për triumfin e drejtësisë e të çështjes kombëtare që unë dhe atdhetarët tjerë të mirëfilltë mbrojmë. Duke iu drejtuar lexuesve të huaj, krahas qartësisë së qëllimit, në letrat tona të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër  keqdashësve. Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit, horizonti i tij i gjerë kulturor dhe diplomacia superiore.

Ndoshta nëntë të dhjetat e njerëzimit, kanë qenë vërtetë të lumtur në besimin e tyre barbar e primitiv, ndoshta kanë jetuar të qetë e të kënaqur nën mburojën e budallallëkut apo dinakërisë së mendjes së tyre.

Njerëz të ndryshëm e kërkojnë lumturinë në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme, prandaj për vete edhe ndërtojnë forma të ndryshme jetësore dhe forma të ndryshme shtetërore.
Në këtë tokë krenare u kalitëm
ishim të kërkuar kudo
isha mësuar të luftoj, mësuar të fitoj
kurrë s`kam kujtuar se mund të dështoj