Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjovalin Muzhani: Paraqes të vërteta historike - për Pavarësinë e Shqipnisë

| E diele, 25.11.2012, 02:55 PM |


PARAQES KETO TE VERTETA  HISTORIKE - Per Pavaresine e Shqipnise

Ekskluzive nga Gjovalin Muzhani

Si  shqiptare ndjeje nji kenaqesi te veçante qe pata rastin te ju ve ne dijeni per keto te verteta te historise sone Kombetare, erresue ne pa dijeni, duke u perbaltur qartesine, si uji i burimit te pastert te vertetesise historike.  Shkrimtari i madh  Ernest Koliqi, ne te perkoheshmen „Shejzat“ (Le Pleiade), viti VIII, 1964 Nr.  3-4 faqe 77 shkruen artikullin me shum vlere:“ Ekrem Vlora“, ne perkujtim te ndjerit Ekrem Vlora, qe ndrroi jete ne fund te marsit 1964.  Qe nji nder personalitetet  e larte te kultures se diaspores shqiptare.   Zotni i njemendet, qe e nderon gjakun shqiptare me veti te rralla njerzore (humane) e te prumet e njerzishem.  Sjellja e tij me shfaqje fisnike te shpirtit, fryt i edukates  bujare.  I lindun midis miradivet familiare. . .  Edukata e tij s’perbuzte kerkend, me sjellje te buta plot urtesi.

Ne ligjerimin e tije biseda  dilte e rrjelleshme; e dashtun, e sinqeret  me nota te burimit Arbenore.  Qe nji poliglot, i pelqente pastertia e gjuhes shqipe.  Fjala e tij e thjeshte, bindese me logjike te thelle si aristokrat i vaditun.  Me vullndet e zotesi, voziti ne dallget e jetes plot travaje.  I merguem jetoi me ndere e djersen e ballit.  Spikaste stoiçizmi, per tu admirue, tue fitue buken me ndere si shqiptare fisnik.  Punoi pa ankime tue e perballue shuplaken dermuese te fatit, u nda per jete nga rregjimi Diktatorial me bashke-shorten e te bijen fort te dashtun.  Kure i permendete, iu dridhte buza e goja e tronditej ne zemer.  Nuk shpresote se do ti shifte s’gjallit, Ky mendim e lodhete dite e nate.

Ky patriot lindi ne Vlone 1-VII-1885, nga Syrja Bej Vlora e Hibri Hanem Toptani.  Mesimet e para i mori ne familje nga nji tube mesuesish  te zot qe e pregatiten per gjuhet: turkisht, persishte, frengisht, gjermanisht, anglisht, italisht e greqisht.  S’voni mesoi shqipen.  Pranohet shkollen e mesme Bazel te Zvicres.  Klasat e gjimnazit i kreu ne Akademine Perandorake Mbretnore Theresianum Vjenes ne shoqni me aristokracine Austro-Hungareze.  Specializohet  per çeshtje Ballkanike n’Universitetin e Vjenes.  Vjetin 1905-6, fitoi doktoraten  ne fakultetin ligjor te Stambollit.  Pranohet Atashe ne Ministrine e Jashteme Otomane.  1907 dergohet  Sekretar Ambasade  ne Petersburg.  Ne Vjene u mure me probleme te Pamvaresise Shqipnise.  Ne thirrje t’Atdhetarizmit vjen ne Shqipni 1912.

Vitin 1913 senator i Vlones, nenkryetare i Senatit.  Kohen e Princ Vidit qe sekretare i Ministrise se Jashteme te Shqipnise.  1916-19 italianet e interrnuene si Austro-fil.  1922 Kryetar Bashkije ne Vlone.  1925 senator ne Shqipni, mandej perfaqesues i Shqipnise ne Londer.  Ne Athine 1930.  Vitin 1933 minister i punevet te jashteme te Shqipnise.  1924 Minister i tokavet te Lirueme.  Detyrat i kreu me perpikmeni.  Nji diplomat i vertete me kulture poliedrike.  Botoi ne gjermanisht dy vepra: Aus Berat und vom  tomor (Sarajevo-Daniel, A. Kajan 1911) E Die Mahreid  uber da Vorgehen der Junturken in Albania (Wien Laipcig Fromme 1911) S‘fundi Drejtori Bernath Institutit Sudost  Mynchenit i kerkoi te shkruente kujtimet e veta, lodhun nga emigracioni, pejzat e jetes ju keputen pa e perfundue ne moshen 79 vjeçare, me29-III-1964 ndrroj jete.  Vdekja e intelektualit nji humbje e madhe mbare Kombetare e diaspores Shqiptare. . . Ekrem Vlora erdhi ne Shqipni kur nevojat qene ma te medhajat per shpalljen e Pamvaresise 1912.  Kushriri i tije Qemal Vlora do te shpaloste flamurin e Pamvaresise.  Mjeshtri i pendes shkrimtari E.  Koliqi ketije artikulli i a bashkangjite me logjike tue njoftue:” Shkruesi i ketyne rrallevet perfitoj shum nga biseda e ketije Zotnije rranxe-are, denge me dije e prevoje e mendje-squtesi.  5 muje perpara se mordja e pa meshirshme me e rrembye tregoi  rrethanat ne shpalosjen e Pamvaresise ne Vlone.  Flamuri i Skanderbeut valoj i lire mbas 5 shekuj robnijet, nga balkoni i shtepise se Vlorajvet.  Njoftimi mbi flamurin e perdorun duhet te njifet…

Dhurata qe Ekrem beu pat nga Alandroja Kastrioti ( intelektual me shum kulture) mjaft i njoftun.  Ne banesen e vet pati nji biblioteke shum te pasun me fondin e libravet albanologjike e koleksione shum te pasuna me piktura e foto mbi Shqipnine, se kam pa kerkund ma te pasun se te  ky Zotni.  “Nji mbramje te vitit 1910.  Pretendenti i frontit te Skanderbeut e fton Ekrem Vloren ne nji darke  ku u gjeten prane ma se 30 vete intelektual t’aristokracise nderkombetare.  Darka qe shtrue ne pallatin e nji kushrires s’Alandros, nji dukeshe franceze.  Kahe fundi i darkes, nji sherbetor i veshun me shenjake (en livre) solli nji kuti te kuqe stolise me shytin e arte te Don Alandros e mbajti me te dyja durete.  Alandroja u ngrit ne kambe, ne shej te nji thekunije (prekje e thelle emocionuese) ne ftyre.  Hapi kapakun e kutise e nxori prej saje nji flamure shqiptare te kuq me shkaben e zeze dy krenareshe krahe-hapun.  Foli fjale te zjarrta e te prekeshme me nji tingull trishtimi ne za, si me ja pase ndie zemra se nuk do te arrinte me e pa at flamur me value lirisht mbi token Shqiptare.  Pohoi para te ftuemvet besimin e vet mbi ardheme-nine fatbardhe te dheut te Kastriotit e parafoli per Pamvarsine…Se shpejti do te jete pune e kryeme. ” Ne fund at flamure ja dorzoi Ekrem Beut tue i thane: “Un jam plak e drue se nuk do ta shof diten e lume te lirise shqiptare.  Ju jeni i ri, mirrnje e sillnje n’Atdhe; Premtofte Perendija qe shpejt te shtjellohet ne qiella  te lira te Shqipnise”.

At flamure Ekrem Vlora e mori gjithkund me vehte, ne Stambolle e Shqipri.  Kure Ismail Kemal Vlora me 28-XI-1912 u pregatit  te spalle Pavaresine, kerkoi nji flamure shqiptare e se gjeti.  Murat Toptani, qe ishte ato dite mysafir ne shtepi te Vlorajvet i ra ndermend se kishte pa nji flamure kuq e zi ne dhome te Ekrem beut.  I tregoi Ismail Qemalit.  Ia lypen Ekrem beut e ai flamur i Alandro Kastriotit u valevit si simbol lirije mbas 500 vjet ne Vlore, diten e 28-XI-1912.  Duke ia dorzue Ekrem beut at dhurate, Alandroja kishte parapa afrimin e dites se Pamvaresise shqiptare e njiherish parandimje se ai vete nuk do te ishte gialle per at rast shum te gezueshem.  Del e qarte e verteta historike si drita e diellit n’agim.  Fjala e tij shkruar nga mjeshtri i pendes Koliqi asht e peshuar si me kandare te fermacisi.  E. Koliqi vdiq mbas 11 vjetvet 1975 duke lane ket thesar.

Eshtrat e Ekrem Vlones, e ketije dijetari patrioti te madh, pushojne ne Vjenen e kultures.

E. Vlora u takue me Alandro Kastriotin per here te pare ne Paris 1900, qe vazhdoi korrispondencen deri 1910, i cili i dorzoi rreliken e flamurit trashigimtare te Skanderbeut.

Fjalori enciklopedik Shqiptare botim i vitit 1987 (i pari), faqen 276 shkruen: “Flamuri shqiptar, simbol i kombit dhe i shtetit, i luftravet te popullit shekullore per liri e pamvaresi, per ruejtjen e indentitetit  kombetare kunder çdo perpjekje per nenshtrim e asimilim.  Simbas deshmive historike Gj. Kastrioti (Skanderbeu) kishte nji flamure te kuq me shqiponjen e zeze dy krenare…Ngritja e flamurit kombetare  ne Vlone, me 28-XI-1912, ishte shprehje e pavaresise kombetare.  Flamuri shtetenore i R. P. Sh.  paraqet nji fushe te kuqe me shqiponje te zeze dy krenare, mbi te cilin asht nji ylle i kuq me pese cepa.  Raporti nji me nji e dyzet.  (Neni 108 i Kushtetutes).

Edhe ne faqen 864 te ketije libri shkruhet:”Pozio Maringo”, 1878-1912.  Leu ne Hoçisht te Korçes.  Ne vitin 1904 vendoset ne Vlore.  Punoi per perhapjen e mbajtjen e shkollavet shqipe e te ndergjegjes kombetare dhe emancipimin e gruas.  Dallohet per fjalimet patriotike e botimet ne shtyp.  Me duarte e saja qendisi flamurin qe u ngrit diten e shpalljes se pavaresise, dhe ne shtepine e saj u shume fishuene flamure tjere, qe zbukuruene dritaret e qytetit. (Shenimi jem Gj. M): Vdiq ne Tirane, varri i saje pse mbeti ne harrese?!…Pse? Flamuret qe shume-fishoj ne shtepi su vendosen ne ndonji ekspozite?! 1912 ndiq, si gjeti kohe te qendiste?! Asnji botim ne shtyp i Zojes Maringo su pa!Te ndergjegjesohemi per te vertetat historike,  s’ka nevoje per komente eshte e pa mohueshme.

E. Koliqi shkrimtar, akademik i letravet, profesor Universitetit, shkroj saket e pa gabime la thesaret.

E. Hoxha qe nxanesi i prape i liceut te Korçes.  Kure i vdiq i vllaj i madhi dhe erdhen me ngushllue te jatin, qe i tha: “Vajti i miri dhe mbet rezili”.  Enver Hoxha mashtroj historine per kultin e vet…

Kohen e Diktatures thohej e shkruhej se Kanga e Hymnit te Flamurit poezia qe shkrue nga Asdreni, qe jetoi ne Rumani.  Koliqi ne Shejzat e shkruen te vertete se qe shkrue nga Imzot Fan Noli.

Nji intelektuel me mend e dije  shum, me dy doktorata banues ne Trieste, Doktor Ton Koka, ishte shume mik i E. Koliqit e tregon: “Miqesija e Koliqit me E. Vloren ishte mase vllaznore, i lidhte nji ideal i perbashket, lufta kunder diktatures se kuqe te Tiranes.  Ia rrefejshin mendimet njeni tjetrit.  Ket artikull Koliqi e shkruen te verteten historike tue lane amanet transmetimi te shqiptaret. ”

Pa dale nga tema e kurreshtjes historike, nji tjeter e vertete doli ne shesh nga kujdesi i ketije shkodrani mik i joni, e falnderojme se na jep per te lexue “Shejzat”.  Kishte kalue pushimet verore vitin 2000 ne Mljet, ishulli i fundit ne arqipellagun  e ishujvet te shumet te Dalmacise.  Ketu ishte njoftun me historianin kroat Antun Tonko Voivoda, qe porsa kishte botue nji liber me titull:”Mljet ishulli i Odisese”.  T. Vojvoda ja dhuroi mikut shkodrane ket liber me nji perkushtim.  Permbajtja e librit ne fjale asht plot dyndeje historike, fillue me nji lufte te ashpert midis te Ilirevet e Romakevet 100 vjet p. K.  Mbas rromakevet ishulli zaptohet nga Greket, ma vone nga Repuplika e Raguzes  (Dobrovniku).  Vitin 1030, ne ket ishull sundoj mbreti Mihail me origine kroate, qe e pati ndejen ne Shkoder.  I biri i mbretit Mihail,  Konstantin Baden, nderton nji qytet ne ket ishull qe i dhane emnin Skadarski Grad (qyteti i Shkodres).  Miku i jone shkodrane e vizitoi ket vend.  Perveç germadhave e murevet te rrezueme nga ai qytet i Shkodres nuk ka mbete asgja.  E vertete historike, dhe nji Shkoder e dyte. . .

Ketije shkodrani i shprehu mirenjohje me falnderimet e przemerta, per ket njoftim historik…

V. O. Fjala flamure eshte turkisht, veriu e quen bajrak, sepse bajraktari u printe ne luftat per liri me flamure.  Flamuri i kuq paraqet gjakun e derdhun te martirve qe flijuene jeten per altarin e Atdheut.  Shqiponja dy krenarshe toske e gege te bashkuem si kokrrat ne shege.  Armiqt na shane, flamuri i sorres e ndalue 4,5 shekuj pushtim Turk ne Shqipni, flamuri u shpalos 1912, qe ju uroj 100 vjetorin.

-Hapi drite per ket figure te nalte atdhetare, nder yjet e patriotizmit shqiptare, personalitet i ngritun, intelektual  i kompletuem deng me dije, poliglot, solli esperantos ne Shqipni, njeri shum i squet qe fale Zoti ne shekull, me veti te nalta njerzore, diplomat i vertete rralle ti gjindet shoku ne Shqipni,  qe zotni i njimendet Mark Kakarriqi.  Un e njofta7-8 vjeçare dajen e nanes e thirrnim Axha Mark ne rrespekt, vertete qe zotni burri, si lord englez veshun luks, sot 80 vjeçare ala s’pashe burre me ket paraqitje.  Ishte Kryebashkiaku i Shkodres ma i miri i dashtuni ne popull, i pa harrueshem.  Fliste per vllazerim kombetare, harmoni nderfetare, Shqipni etnike e zhvillimin ekonomik te Shqipnise.

Ne bisede me Kryeministrin Anton Iden, kryebashkiaku i Londres si shpenzonte gjith fondet e puneve botore.  Ja lypi, i tha: Kryebashkjak si Ju, perkushtue punes na mungon ne Londer.  Me keto fonde kanalizoi e rrindertoi rrugen Skanderbeg deri te vorrezat, Fushen e Qeles e Serreqin.  Z. Marku  leu  ne Shkoder1891-vdeke26-XI-1942, djali Koles tregtare bamires i madh.  Shtepija e tij ma e bukura  ne Shqipni, me kopesht botanik 300 lloje trandafilesh etj, shatravan me peshqi te kuq n’akuarium, statuj, kolona antike si te keshtjella e Miramares e principeshes Sisi ne Trieste.  Vila e tij dy kateshe rrikunstruktue shtrue ne mermere e parket, me shkalle mermeri shum te shtrejte mjaft artistike,  jashte jane te rralla, qe shtepi muze e para ne Shqipni.  Shtepine ble Muzhaneve, la 3 dhoma karakteristike me skalitje ne dru.  Ne dhomen e pritjes pati 17 kuadri mjaft te shtrejta te piktorve me za e pikturen e Rembrandt “Çifuti shetites. ”(Ja bleu vllaut Linit pitakoteka e Tiranes me pahire 460 lek te reja, me te marre vaji, qe kushton miliona!?) Kishte koleksion armesh me shume vlere, pullash, paresh e biblioteke, sekuestrue diktatura.  250 vjetorin e pamvarsise Sh. B. erdhi nji ftese Shqiprise vetem per Z. Markun.  Si ekonomist i afte deshti te ndertoi ne Shkoder, fabrike birre ma te madhen ne Ballkan, elb e panxhar te millej ne F. Bunes, mbeturinat ushqim per pulari e punesue shkodranet ne mirqenje.  Vdekja 49 vjeçare e parakoheshme s’mujti me i rrealizue planet.

Mesoi ne shkollen tregetare te Jezuitve te Shkodres, mesojshin 7 gjuhe te huja me turkishten, klasifikohej nxanesi ma i miri.  Shkollen e mesme e vijon ne Rrobert Kolegje te Stambolles institut francez.  Ambasadori Francez vizitoi shkollen, i ra ne sy ne qinda nxanes M. Kakarriqi, i tha drejtorit: Lajmeronje familjen e ketij studenti, sa te marojne shkollen do e marrim per diplomat te frances.  Universitetin e perfundoj shkelqyeshem ne Londer.  I vetmi shqiptare shkrue ne librin e Genio si ekonomist i rralle.  Deshen ta punesojne drejtor banke ne Londer, per atdhetarizem vjen ne Shqipni.  S’martohet ne zakon si L. Gurakuqi, i perkushtohet atdhetarizmit.  Miqt e shoket qene: Fishta, Mjeda, Kaçorri, Noli, Gurakuqi, Konica, Curani, Gjeçovi, Curri e mjaft te huej: E. Durham, Bajroni, Botanisti Mark Graf, Nopçe.  Duka Da Osta etj.  Ndej emigrand jashte se punoi shume per Atdhetarizmin.  Mori pjese ne Komitetin e kryengritjes shqiptare antiosmane me qender Podgorice 1907.  Mjaft aktiv i Kryengritjes se madhe 1911-12 e ngritjes flamurit ne Deçiç 1911 si prolog i Pamvarsise.  Historia heshte per 5 aktivist te L. Prizrendit te fisit Muzhani: Zefit, Gasprit Simonit e Pjerinin, shquhet veçanerisht Gjon Muzhani, sekretare-shkrues e mesojtori i shqipes, mjaft i squet, mbante lidhje me diplomatin M. Kakarriqi e L. Gurakuqin, shkruen A. Shkodres.  Ne Angli pati mik Kryeministrin Anton Iden, drejtorin e Olivudit, Operes Vjenes, Vishinskin e njofti ne Londer.

Me tregonte Gjyshja (Gj. Bushati motra e Z. Markut me squtesi te rralle: Molotovin e arrestuen ne Venecia i kerkoi Markut ta lironte, ja kreu nderen, Ministrit rus Vishinskit.  Marku me vaporr nga Londra me madhna qelqurina kristali e porcelani i dergoi ne Odesa per tregeti.  Pati shoqnues Zefin vllaun e P. A.  Harapit.  Komunistet Rus e sekuestruen e burgosen.  Z. Marku mbante ne gisht unaze me gur brilanti vlera mbi 150 napoliona are, thonte duhet per te papritunat e jetes.  Ne burg miqesue me guardianin, ja fali unazen me i dergue Vishinskit leter.  Krye 10 diteve e u lirue nga burgu e i falen nje quader te Rembrandt me kornizen Ermitazhit Leningradit, si kompensim i grabitjes se madhnave te vaporrit.

Ishte trim s’mbante arme, bamires i madh, fukaraja te ndihmohet e punesohet.  Roja personale  Karrocieri pajtonit Gjoni e gjendar Lazri me arme per gjith Shkodren, s’kishte hajni e thojeshin: Zotni i njimendet, i mendshem si M. Kakarriqi rralle i fale Zoti.  Shum dordhanes,  tregoi kamarieri Kafes Madhe, Rizaja punoi 40 vjet, n’orar vinte pinte kafe.  Pershendeste te gjith i njifte, falte rrushfete.  Nji dite piu kafen e s’la pagesen, mendova ka harrue! Banakieri me thrret, ne filxhan te kafes gjeta 1 napolion are, ma kishte fale, per Bajram.  Shum i pritun ne shtepi.  Priti Mbretin Zogu i I, ne rrespekt folen gjermanisht, nderim per Mretneshen.  Tre vllaznit e dy motrat e Markut diplomue ne Vjenene.  Ne mirsjellje Gjeraldina shprehet: Na pritet me rrespekt te nalte, si t’ishim te Mbreti Franc Jozefi ne Vjene.  Marku qe me opoziren e Shkodres.  Fliste rralle, fjala e Ti peshue me kandare fermacie, vazhdimisht lexonte, ndigjonte lajmet, shfrytezonte kohen si thanjet e Franklinit: Oret kalojne e ne na shkruhen.  Thoshte: Ma mire shkoni 2 muj ne Londren se 2 vjet n’Europe.

Veprimtare i madh i levizjes Kombetare, ne kafen Kursal te Vjenes ne qender pagoi nji tovoline per disa vjet me vue flamurin e Shqipnise, me ju ba te dijtun jashte egzistencen e Shqipnise.

Dy here deshen ti bajne atentat si koke patriotike, ne Vjene e Sarajeve, dhe fashizmi desht ta eleminoi.  Per veprimtarine e flekat Atdhetare, qe ne mergim, ja arrestoi Turkija Baben, Kol Kakarriqin e dy vllaznit Pashkun e Gasprin denue per vdekje.  Z. Marku me diplomacine e Ti nderhuni te qeverite Anglo-Franceze i derguen Turkise fermanin e faljes nga vdekja.  Populli i shkodres ne nderim e rrespekt diten e lirimit nga burgu i Shkodres ja shtruene rrugen me çylyma.

Ne ngritjen e flamurit te Vlones 28-XI-1912 qe eksponent kryesore, emnue Minister i Punve te Jashtme.  Ky e mori vesht se Turkija do ta arrestoje Qeverine e Vlones, me nderhymjen e tije ne qeverine Franceze, siguroi barken e shpetimit te qeverise per ne Durres.  Asht fotoja “barka e shpetimit me qeveritaret e Vlones, ku shifet I. Boletini, I. Qemali M. Kakarriqi e L. Gurakuqi etj.

Vdiç ne Tirane pa pritmas 49vjeç, dite zije Kombetare e sidomos per Shkodren.  Funerali i Ti madheshtore mija vetesh, e gjithe Shkodra perlotun me thekuni ne zemer, printe prifti, banda e Bashkise me muzike funebre.  Vorroset ne lapidarin e Fam. Kakarriqi porosite Z. Marku ne Vjene, mermer i zi i shtrejte ma i bukri i Ermajve.  Lapidari me kolona e zingjir mbushe ne kunora artistike.

Thojshin Konferenca e Londres 1915 qe ba me inisjative e tij, delegat me I. Qemalin qe dhe Z. Marku.

Organizimi i Konferences se Triestes per kufijt Shqiptare qe ba nga veprimtarija e M. Kakarriqit.

Atje foli saket: Kufijt e Shqipnise ti kerkojme çka na tokojne ne, perndryshe do te kena ngatrresa.

Diktatura e fshini nga historia, fotot i errsoi i vuni gjyslyke, mjekerr e mustake te mos njifet.  U mbajt si element armik e borgjez, nipi i tije Ernesto Bushati inxhinjer kimisti ma i talantuemi ne Shqipni, ju kendonte njolla ne biografi e dajes e tij, Mark Kakarriqit, si te ja errsojshin meritat?!. . .

Ky intelektuel poliedrik, diplomat i rralle me dije te thella, shkriu nji jete per Atdhetarizem, qe e perbaltosi diktatura, tue zhduke nga historia e meritat e tija shum te vlefshme.  Pse t’heshtet sot!?. . .

Cili patriot krahasohet me veprimtarine e Z. Markut, qe sakrifikoi jeten per atdhetarizmin.  Sa qinda levizje bani mbrenda e jashte me krye ne rrezik e dha fonde per arme nga xhepi i tij.  Ç’ka duhet te beje me shume te quhet patriot shqiptare?!. . .  I mungon libri i monogrsfise dhe per meritat patriotike lapidari.

E Shkroi biokimist Gjovalin Muzhani. Italia 15-XI-2012