| E diele, 02.12.2012, 05:22 PM |
Puna dhe
dija i duhen shoqërisë thoshte romantiku ynë!
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Sot më
shumë se kurrë ndonjëherë më pare, na është bërë e mundur dalja nga qorrësokaku,
perms teknologjisë së përparuar, të përcjellim jetën më intensivisht rreth
zhvillimit të saj, që të kemi një politik zhvillimore ekonomike sa më të pasur
nga ana profesionale, njëkohësisht të jetë përkah vlera dhe domëthënia e vetë, politika aktuale shqiptare duhet të ketë
materie të freskët jetësore mbarë shqiptare, që nxisin impulse reale mbi
zhvillimet ekonomike dhe politike botërore.
Jeta sot
i sjell mjaftë materie të këtillë politikës shqiptare.Një pjesë e shqiptarëve
të robruar deri dje, disa të cilët ende ndodhën në robërin e fqinjëve pushtues,
të cilët i bënte robëria analfabet, dhe
disa të tillë nga skamja merrnin rrugën e mërgimit e disa nga këta shqiptar
fatkeq përfundonin edhe në trafikant drogash e prostitucioni, disa nga këta
shqiptar vërtet fatëkeq bininn nën ndikimin
e ekstremistëve fatarë islamik, sot mbarë shqiptarët duhen të heqin dorë
nga të gjitha dukuritë negative dhe të përqafojnë metodat më pozitiviste të
dijës shkencore dhe punës profesionale, të asaj pune të ndershme siq thoshte
romantiku ynë i madh Naim Frashëri, që më aq vëndosmëri predikonte dhe përhapte
kultin e dijës dhe punës si rrugdalje të vetme nga qorrësokaku dhe
prapambeturia e shfrytëzonjësve të pamëshirshëm, për mbarë shqiptarët kudo ata ndodheshin.
Shqiptari
të mos jetoj sotë vetëm nga fjalët e mëdha se bëra unë këtë e atë, siq qirren
për çdo ditë politikanët sundimtarë të sotëm në retorikat e fjalimeve të tyre
duke na survejuar fjalë boshe e demakogjike gjatë paraqitjes së tyre mediale, por
si popull në tërësi, sejcili nga mundësia e aftësive që posedon, ti përvishemi
punës me sinqeritetin ma të mundshëm profesional të japim kontributin tone në
të gjitha fushat e jetës, dhe në saje të fryteve të kësaj pune atdhedashëse të
shikojmë dhe të ecim drejtë së ardhmës, për ndërtimin e një jete më të begatë
për brezat që vijnë.
Shqiptari
sot duhet të jetë i përgaditur krejtësisht ndryshe në të gjitha pikpamjet
tradicionale morale politike kombëtare, që na sjell kualitete të reja në hap më
kohën, që duke menduar për të mirën e vetë mendon edhe për të mirën e mbarë
shoqërisë, e jo siç është kjo klasë sunduese politike në mbarë trojet shqiptare,
që mendon vetëm për tu pasuruar për vetën dhe servilet e tyre.
Transformimi
shoqëror në kohën që po jetojmë, lë të pësoj ndryshime të thella shpirtërore
dhe jetësore, le tu sjell shqiptarëve vlera pozitive të barasvlerëshme dhe
sociale, psiqike, morale, shoqërore në sasi të mjaftueshme.
Të jetosh
në kohën e vlimeve të mëdha të padrejtësive shoqërore, ku një klan i vogël
njerëzish të përbërë nga shtersa e politikanëve mafioz, servil e të korruptuar, që shumicën e
shoqërisë shqiptare, nëpërmjet
autoritarizmit duan ta fusin nën diktatin e tyre, kjo mbase është e padrejtë
dhe e padurueshme, që në asnjë mënyrë këtë dikatat totalitar nuk duhet kurrsesi
ta kalojmë në heshtje, kur tashmë kemi alternativa politike të reja kombëtare
të cilat veprojnë në mbarë trojet shqiptare.Nëpërmjet këtyre forcave politike
kombëtare, të krijojmë një jetë më dinamike dhe plot pasione ndërtonjëse, që të
shkojmë përpara, në mënyrë që të kompenzojmë vitet e tretura nga politikan
mafioz, servil e të korruptuar.Në këtë
rast kërkohet nga qytetari shqiptar të jetë aktiv dhe produktiv që të jetë në
gjendje ta përcjell më ma shum intenzitet punën e klasave politike sunduese, se
sa ata kanë bërë punë të vlerëshme për shoqërin shqiptare, në të kundërtën për
mos punën e tyre të ndëshkohën me votën e qytetarit.
Nga e tërë kjo që thashë, më përshkon një ndjenjë se duhet të bashkohën dhe afrohën mes vete shtresat e varfëra dhe shtresat që u përfshin aktivisht në luftën çlirimtare, që luftuan për ngadhnjimin e demokracisë dhe lirisë në mbarë trojet shqiptare.Kjo mbase është porosia historike e gjithë atyre bijëve dhe bijave më të mire të kombit që ranë në altarin e lirisë për një jetë më të mire dhe më të dinjitetshme të shoqërisë shqiptare, se njerëzit e shfrytëzuar rëndom i bashkon përpjekja e përbashkët për ta dërguar në pension të përjetshëm klasën politike sunduese të korruptuar.Ashtu siç i bashkoi lufta çlirimtare kundër pushtuesve të huaj.Njihet historikisht, kur është treguar solidaritet i vërtetë i të varfërit me të varfërin, i të shtypurit më të shtypurin, i punëtorit me punëtorin, i veteranit me veteranin, i të paknaqurit me të paknaqurin, (për shkak të padrejtësive politike që po u bëhet nga ana e klasës sunduese), i fshatarit me fshatarin, i qytetarit me qytetarin, e të tjerë, të gjithë bashkë krijojnë lumturin dhe ndryshimin pozitiv të shoqërisë shqiptare për një të ardhme më të mire. Puna dhe dija i duhen shoqërisë shqiptare thoshte romantiku ynë Naim Frashër. Në këtë mënyrë realiteti funksionon njëmendësia dhe veprimi gërshëtohen në arritjen e fitorës mbi padrejtësinë.