| E marte, 04.12.2012, 08:23 PM |
KËNGËTARJA
E FLAMURIT?
Shkruan: Shaban Cakolli
Nevrije
Demolli, është një këngetare- e
njohur me kenget e saja te
mrekullueshme; ajo i mbanë të gjall adhuruesit e saj dhe ju jep shpirt kengeve te panumerta te tradites sone
Arbërore epiko- lirike ajo i ruan me
krenari kujtimet te shtrenjta te baballarve
te saj dhe te historise sone të lavdishme ne ngritjen e ndjenjes patriotike
atdhetare Shqiptare.
Ajo u
lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicës);u rrit me krenari në natyrën e saj
pitoreske, pranë gurrave me ujin e
ftohët, ballë ogjaqeve ku burrat edhe pse jo lirshëm, rrëfenin historinë
kombëtare, vuajtëjet dhe krenarinë e tyre, ku mësuesi u shpjegoj historinë
kombëtare, fytyrat e ndritura kombëtare nga:Skënderbeu, Ismail Qemajli, Luigj
Gurakuqi, Isë Boletini, Hasan Prishtina,
Mulla
Idriz Gjilani, Shyt Maeci, Ramiz
Cërnica e shumë të tjerë, mësoi
për Vaso Pashën, Naim Frashërin, Migjenin, e shumë shkrimtarë dhe poet si i vargëronin
dashurisë për atdheun, në mes të
rrapsodëve që i këndonin atdheut, kombit,
kurbetit, si e tillë u frymëzua në rini, shpirti i saj i
njomë u vesh me krenari kombëtare dhe
ndezëje dëshirash, për të u bërë këngëtare. Më kujtohet si sot, kur e kujtoj fillimin e këngës së saj
mallëngjehem. U rritëm bashk, në një fshat dhe aso kohe na e pat tërhjekur vemendjen zëri i saj magjik, zëri i
një pëllumbeshe të vogël, e cila skutej diku të mos binte në sy të të tjerëve
dhe ia thoshte këngës. Ai zë i ëmbël, plot nektar kombëtar nuk do të guxonte të
lihej në heshtje, nga se brenda kohësh do të shuhej.
Po në
fshatin tonë gjëthnjë në mes rinisë kishte njerëz që bënin punë të mëdha në
mbrojtëjen, kultivimin dhe pasurimin e kulturës sonë kombëtare. Këta gjurmues
të shkathët, zbuluan talentin e Nevrijes,
i dhanë hapësirë dhe mikpritëje, e cila fillimisht me ngurrim e ndrojtje nisi
aktivitetin e saj, por brenda pak kohe shkëlqeu nga gjithë të rinjët të cilët
ushtronin këngën.
Për
kundër dëshirave të mëdha për punë, kushtet për ushtrime ishin mjaft të
vështira, mungesa e lokaleve, por vullneti ishte shtylla që na bënte të i
tejkalojmë të gjitha. Është bërë punë me mund, por suksesi i arritur, na bënte
të harrojmë përpjekëje e mund. Edhe kohët kur bënim veprimtari kulturore ishin të vështira, ishim
nën pushtim dhe çdo aktivitet kalonte në sy të pushtuesit, por as kjo nuk ka
ndikuar të ndal hovin e veprimtarisë. Punohej në grupin letrar dhe muzikor, ndërsa
në këngë gjëthnjë ndriste Nevrija, ajo
na ka shpërblyar edhe në vendet konkuruese, por në veçanti me pritëjen e
ngrohët e duartrokitëje kudo që jemi prezentuar. Nevrije Demolli, me zërin e saj karakteristik, me
aftësi dalluese kultivon me mjeshtri këngën popullore dhe folklorike.
Ajo me
një mjeshtri ka ditur të rrespektoj skenën dhe publikun, i ka kënduar
përzemërsisht atdheut, kombit, gjuhës, flamurit, kurbetit dhe kënga e saj kudo
është mirëpritur nga të pranishmit.
E kujtoj
atë kohë, kur kudo kundërmonte erë
pushuese, ne vendosëm të shënojmë "2 korrikun", në rrethana të
tilla ky shënim nuk lejohej, por kështu vendosëm dhe ia dolëm.
Këtë shënim madhor vendosëm të e shënojmë në lokale të mbyllura, por adhuruesit e shumët të cilët kishin ardhur të ndjekin këtë shënim madhor, nuk kishin vend në lokalet e një shkolle si ishte shkolla e fshatit tonë. Vendosëm të e shënojmë në natyrë, shpejt pregaditëm teknikën e zërit, skenën dhe oborri dhe kopshtijet e shkollës u mbushën plot e përplot simpatizant.
Programi
ishte i radhitur me një fjalim rasti, këngë
e valle, recitime dhe gjithçka po përcillej me vemendje të lartë, nga se veq
amatorëve kishte edhe profesionist, si:Shemsi dhe Amir Demolli, Naser Cakolli, Sabri
Haxholli, Azem e Shehide Kadriu, Nexhmije
dhe Bukurije Demolli, mbi të gjithë
shkëlqente këngëtarja jonë e talentuar Nevrije
Demolli. Nevrija gjëthnjë nga vegjëlia ka pasur idol dhe me shumë shpirt e ka
kënduar këngën për Flamurin. Kur është ftuar në skenë Nevrija, kur furishëm me
plot zemër ka nisur këngën për Flamurin, zemrat e të pranishmëve u ndezën, në
vargjet:
Valo, valo
o Flamur
Skënderbeu,
të barti në duer
Valo, valo,
o bajrak
Shqiptaria
të lau në gjak
Oj
shqiponjë ti hapi kraht
kush të
dashtë, lakmi ta pastë
kush mos
të dashtë, zemra i plastë
nuk të
lëmë, as në ditë kijametit
të kem kushtrim, prej Skënderbeut
Gjithçka
shpërtheu, brohoritje, breshëri duar trokitjeje dhe kërkesa të mëdha, disaherë
e kthyan Nevrije Demollin në skenë. Aktiviteti në pasurimin e
kulturës kombëtare ishte qenësor në ate kohë, dhe punohej panderpre, shënoheshin
data historiko-kombëtare, por nëntorët
gjëthnjë ishin shënime kulminante, më mirë se kudo tjetër aty bashkoheshim, na
bashkonin fjalët e bukura poetike, fjalimet e përkushtuara patriotike, këngët e
vallet e bukura kombëtare, . . . . . Për çdo Nëntor ndizej në zemrat tona më shumë
se çdo herë tjetër shpalosej lavdia e ngjarjeve historike, të cilat shprushnin kujtimet
e zbehura për ngjarjet e mëdha të kohës. Zakonisht edhe pse në rrethana
pushtuese masa vishej në petkun kuq e zi, skena mbushej shqiponja, ndër të
cilat Shqiponja e madhe shquhej Nevrije
Demolli, për të cilën miket e saj thonin se i ngjanë Shotë Galicës. Ajo
në çdo shfaqëje i ka kënduar Flamurit, andaj
unë e kam quajtur me të drejtë Këngëtarja e
Flamurit.
Nevrije Demolli është këngëtarja që i ka kënduar
kombit, dashurisë së atdheut, i ka kënduar, Skënderbeut, Ismajl
Qemajlit, Isë Boletinit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, trimave të Dardanës, dhe asnjëherë për përfitime
materiale, por me dashuri shpirtërore. Ajo i ka kënduar dhimbshëm edhe kurbetit,
ku ne kurbetçarët e kemi dëgjuar me ëndje. Kjo Shqiponjë e Dardanës, këndoj edhe në Kosovën Lindore dhe
viset tjera shqiptare:Ajo ka pasur aktivitete të ngjeshura edhe për 100
vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe zemra i ka rrahur ritmikisht shqiptare,
kudo me këngen e Flamurit, ka prekur majat e këngës pleqërishte të historisë
sonë kombëtare. Prania e saj ishte në shumë koncerte e mediume, por ne
kurbetqarët po kemi më vështërsi të kapim disa programe që po emitohen në
vendin tonë. Para pak ditësh në Radio Zërin e
Arbërit në Norvegji, na i pushtoj zemrat zëri i saj i ngrohët me
këngën"NË BALLË TË ARBËRIT", këngë kjo që i kushtohet Flamurit, dhe
me vete thash:Këngëtarja e Flamurit, sot
më tepër se kurrë ka arsyen që me krenarinë më të madhe të i këndojnë Flamurit të kombit.