| E diele, 02.12.2012, 04:13 PM |
Projekti
Kaçorri
Ngjarja e nxjerrjes e riatdhesimit te eshtnavet te kolosit patriot Nikolle Kacorrit
Nga Pjeter Logoreci
Ne Austri
e sidomos ne Vjene e ne
Ma pas
gjithshka u la ne heshtje. Kurioziteti per te vizitue varrin e Imzot Kacorrit
me bani qe te vihem ne kontakt me nje punonjese te zyres se varrimeve me
origjine shqiptare e cila edhe pse shume skeptike, me tregoj rrugen qe une
duhet te ndjeke per exhumimin dhe transferimin e eshtnave te patriotit ne
Durres. Ne kte kohe isha bashkepunetore i nje instituti ne Vjene qe ishte i
angazhuem me projektet e Austrise ne Europen lindore, ku futej edhe Shqipnia.
Drejtuesi i saj Dr. Bernhardt Stillfried, nje burre shume i njohtun ne qarqet e
larta politike e diplomatike, ishte njohes i mire i vendit tone dhe mbeshtetes
i shume projekteve austriake ne te gjithe Shqipnine. Mund te permend ketu
biblioteken e Institutit te Shkodres, Shkollen teknike Austriake Peter
Mahringer etj. Duke pase mbeshtetjen e tij, une konceptova dhe drejtova dy
projekte te randesishem sic ishte ai: Kerkime Arkivore mbi Ndre Mjeden (ne ndihme
te studiuesit Mentor Quku) e Projektin NIKOLLE KACORRI (exhumimin dhe kthimin e
eshtrave ne atdhe) te herojt tone kombetar. Kujtoj qe sapo ja propozova Shefit
tim kte projekt, ai u tregue i gatshem te ndihmoje, por me pare (ishte
procedura e cdo projekti) duhej qe te informohej per koston e projektit ne fjale. Ai mei dha Ok-in
e vazhdimit te projektit i cili i kushtoj institutit rreth 4500 Euro. Per
dijenine e lexuesit, vendosa qe per ta ba sa me masive e te randesishme
exhumimin e eshtrave te Nikolle Kacorri, ti afroj bashkepunim dhe informacion,
bashkesise katolike shqiptare ne Vjene ku edhe une baj pjese. Mora pelqimin e
institutit per kte bashkeveprim dhe bashke me perfaqesuesin e misionit Pren
Kolen formuluem kerkesat per mbeshtetje. Deshiroj te theksoj qe kleriku Pren
Kola, ate kohe zyrtar ne misioni (misioni ka ndrrue deri tashti 4 klerike),
vepronte sipas vendimeve te keshillit te misionit per cdo aktivitet e jo si
person privat.
Azienda
ime e takimeve filloj me nenpunesin e larte te shtetit austriak RgR
(Regierungsrat) Zotni Leopold Tichacek, i cili ishte drejtori i pergjithshem i
administrates se Varrezave te Vjenes. Mbasi e informova mbi projektin, ai
ngarkoj nenpunesen e administrates qendrore Z. Gabriele Grüll qe te ndjeke
procedurat e exhumimit mbasi te qartesohej vendosja e pemes afer varrit si dhe
vendodhja e dy personave te tjere te bashkevarrosun ne kte varr. U aktivuzue
ekspertiza e pemes nga inxhinieri Franz Tolloschek (nese ajo damtohej me hapjen
e varrit), nga i cili u konfirmue lejimi i hapjes se varrit, por pa prerjen e
rrenjeve te pemes present. Mbas pergjigjes pozitive te ekpertizes, me 20 tetor
2010, i drejtova administrates se varrezave ne Wien, kerkesen zyrtare per
nxerrjen e eshtnave te Nikolle Kacorrit .
Ne nje
takimi me nenpunesin kryesor te varrimeve, Zotni Kotzik, mbasi i bera atij te
njohun firmen garant qe i priste eshtrat ne Rinas, u firmos kontrata per
exhumimin dhe riatdhesimin e eshtrave te NIKOLLE KACORRIT ne atdhe (Durres), ku
shteti austriak merrte persiper perkundrejte pageses, nxjerrjen e eshtrave,
plotesimin e dokumentacionit (pasaportes e certifikatave te ndryshme), lejen ne
ambasaden shqiptare ne Vjene, magazinimin e sargut deri ne diten e fluturimit e
bileten e avionit per sargun. Pagesa ishte e larte mbasi duhej te pagueja edhe
sargun per eshtrave te dy personave te
tjere te cilet ishin po ne te njejtin varr me Kacorrin, por ne thellesine 2m
(burre e grue).
Dita e
hapjes se varrit u caktue 1 shkurti. Ishte nje dite shume e ftohte ku temparatura
arrinte ne minus 10°. U gjenda ne varreza rreth ores 07 se mbashku me dy
pjestare te misionit katolik (Pren Kolen e Kastriot Deden). Gjate germimit ne
thellesine 1,5 e 2m, dolen eshtrat e
bashkeshortve austriake, Ferdinandit e Antonias, te cilet ishin te varrosur (i
dyti) ne distance nje meter me Kacorrin, eshtnat e te cilit u gjeten rreth 3m thelle (sic parashikohej nga
tekniket e varrezave). Nuk mund te pershkruaj perjetimin e momentit kur u gjeten ato, por emocionet me pushtuen krejt qenien time, kur pashe qe
ishin te mbeshtjella ne flamurin kombetar shqipetar, i cili si edhe eshtnat
ishte i ruejtun mire.
Skepticizmi
qe tregonin punonjesit e varrezave qe mbas 94 vjetesh te kishim nje rezultat te
mire, ishte i madh, prandaj gjetja e eshtnave ishte nji ngjarje pozitive per te
gjithe grupin. Eshtnat u moren po ate dite nga punonjesit e varrimeve per tu
depozitue ne frigoriferi deri ne diten e
fluturimit per ne Rinas.
Me daten
6 shkurt ne bashkesine katolike ne
Vjene, u organizue nji meshe solemne per nder te Imzot Kacorrit, ku moren pjese
bashkeatdhetar si dhe shume te ftuar nga miqte austriake e perfaqesues
diplomatike. Diten e 9 shkurtit 2011, sargu me eshtrat e Imzot Kacorrit mbas 94
vjetesh u ulen ne token shqiptare i shoqeruem nga Pjeter Logoreci (si
perfaqesues i Institutit Österreichkooperation dhe Kulturvereinigungs) e
kleriku Pren Kola (si perfaqesues i bashkise katolike shqiptare ne Vjene).
Deshiroj
te falenderoj per mbeshtetjen e interesimin personal, ambasadorin shqiptar ne
Vjene, Zotni Villi Minarolli me te cilin
pata kontakte intensive informative per
mbarevajtjen e projektit si dhe punonjesin e ambasades Egin Ceka i cili
u angazhue me formulimin e perkthimin (sipas porosise se Zotit Minarolli) te
dokumentit per pranimin e eshtnave ne territorin shqiptar. U deshen shume
perpjekje per te marr miratimin dhe nje fond shtese nga Instituti, per blerjen
e biletes per klerikun Pren Kola i cili si perfaqesuesi i misionit deshironte
te udhetonte se bashku me mue per te
shoqnue sargun ne drejtim te Rinasit. Sipas biletes ne duhej qe te arrinim ne
Se fundit
deshiroj te shkruaj dy rreshta ne shenje respekti e falenderimit per ate qe
bani te mundun realizimin e ketij projekti, Dr. Bernhardt Stillfried i cili nuk
jeton me. Burri qe perkrahu ndricimin e figurave me te medha te kombit shqiptar
si Nikolle Kacorri e Ndre Mjeda, ai qe nuk tha kurr jo, kur kerkohej vendimi i
tij per programet ne ndihme te Shqipnise.
Pushosh
ne paqe miku jone! Shpresoj se emri i tij do te mbese ne memorjen e shqiptareve
e do te kete mirnjohjen e qytetit te Durresit e te gjithe Shqipnise.