| E marte, 04.12.2012, 08:30 PM |
I. Hapet në Krumë të Hasit ekpozita me dokumenta arkivorë “Prefektura e Kosoves” Has 1921-1925 nga Dokt. Man POGA
Me rastin
e 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë, dt. 27-28.11.2012 ora 10-30 në
pallatin e kulturës "Pjetër Bogdani" të qytetit të Krumës, u hap
ekspozita me dokumenta arkivorë nga Dokt. Man POGA. Ekspozita me titull:
"Prefektura e Kosovës" themelimi dhe aktiviteti Krumë - Has
1921-1925.
Fjalën e
hapjes e mbajti Zv. Kryetari i Bashkisë Krumë Z. Flamur Thaçi, i cili
falenderoi studiuesin e ri nga Hasi Z. Man Poga për ekzpozitën e hapur për nder
të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai theksoi se dokumentat janë autentike dhe
sjellin risi për vizitorët. Periudha në të cilën fokusohet kjo ekzpozitë i
përket njërës prej periudhave me të ndritura të Hasit por poashtu më pak të
studiuara.
Duke
falenderuar të pranishmit ai ja dha fjalën specialistit të Muzeut të Krumës Z.
Astrit Fejzës, Historian. Z. Fejza vuri në dukje rëndësinë e kësaj ekpozitë të
çelur me dokumenta arkivorë të pa publikuar më pare.
Më pas e
mori fjalën autori i ekspozitës, Dokt. Man POGA. Ai tha se janë disa arsye
kryesore që në ndërveprim me njëri tjetrin mundësuan krijimin dhe funksionimin
e Prefekturës së Kosovës me qendër në Krumë: 1. Kërkesa e parisë së Hasit
dërguar Keshillit të Naltë, 2.Pozita gjeografike; 3. zhvillimi politik i kohës;
4. krijimi si qendër arsimore/kulturore, 5 lidhja me Kosovës që Hasi e kishte
të shumëfishtë. Jo po qëllim theksoi ai, prefektura e mori emrin Prefektura e
Kosovës. Hasi gjithmonë ka qënë i lidhur me fatin e Kosovës. Tashmë po gjysma e
Hasit ndodhet përtej kufirit, por kur u themelua Prefektua e Kosoves ata firmos
bashkë, si një njesi administrative, deri më 1923.
Në vijim
Z. POGA bëri një shpjegim të gjërë për publikun për çdo dokument përkatës.
Sigurisht rëndësi të madhe ju dha dokumentave që flisnin për Themelimin e
Prefektures, çeljen e zyres Bashkia Krume me dt 21.01.1924, Zyres së financave,
Gjykatës së Krumës, Shkollës së Krumës, krijimit të grupit artistik të Krumës
në vitin 1923, pazarit me mbi 30-të
dyqaneve të hapura aty, arsyet se pse qendren e Prefekturës së Kosovës e shkëputin nga Kruma për në Kukës etj.
Dokt. Man
Poga Falenderoi Kryetarin e Bashkisë Krumë Z. Liman Morina, përfaqësuesin e
Bashkisë Krumë Z. Flamur Thaçi dhe Z. Astrit Fejza për mbështetjen dhe u shpreh
mjaft i lumtur për praninë e madhe të qytetarëve të Krumës në ekspozitë.
Ekspozohet
Flamuri i sjellë nga Londra me firmën e n Emigrantëve Hasjanë.
Krahas paraqitjes se dokumentave arkivore per Historine e Hasit, u paraqit dhe nje suprize për të pranishmit. Supriza ishte shpalosja e Flamurit Kombëtar i ardhur nga Emigrantet Hasjan/e që jetojnë në Londer. Perfaqesuesi i tyre Z. Ibrahim Bera kishte sjelle dhe 100 firmat e tyre bashkë me flamurin. Ky gjest ishte nje mesazh i madh. Te pranishmit u emocionun kur shikonin emrat e bijve te tyre si firmetare.