Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poezish nga Ramiz Dërmaku

| E diele, 02.12.2012, 04:33 PM |


Ramiz Dërmaku


Festuan të gjithë shqipëtarët

Mbi trojet Dardane
Rrezoi dritë qielli
Zemrat e shqiptarëve
Besa e ndera i lidhi
Mbi Iliri e Iliridë
Nenat lindën trima
Përkundën edhe djepa
Nga ata u themelue ushtria

Burrat e idealeve të shenjëta
Ushtaret e Çlirimtarës
Trimat dhanë betimin
E fituan pavdeksinë
Ne luftë kundër armikut
Ne bronz u shëndrruan
Bashkë e gezojmë lirinë

Mbi mllefin e vuajtjeve
Zbrazën urrejtjen mbi shkinin
Sot jetojm të lirë
Bulbat e dashurisë qiellore
Në qiell lëshojnë dritë engjëllore


BURRI ME DY KOBURE

Kuvendi i Junikut
Më Hasan Prishtinën
Te verrat e gjitës
U lexua programi
I Lidhjës
Adheu në flakë të kushtrimit

Burri i Dardanisë
Gjenerali i pavarësisë
U nisë nga Boletini
Me 400 luftëtar
Vlora shpërthente nga gëzimi
Buzë Jonit kaltrosh
Kosova në ngerq

Vitet e trazuara
E bekoi nga zoti
Vendimin e pritur
Si dallgët e Oqeanit
Ra në gjunjë Isa Boletini
E falmurin e puthi
Vendimin e shenjët


TREMIJË VJET SHTET

Në motet e vështira
Të shpalljës së mëvetësisë
Kosova digjej në flakë
Shqipëria ishte në Shtetrrthim

Turqit e tmerruar nga vendimi
Serbët ngritni llogore
Shqiptaria do të behët
Delegatë e kethyer nga
Shumë shtete europe

Mbi rruzullin tokësor
Gjithëkah ku ka shqipëtar
Festojnë tremijë vjet shtet
E një shekull dritë të pa varë

Valon një shtizë flamuri
Me shqipen dy krenare
I dhanë fund sundimit osman
Skënderbeu nga Lezha
Për në Vlorë fluturon me kalë

Punuar me  25.11.2012
Weingarten-Gjermani