| E enjte, 29.11.2012, 09:58 PM |
BUSTI I PETRO MARKOS NE DHERMI
NGA GEZIM LLOJDIA
Në
fshatin Dhermi-Vlorë, u organizua ceremonia e përurimit të bustit të
shkrimtarit të madh-Nderi i Kombit, Petro Marko! Më parë se të zhvillohej
ceremonia u bë një vizitë dhe u vendosën buqeta me lule te ka varri i
shkrimtarit.
Kjo vepër
e përkryer dhe e realizuar në bronx nga skulptori Agim Rada, financuar nga
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, është një dhuratë e çmuar dhe respekt
për veprën e këtij kolosi të letrave shqipe.
Sheshi i
fshatit ishte zbukuruar me flamuj kombëtar. Bashkëfshatarë të moshave të
ndryshme prisnin me padurim të shikonin Petron e tyre në bronx sepse i kishte
marë malli dhe kanë shumë për t’i thënë njeri-tjetrit!
Për të
nderuar këtë ngjarje ishte e pranishme edhe deputetja e kuvendit popullor,
zonja Rajmonda Bulku, drejtoresha e artit dhe kultur
ës në
Ministrinë e Kulturës, rinisë dhe sporteve, zonja Mimoza Ylli, drejtori i
librit, zoti Ermir Nika si dhe skulptori Agim Rada. Ishte dhe zoti Aleksandër
Çipa-kryetari i unionit të gazetarëvë si dhe kryetari i klubit të shkrimtarëve
“Petro Marko”-Vlorë, z. Myrteza Mara.
Në këtë
ceremoni merrte pjesë edhe vajza e shkrimtarit të madh Petro Marko, Arianita
Marko!
Bustin e
zbuloi deputetja Raimonda Bulku dhe Kryetari i Bashkisë Himarë, z. Goro
Kryeplaku
i fshatit dhe kryetari bashkisë Himar, zoti Goro përshëndetën të pranishmit,
falnderuan Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë për këtë kontribut dhe vlerësim
të figurës së shkrimtarit Petro Marko! Më pas përshëndetën zonja Mimoza Ylli,
deputetja Rajomonda Bulku, z. Aleksandër Çipa dhe z.Myrteza Mara!
“Ky
bust-tha ndër të tjera z. Aleksandër Çipa është i pari në zonën e Himarës dhe
për figura të ndritura si Petro Marko duhet të bëhen simbole drite, kulture dhe
patriotizmi.”
“Më shumë
se kurrë e ndjej veten krenar që klubi ynë i shkrimtarëve mban emrin Petro
Marko! Petro Marko është i gjithë Shqipërisë, i Ebros dhe i Ustikës, i luftës
dhe paqes, i burgut dhe i lirisë, i dritës dhe i lotit, i historisë dhe i
lavdisë! Petro Marko ndriçon kohën dhe kombin, brezat i janë mirënjohës veprës
së tij!”
Shumë
emocionuese ishin fjalët e ngrohta të banorëve të fshatit të cilët vendosën
lule tek busti dhe bashkë me to edhe lutje e falnderime të përlotura!
Lindi në
fshatin Dhërmi.
Petro
Marko ka lindur më 25 nëntor 1915 dhe ka vdekur më 27 dhjetor 1991. I ati quhej
Marko, kurse e ëma Zoica.
Që kur
ishte nxënës i shkollës tregtare nVlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu nvitin
1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Natë shkollë pati si
drejtor edhe arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin;
shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë. Një nga këto i
prezantoi "Manifestin" e Marksit. Pasi kreu shkollën, sorollatet nëpër
Tiranën e zymtë të asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa i bien në dorë
një ditë Hilë Mosit, asokohe ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues nDhërmi.
Më pas transferohet për nDhuvian të Dropullit. Qëndron nkontakt të vazhdueshëm
me shtypin komunist nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi.
Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petroja u jepte nxënësve
literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë). Kështu që u detyrua të largohej për
herë të parë nGreqi. Qëndron nKorfuz, ku bie nkontakt me emigrantët politikë të
atjeshëm, me nkrye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për nAthinë, ku kishte të
vëllanë, Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn
nfakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin, të cilit
Petroja i thoshte: "Turp për ju që ende jetoni nkohë të
Bizantit!...", ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot të ishte mësues
i shqipes. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllait krijohet mundësia të hyjë në
një shkollë joshtetërore, në Fakultetin Ekonomiko-Politik. Shqyrton mundësinë
të shkojë nBashkimin Sovjetik, ku natë kohë ishte dhe Sejfulla Malëshova, Ali
Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet nShqipëri, por
ikën fill pas dështimit të kryengritjes së Fierit. Kthehet pas vendosjes të
qeverisë liberale të Mehdi Frashërit (verë 1935). Planifikohet kryengritja e
Fieri, që dështon që nzanafillë, dhe ikën nga Vlora për nKorfuz. Kthehet në
nëntor, pasi Branko Merxhani e Ismet Totoja e thërrasin, ngaqë do të hapej një
gazetë ("Koha e re") si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një
artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës, që Ethem Totoja, asokohe ministër
i Brendshëm, e pa si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën
("Illyria" etj.) dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko
Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të
dytë. E internojnë në Porto-Palermo (2 javë) e pastaj në Llogora. Lirohet me
interesimin e Merxhanit e Totos. Bashkëpunon në "Përpjekja shqiptare"
të B. Merxhanit, që donte ta vinte si antipod i "Hyllit të Dritës".
Por largohet mbasi u shkrua një artikull se sishte gazetë komuniste nga
Brankoja. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij proproletariatit,
i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e
zëvendësprefektit të Himarës. Petroja i jep fjalën se do ta pranojë pasi të
shkojë në Athinë e të japë ca provime. Takohet me Migjenin para se të niset
(1937) dhe pastaj me të mbërritur në Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë.
Anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në
Marsejë dhe gjen nParis Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një
"shok" serb që mbante nofkën "Roberti". Dhe caktohet
kryetari i grupit prej 113 vetash që u nis për nAlbacete, ku ishte qendra e
brigadave internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në
Spanjë, shkon për në “Kuintanar de la Republica”. Merr pjesë në mbledhjen e
shkrimtarëve antifashistë nValencia, ku ishin dhe Ernest Heminguei, Pablo
Neruda etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku
herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale,
i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat
internacionale), u ngarkue me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble.
Hyn nItali nga fundi i 39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet natdhe, sepse
KOMINTERN-i kishte porositë me i çue legalisht ose jo të gjithë komunistët në
vendet e tyne. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin - hasmëri të
vjetra. Në Vlonë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E
burgosin në Vlonë, në Tiranë (maj 1940)... Mbas marsit 1942 e nisin për Itali,
Palermo e Ustikë. Shkruan "Një natë e dy agime", poemat "Nase
labi", "Horizonti në kuletë", "Parada e të uriturve",
romanet "Kodashi", "Rrugëve të luftës"; "Nisja pa
mbarim", "Bija e kapitenit"... Pas çlirimit të Jugut tItalisë
nga forcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur tjerë dhe
kalon në zonat e çliruara italiane. 1944 arrestohet nga gjermanët dhe po atë
vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin 1944
kthehet ne Shqipëri, duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve të
tjerë në kohën kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Është në
Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Te
"Retë dhe gurët" citon N. Spirun, që i thoshte se Shqipëria kishte
material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet - bollëk ky që
bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman,
ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e
çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në
Tiranë nga 1945-1947. Nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë
vijës së partisë (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi), lirohet më
15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Boton "Hasta la
vista" (1959). 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të
birin. Romani "Çuka e shtegtarit" (1980) si direktivë për autokritikë
nga Partia, por sia pranuen e nuk u botue. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund
të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos
kur provoi ti rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë,
kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa
ceremoni.
3. I
paharueshmi Petro Marko
Në Dhërmi
ne të klubit “Petro Marko” duam të takojmë Petro Markon. Kemi planifikuar një
dokumentar. Do ta xhiroj tv “Apolon”. Do të bëjë një bust për ta vendosur në
klubin tonë. Kurse busti që është planifikuar në vendlindjen e tij ende nuk po
vendoset.
Në ka zë
më të bukur në poezinë dhe letrat tona, poeti Petro i kësaj ane është i
paarritshëm. Petroja ka pasur frymëzimin e detit, d.m.th., kur mbushej me atë
gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla njëfarsoji
si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset te
bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël, e bardhë, hyjnore e
këtij deti dhe e kësaj toke. Ku mund ta takojmë sot poetin Petro Marko? Është
një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër
xhinët e kësaj bote. Është në kohëtretjen e madhe, por të paharrueshmen. Është
në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e
librave, është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës, është në koperturën
e një shoqate shkrimtarësh, është kudo i gjithëgjendur, është dhe nuk është.
Por koha nuk e ka harruar poetin tonë Petro Marko. Dhe pse të harrojë? Kam
kaluar kohëra të mira dhe të këqija, që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e
këtyre viseve jugore, por emri “Petro” nuk besoj se është bërë i harrueshëm.
Nuk e kam njohur dhe dua ti çoj një lule atje ku prehet paqësisht, mirëpo ku ti
gjej këtu lulet dhe në këtë stinë? Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi
ta vizitojnë. Ka një veçori, që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që
janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët, kur ikin, thuhet:
“Nuk vdiq, por iku se kishte ndoca punë.” – “Ku?” – “Atje sipër, o burrë i
këtij dheu.” Dhe varrin-maozeulum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia.
Madje, ka edhe një poet atje në Turqi që ka nja 8 tyrbe dhe nuk dihet se në
cilën është, që quhet Emre. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë dimri është
një mirësi. A e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj? Petro ishte një shenjtor i
fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë
me regjimet dhe diktatorët e diktaturat, që e qëlloni sa majtas, djathtas, para
e mbrapa, se ishte krijues, ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe
përpara regjimtarëve të të gjitha kohërave. Prandaj dua të them se poetët e
rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht
i miri poet, i biri i Markos dhe nënë Zoicës.
Banoret e
fshatrave të Lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç
përpiqet të thuhet në ndonjë libër, vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e
shpreh: “Që në Gumenicë e lartë/ Himarë është çdo fshatë… Ose Himarë, Kaninë,
Drashovicë/ Tepelenë, Kardhiq, Nivicë/ nga një farë e nga një fis/që me ardhjen
e Turqisë i ndau i bëri dysh/ në xhami edhe në qishë…” Pra, atje në Kuç dhe në
të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit, me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti
e krushqi, jepej misër, fasule e merrej vaj, ullinj e agrume, madje diku sipër
në Qarrishtë është një lis që i thonë “te lisat e qishës”, ku ka qenë kisha
dikur… që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje. Ne, kur vinin
himarjotët këtej në kohën e atij regjimi, i pyesnim se cilin kishin më të
zgjuarin. Ata përmendin poetin: “E keni dëgjuar Petron, por edhe Neçon”, që
kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e
veçantë, ëmbëlsor, poetik, bukurisht të bukur, që i këndonte vajzës së valave…
Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime
ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak, aspak madje dhe nuk dihej ishte i
gjallë apo i vdekur, vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë, që ia kishin
fshehur, ia kishin marrë ose ia kishin ndryshuar qëllimisht. Sidoqoftë, unë e
dija se nga fshati Progonat në Himarë kishte plot, por besohet edhe
historikisht nga një fis i Kaonisë rridhnin, madje në shek 15 “”Himarë”
quheshin jo vetëm trevat e sotme, por edhe Lumi i Vlorës dhe Kurveleshi dhe
diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se
lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë, Butrint, Sarandë, bregu i Jonit dhe
përfshinte rreth 53 katunde, ndërsa në një akt zyrtar të M. Argiroit
shënoheshin 38 katunde deri para myslimanizmit në Lumin e Vlorës e Kurvelesh
kanë qenë të krishterë, të traditës iliro-arbëreshe. Një pjesë e madhe e fiseve
të Himarës (sotme) kanë ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Në Himarën e
madhe në shumë dokumente dalin emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhërmi),
Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari
(Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove
Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica,
Progonates, Tepelena, shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në
mos gaboj është Sh. Delvina tek “Epiri”... Mbi kurrizet e Çikës godiste me...
vetëtima Zeus (mitologji, të vjetrit)... “Nëse Homeri do të kishte zgjedhur
malet e Himarës për skenën e Iliadës, gjërat do të kishin marrë rrjedhë tjetër
gjatë periudhës 3000-vjeçare shprehet Pukëvil.” Kaonia (Himara), vendi ku
circet porositën Odiseun të ruhej prej sirenave... malet mbi Himarë quhen
"të Vetëtimave"? Zeusi lëshonte ato nga qielli sipër saj... (Emri
“Himarë” (Himera, edhe Kimera)... përfytyrohej si qenie mitologjike me trup
dhie e kokë luani, me bisht dragoi... që villte zjarr nga goja (zjarri nga
flakët e vullkani, tashmë të shuar, në Llogora...) Deti Jon. Legjenda thotë se
Jonin, birin e Dyrrahut, pas vrasjes së tij në luftë e hodhën në det, i dha
emrin (varianti tjetër) “deti Jon” (deti ynë).
Fiset
epirote kanë banuar që në lashtësi: Kaone Himara, Thesprotet, çamët, mollosët -
Janina, amantët - Lumi i Vlorës... Kaonia (ka hone) shtrihej nga lumi Aos,
Aosta (Vjosë deri në lumin Thyamis (Kallamas) në Jug. Straboni dhe Tukididi
thonë se "Pellazget e Ankandës quheshin kaonë. Variant i emrit kaon (ka
hone) dhe varianti tjetër “Kaoni”, biri i Priamit... Kaonet zinin pjesën më të
madhe të Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët, japigët,
mesapët… shprehet një studiues i këtyre anëve te gazeta “Demokracia” e vitit
95… Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro çthotë për origjinën e tij dhe të
fisit?
Me sa kam
dëgjuar, me sa di unë, rrjedh nga një familje që në fshatin Dhërmi quhet Bua.
Shekuj më parë në fshatin tonë erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. Nipi i
luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç, thonë pleqtë, banoi ne një vend
midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe që quhet
Paloshpita... Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen, aty ku ende i
themi Konaku i Gjinit. Aty i lindën dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra
poshtë ngriti një kishë të vogël, Shën Janin, që është ende.
Djemtë e
tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera të vogla nën shpellën e Pano Gjinit.
Markoja dhe Gjoni i bënë pranë e pranë. Aty në atë vend Markajt Gjanët bënë
shtëpi të tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut të Gjinit. Kështu
që shekuj me radhë Markajt, Gjonët, Buajt ishin një bark, një fis gjer vonë, sa
isha unë i ri, nuk martoheshin me tjetrin. Kishin të drejtën e gjakut për
njëri-tjetrin…
Mirëpo Petron unë sot nuk kam ku ta gjejë, ndritë veçse shpirti te varrezat. Aty paqësisht ai fle, në ditë të mira dhe të këqija, në dimër, në verë, në stërbima, llohëra e zheg, pra ka kohën e prehjes së madhe. Petroja ishte një shqiptar i mirë, që shprehte vetë dhe mburrej me këtë, kishte edhe një ideal, por Petroja ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari. Në të vërtetë figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithçka deri në zhdukjen fizike, por poetët mbesin, sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë. Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron, a kishte kurthim për zemrën e poetit, a kishte hekura për ti lidhur duart, ndonëse dhimbshëm e lanë të presë, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë “të vdesë”? Edhe deti i gjorë sot fle si Petroja. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave. Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli, që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yje, në atë botë thashethemesh, ku ishte Petroja, perverse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej, këtej lart, para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh, kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes, kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga kroma e socializmit mashtrues. Kështu, ai priti gjallërimin e kohardhjes pranverë, sepse kishte vite e vite që nuk e ndiente mungesën e reve, të shiut dhe mungesën e vrapit të erës së re. Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm te centrali që dikur kishte bërë dritë. Edhe një herë folëm për Petron, dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm. Lamtumirë poet, hasta la vista Petro!