| E enjte, 28.11.2013, 09:40 PM |
Ripublikim
Në mbyllje të Ciklit: -Një jetë luftë, një shekull Pavarësi (17)-
JETË TË GJATË FLAMUR E SHQIPE
Teksti: Zeqir Lushaj
Dita e Arberit (Patriotike, me çifteli)
Në ball të Arbrit ndritë përjetë,
Data e kuqe njëzetetetë (28),
E Nëntorit të historisë,
Dita e madhe, e Pamvarësisë,
Shumë nderim, gjithmonë kësaj dite,
Jetë të gjatë Flamur e Shqipe.
Ooo…Flamuri i Atdheut,
Prush i zemrës së Skënderbeut.
Kur t’valvite Ty flladi i malit,
Shohim dorën e Ismail Qemalit,
Vetimë penda e Naimit,
Flakë naganti i Boletinit.
Gjithë shqiptartë – zemërliri
Nëpër breza t’majtën n’gji,
Zemrat gjakun ta kanë dhanë,
Lavdi Shqipes, gjithë tuj thanë,
I lidh brezat, besa e burrit,
Na lidh puthja n’palë t’Flamurit.
Ooo… Flamur, o nderi i prakut,
Çmimi yt, asht çmimi i gjakut,
Mbi lahutë e n’djep të fëmisë,
Je simbol i shqiptarisë,
Veç një gjak na rrjedh ndër vena,
Gjaku i shqipes me dy krena.