Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Limani: Peligrinazh në Vlorë

| E shtune, 24.11.2012, 06:51 PM |


Remzi Limani

PELEGRINAZH NË VLORË

Sot në një kohë tjetër bartem
Mbi shtatëdhjetë vjet pas
Aty në një lëndinë të bukur
Midis dy yllinjve flokëbardhë

Shtatëdhjetë vjet pas
Vlora thellë merr frymë
Me buqeta lulesh e përkulur
Mbi varrin e qëndistorës
Shtron sofrën e emrit shqip

Marigo Posio një varr ka
Me lule gjaku të mbuluar

Marigo Posio nusja Korçare
Një varr ka
Vend peligrinazhi kombëtar