Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dona Gjidiaj: Pas perdes

| E diele, 02.12.2012, 12:42 PM |


Dona Gjidiaj

PAS PERDËS

Grisa perden e trishtimit
Për të parë shkëlqimin e diellit
Rruga për tek ti
Aromë lulesh të freskëta
Me vesën e mëngjeseve  avull
Fëshfërimë e ëmbël dashurie,
Diell i flakët-
E ne,
Akull nga djegia ....
Asgjë përtej perdes nuk dukej
Trishtimi u shkri në mall
Me puthje të zjarrta,
Me djersë vlimi
Si dallgë deti trazuar në heshtje
E shikimet e tretura
Në dritën e flakës,
Në prendim dielli
Në dritën e hënës së çmendur
Që shuan etjen e shkrumbuar

Unë e ti pas perdes
Nuk vërehet shkëlqimi
Ngjeshur buzëve të etura
Zjarr....
Puthje e diellit
Akull e zjarr
Melodi e vjetër
Jeh kënge e pa ndalë,

Unë e TI !.....