Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi

| E premte, 30.11.2012, 05:51 PM |


T E L E G R A M

FAMILJES TË GANI AZEMIT

DEGËS TË LDK-së PËR BENELUKS

B R U K S E L

Me hidhërim të madh mësuam vdekjen e parakohëshme të veprimtarit të shquar të Diasporës Shqiptare, Gani Azemit. Prandaj ju shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes të nderuar Azemi si dhe Degës të LDK-së për Beneluks.

Veprimtari i palodhur për çështjen kombëtare, Gani Azemi është i njohur me aktivitetin e tij në Diasporë qysh në vitet `80-a. Ishte bashkëpunëtorë i afërt i Enver Hadrit, Hero i Kosovës.

Ganiu me shokë ishte themelues dhe drejtues i Degës të LDK-së për Beneluks si dhe kryesues i Fondit Qeveritar të 3%-it për Belgjikë. Ishte adhurues dhe mbrojtës i pakompromis të parimeve demokratike në frymën e përcaktuar nga Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova.

Gani Azemi bashkëpunoi ngusht edhe me Degën e LDK-së për Gjermani, duke koordinuar shumë aksione, demonstrata dhe peticione sëbashku.

Vdekja e papritur e mikut tim Gani Azemi është një dhimbje dhe humbje e madhe për komunitetin shqiptar të Diasporës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Ganiun tonë, si veprimtar, si poet, si publicist, si diplomat dhe mbi të gjitha si mik të mirë, të dashur dhe të sinqertë.

Me dhimbje dhe respekt - Xhafer LECI – Gjermani