| E diele, 25.11.2012, 04:01 PM |
PORTRET
PËR NJË ISH NXËNËS: MËSUESI U GËZOHET ARRITJEVE TË NXËNËSIT TË TIJ
Nga Faik Berisha
1. Më 8
tetor 2012, diku rreth orës
Sigurisht
për ta ndërruar bisedën, ai nxori nga xhepi celularin "iPhone", dhe
mi tregoi "Gurët e varreve" që atyre ditëve ua kishte rregulluar
prindërve të tij. Mësues kanë kaluar 13 vite nga prilli i kobshëm që mori
babain, dhe ja vetëm tani e kreva edhe një "detyrë shtëpie", u shpreh
tamam ashtu siç mund të flet njeriu kur nga krahu heq një barrë që e ka të
ngarkuar. Më pas më tregoi edhe ca gjëra të "shtëpisë në katund" siç
shprehej ai. Ishte i entuziazmuar, kurse unë nuk doja ta ndërprisja, bile tha
se "këtë fund jave i pata bijat", kam një motër të cilën e mora në të
panë dhe qeshi sa nuk bëhet më... po këto gjëra e bëjnë të rëndësishme jetën e
njeriut... e më pas ktheu bisedën me pyetjen për jetën dhe punët e mia.
Jam i pa
punë, i thash, për të të mos thënë se jam pensionist. Kështu me shaka iu
përgjigja edhe unë. Fëmijët janë rritur dhe kanë jetën e tyre, unë me gjërat e
ditës, lexoj vazhdimisht, por gëzohem kur i lexoj librat e nxënësit tim, u
shpreha me dashamirësi. Pastaj i fola për krijimtarinë e tij ku më dëgjoi me
vëmendje. Po autori është person publik, e ai mund ta mat vetën me interesimin
e lexuesit për librat e tij. Si të them u shpreh ai: Këtu në Kosovë, përjetohen
deficite, kurse në Evropë dhe Amerikë, duke mos përjashtuar as Shqipërinë
gjërat kanë ecur më mirë, prandaj s'kam pse të ankohem. E sheh si janë krijuar
klanet, jo vetëm në politikë, po kudo të cilat po bëjnë kërdinë, megjithatë
karshi angazhimit tim për t'i shpërndarë, librat kanë qarkulluar mirë, bile
mjaftë mirë, u shpreh i bindur.
Në
ndërkohë i ra cingërima e telefonit, dhe si në një orë mësimore, ne detyrimisht
u ndamë për t'i ruajtur kujtimet për nxënësin tim!...
2. Gjatë
rrugës për në shtëpi, blova edhe njëherë tërë bisedën, sepse tek ai pash një
individualitet të kompletuar dhe përplot ide pozitive, për vete dhe të tjerët,
e ky gjest më shtyri tu rikthehem disa pikëpamjeve që gjenden nëpër librat e
tij. a). Poezia që krijon Shefqet Dibrani, ka një vlerë që kalon mesataren e
asaj që i thuhet poezi e sotme shqipe, por më duket se prezenca publike e
poezisë që krijon ai është nën çdo mesatare, madje as "poema e bukur
kushtuar Rugovës" që është një krijim i rrallë, nuk është përfshirë në
librat që i kushtohen Ibrahim Rugovës, sikurse as "elegjitë" e shumta
nuk janë përfshirë nëpër monografitë që u kushtohen këtyre heronjve për të
cilët ai ka shkruar. b). Pastaj kritika letrare e tij e përmbledhur në librin
"Libra dhe mbresa", nuk është dashur të heshtet nga shtresa
intelektuale e akademike e Kosovës, pasi dihet se pikërisht ajo kritikë ka
ndikuar që të themelohet në Amerikë një rrymë e re letrare e quajtur
"PROTONIZËM". c). Është libri "Letrat e Agimit" që ka
sjellë një letërkëmbim interesante në mes tij dhe poetit kuksian Agim Spahiu,
letra këto të bëra publike me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së poetit, kurse
autori dëshmon jo vetëm kulturën e shkrimit të letrave, por libri është dashur
të futet si literaturë në fushën e gazetarisë pasi shënon një risi tek ne në
Kosovë. ç). Janë edhe dy libra të tjerë me analiza politike "Zhgënjimi
ballkanik 1 dhe 2", të cilat e bëjnë këtë autor vizionar, sepse është
treguar mjaftë i saktë në prognozimet e tija. d). Dhe së fundi është libri
"11 Minuta para orës '00", i cili merret kryekëput me zhvillimet
politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos anashkaluar as segmente të
tjera dhe duke mos përjashtuar as individ që kanë qenë të involvuar në këto
procese. Libër ky që është pritur mirë në Evropë ku jeton autori, por është
heshtur në Kosovë(?!), prandaj pa dashje shtrohet pyetja: Pse?
3. Nuk
dua të bëhem i mërzitshëm, por dua të apeloj tek ndërgjegjja e kombit tim, për
të cilën nuk dyshoj. Ti respektojmë vlerat dhe individët që kanë bërë shumë për
këtë vend, qoftë rasti me nxënësin tim, apo edhe me të tjerët. Është kjo arsye,
pse dua të apeloj tek strukturat akademike të Kosovës, tek zyrtarët politik në
Kosovë, dhe veçmas po apeloj tek strukturat e LDK-së, për të cilat, nxënësi im,
ka shkruar më shumë, të mos injorojnë personalitetet që mund t'i dalin zot
këtij vendi. Madje kjo detyrë i takon më shumë se kujt do tjetër vet kryesisë
dhe kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa, të hapin debat publik për pikëpamjet e
shtruara në librin e tij, pasi debati shkon
në dobi të proceseve demokratike që i duhen Kosovës. LDK-ja duhet ti
nderon intelektualët, ti afroj ata dhe tu japi shansin për ta treguar veten. Po
këtë gjë mund ta bëjnë edhe strukturat tjera shtetërore, politike, akademike
dhe madje edhe ata individ që udhëheqin biznese të suksesshme anë e këndë
Kosovës.
Ndonëse nxënësi im nuk u ankua, më takoi mua të flas, si mësuesi i tij, me qëllimin më të mirë për interesin e këtij vendi. Prandaj po apeloj edhe tek mediat e shkruara dhe ato elektronike që të hapin debat për veprat e tilla dhe t'u krijojnë mundësi të flasin mendjet e ndritura të kombit tonë, që i kanë sfiduar vështirësitë për vite të tëra, madje duke dalë fitimtar e duke u treguar të suksesshëm. Vetëm rasti në fjalë thotë shumë, pasi dihet se pa ia krijuar mundësitë e veprimit ai ka arritur ta dëshmoj veten. Shtrohet pyetja: "nëse këtyre njerëzve u krijohen mundësitë dhe u lejohet hapësira e veprimit", çfarë do të kishin bërë për Kosovën! Prandaj, mendoj unë se vetëm duke i nderuar njerëzit tanë do të bëjmë diçka të vlefshme për këtë vend të bekuar nga Zoti!...