| E merkure, 05.12.2012, 08:31 PM |
T'MOS
RREJMË MA
Nga Pjetër Domgjoni
Mbasi e
rregulluem qytetin e Vlonës. Mbasi i pastruem muzetë. Mbasi e sollëm Mesharin e
përkrenaren e Skenderbeut. Mbasi shikuem me dhjeta e çinda filma vizatimorë.
Mbasi dëgjuamë me dhjeta e çinda tregime e përralla. Mbasi i mbushem parqet e
sheshet me përmendore. Mbasi e rehabilituem Ahmet Zogun dhe e dekoruem Rexhep
Qosjen. Mbasi i ftuem miqtë tonë ndërkombëtarë. Mbasi i therem njimijë qingja e
njëmijë desh. Mbasi i hangrëm tetëmbdhjetë
tonë tortë. Mbasi i pastruem rrugtë e sheshet. Mbasi i numruem t'hollat
e fitueme prej shitjes së suvenirëve e flamujve.
E
përfunduem edhe xhurulltinë që e patëm pagzue me fjalët: Festimi i njiqind
vjetorit të shpalljes së pavarsisë. E
nesrit, me njerzit e vjetër, filloi shekulli i ri. E vetmja gja që na pëlqeu aq
shumë e që e trashëguem prej shekullit t'kaluem, ishte rrena. Përseri, shumica prej nesh, filluem prap me rrejtë.
Prej
t'gjitha atyne fjalëve të mdhaja e të bukura që gjatë gjithë vitit kjenë thanë
për ISMAIL QEMALIN. Askush s'kje kujtue
me thanë se, atdhetari madh, Ismail
Qemali, ishte njeri shumë i ndershëm e shumë i rrallë në historinë tonë
kombëtare që e kishte pas shumë mëni rrenën.
Ai tregonte të vërtetën se, kishte shkue në
kancelaritë e Budapeshtit, Vienës e Rromës për me e mbrojtë tërsinë
territoriale Osmane e me paraqitë vetëm njifar lloj AUTONOMIE KULTURORE për
shqiptarë. E na, rrejtem se, kishte shku me kërkue Pavarsinë Kombëtare Shqiptare.
Fjalën pavarsi, ai e kishte mësue prej qeveritarëve të Rromës e Vienës. Ata
edhe e kishin urdhnue, t'mos e përdorte ma, fjalën AUTONOMI.
Ismail
Qemali, në vitin 1915, vet kishte thanë
në nji inervistë që i kishte dhanë nji gazete austriake se: Tan jetën time kam
luftue për mbrojtjen territoriale të Turqisë. Por neve na u dukë se kishte
thanë: Tan jetën time kam luftue për mbrojtjen territoriale të Shqipnisë.
Rrejtem
se i gjithë Durrësi kishte dal me pritë Ismail Qemalin. E vërteta ishte
se, vetëm dom Nikoll Kaqorri kishte dal
me e pritë ate e së bashku kishin shkue deri te Katedralja e shën Luçisë dhe
mbasi dom Nikolla, përmes pashës Vlons, i kishte sigurue rrugën deri në at
qytet. I fali karrocën e vet dhe e përcoll për rrugë mikun.
Rrejtem
se Ismail Qemali gëzonte nji autoritet të madh në kancelaritë perendimore. E
vërteta ishte se, edhe Rroma edhe Viena e shifnin si njeri të dyshimtë dhe
s'kishin besim tek Ismail Qemali.
Të shofim
se çfar funksione pat krye Ismail Qemali në Qeverinë Turke:
Mori
pjesë në komisionin shtetnor për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall
më 1876.
Më 1868
ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë.
Mbasi
ishte shumë i çmuar nga çarqet qeveritare, u emnue Mytesarrif në Afjon
Karahisar (Anadoll).
U ba
Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe
në Bejrut.
U emnue
"Shuraj - devlet Azasi" në degën e Tanzimatit.
Vali në
Tarabullus (Libi). e tjera e tjera funksione të nalta e të randsishme që Ismail
Qemali i kishte krye gjat jetës vet politike, në qeverinë turke.
Mandej,
Ismail Qemali, njifet edhe si hartues i
nji promemorjeje të cilën ia pat dorzue
Abdyl Hamitit e që kërkonte reformimin e Turqisë dhe rregullimin e saj sipas
modeleve të shteteve Europiane.
Kësaj
here t’kuptohemi mirë, promemorja ishte për reformimin e Turqisë e jo të
Shqipnisë.
Edhe Sami
Frashëri, kishte punue aq shumë për Turqinë, por u kujtue të baj diçka edhe për Shqipninë.
Edhe ai e pat shkrue nji lloj promemorjeje, por jo për rregullimin e Turqisë,
por të Shqipnisë dhe këte e pat pague me
jetën e tij.
Mbasi i
pamë të gjitha këto merita e funksione të Ismail Qemalit, si ishte e mundun që nji reformator e nji
funksionar kaç i naltë i peradndorisë,
të kërkonte pikrisht coptimin e asaj perandorie që i shërbeu me aç përkushtim.
Të
kërkonte Ismail Qemali Pavarsinë e Shqipnisë prej Turqisë, ishte e njejta gja, sikur,
Fadil Hoxha, Ali Shukriu apo Sinan Hasani ta kërkonin Kosovën Republikë
në ish Jugosllavi. Apo ma vonë,
pavarsinë e Kosovës prej Serbisë. Edhe
njeni edhe të tjerët, mund të kërkonin autonomi kulturore, por coptim
territori apo pavarsi kombtare, kurrsesi jo.
Si ishte
e mundun që Ismail Qemali, të shkojë prej Turqisë nëpër kancelaritë europiane.
E t’mos shkojë prej Shqipnisë. Kjo i bjen, sikur ai t’kishte shku me kërkue
pavarsi kombtare për Turqi e jo për Shqipni.
Luigj
Gurakuqin e kishte dërgue nëpër kancelaritë europiane, kleri katolik shqiptarë
dhe lufta heroike e Dedë Gjo Lulit e Mehmet Shpendit që kishin ngritë n’kambë t’gjithë
Veriun e Shqipnisë.
E kush e
kishte dërgue Ismail Qemalin.
Themi se,
Ismail Qemali e kishte përkrahjen e Rromës e Vienës. Për çka iku pra prej
Shqipnie e kush e detyroi ate me dhanë dorëheqje, e për çfar arsyeje.
Megjithate,
Ismail Qemali asht nji figurë aç e madhe sa që aspak nuk e çbajmë autoritetin e tij në qoftë se
vetëm e çveshim prej atyne shprehjeve folklorike dhe e tregojmë të
vërtetën, pa rrena, ashtu siç ishte i
vërtetë edhe Ai vet.
ISMAIL
QEMALI E NGRITI FLAMURIN KOMBËTAR NË
VLONË. Kjo asht e vërtetë, por s’ishte e vërtetë, ajo që thuhei se ai, kishte shkue nëpër kancelaritë europiane për
me kërkue pavarsi. E vërteta ishte se, ate e kishte dërgue turku për mbrojtjen
e tërsisë territoriale turke e me ia u paraqitë edhe njifar programi autonomie
kulturore për shqiptarë. Por, ajo që ishte shumë ma e randsishme për
turkun. Me ia marrë prej dore flamurin
kombëtarë, LUIGJ GURAKUQIT, që në të ardhmen,
t’mos mbetet n’histori emni i nji katoliku që kishte ngritë FLAMURIN
KOMBTARË.
T’ia fillojmë
me t’vërteta e mos ta fillojmë edhe kët shekull me rrena.