| E premte, 23.11.2012, 07:58 PM |
Vështrim
mbi librin "Nëpër vlime shqiptare” të autorit Izmi Zeka
Një libër që freskon kujtesën historike për të kaluarën tonë
Nga Nijazi Ramadani
Në kuadër
të botimeve që po shënohen në kuader të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit
shqiptar dhe në Gjilan libri “Nëpër
vlime shqiptare”, i autorit Izmi Zeka, ku, që përmbledhë ngjarjet më të
rëndësishme të Lidhjesh shqiptare të Prizrenit e ngjarjet këtij shekulli, që
nga periudha e Rilindësve shqiptar Abdylit Samiut, si mishërim i përpjekjeve
për liri gjatë shekujve deri te
kapërcimi elegjik i Mulla Idriz Gjilanit nga harta e Kosovës për të
përvijuar te Epojeja e Jasharajve, një si një filozofi e re në mendësinë dhe
përspektivën e shqiptarëve.
Për këtë
libër të zhanrit të publicistikës historiografik, e kanë shoqëruara me një
parathënie të autorit dhe recentit, dr. Memli Krasniqi, punëtor iinstitutit
Albanologjik të përgaditur për botim nga editori Sabit Rrustemi, të Ars Klubit
“Beqir Musliu”, në Gjilan.
Një libër
që freskon kujtesën historike për të kaluarën tonë, “Nëpër vlime shqiptare”, që
është libri i tretë i Izmi Zekës, pas librit të këtij zhanri" Shtatë emra
piramidë", si dhe ia "Relitete e ballafaqime, të cilat i janë botuar
edhe nëpër gazetat ditore, si te "Epoka e Re". Ato u cilësuan si një
album i lëvizjes gjithë përfshirës nëpër
rrugën e gjatë për liri dhe pavarësi kombëtare e deri në ditët e sotme.Ky libër
është ndërtuar figurativisht dhe simbolikisht mbi figurat më emblematike të
historisë sonë, figura këto që përcaktuan dhe zhvilluan ngjarjet historike,
libër mbi luftën dhe zhvillimet politike, mbi konceptet ideologjike e lëvizjen
atdhetare, libër për nyjat që përcaktuan fatin e kombit. Libri ka në fokus edhe
ndriçimet për një histori të ndrydhur dhe të panjohur të Millan Shuflajt,
pastaj një rinjohje me njeriun dhe historianin që për bazë pati shkencën,
profesor Sadullah Brestovci, rëniet që i dhanë kuptim jetës, pastaj një jetë
kushtuar Kosovës dhe shqiptarëve, Xhevat Qerimit, ku i vihet rënia vertikalisht
për thyerjen e kufirit, figura më madhore e lavdisë sonë kombëtare, Agim
Ramadanit.
Në kudër
të vlerësimeve ë shtë vënë një qasje e re ndaj historisë, si aspekte të veçanta
të shkruara në një gjuhë fare të ndryshme nga ajo që është parë deri më tash.
“Nëpër vlime shqiptare” është libër që bashkon gjeneratat e ngjarjet ku
potencon faktin se "shqiptarët u desh të ngrihen disa herë në këmbë gjatë
historisë për të drejtat e tyre".
Profili i
kësaj vepre në fakt është fokusuar në një publikim hulumtimi dhe rezultat
shkencor i një angazhimi autentik historik. Autori nëpërmes këtij libri, i ka
vënë vetes për detyre lartësimin moral dhe atdhetar të profileve dhe figurave
me kapacitete rikujtuese freskuese. Ai, nëpërmjet identifikimit të çështjeve
dhe figurave madhore që po trajtohen vazhdimisht në baza shkencore-historike, analitike, në
mënyrë që të arrihet deri tek promovimi i mundësisë së ngritjes së strategjive
të reja në fushën e historiografisë sonë, për lartësin morale, qyutetare dhe
atdhetare të shqiptarëve. Zeka ka një qasja
filozofike ndaj proceseve historike, I cili na bën të kemi besueshmëri,
se në momentet vendimtare, u gjet edhe në një funksione të rëndësishme
shtetërore. Pra, dy vitet e fundit Zeka
është në një funksion vital të shtetit, zëvendësministër i brendshëm i
Republikës së Kosovës është aktiv edhe politik, si kryetar I asambles komunale
të Gjilanit. “Kombi shqiptar ka nevojë për dalje shkencore në arenën e
historisë. Ky rast duhet të merret mësim për gjeneratën e tanishme të
politikanëve shqiptarë, kudo që janë ata, që veprimet e tyre, para së gjithash
duhet ti kenë të ndërtuara mbi një platformë kombëtare, e cila gjeneratave të
ardhshme do tua ndritë rrugëtimin e tyre drejt aspiratave për një të ardhme të
ndritshme, ka vlerësuar një nga referuesit e librit, teologu Mustafë Bajrami.
Libri i
kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, i autori Izmi Zeka, i
cili e ka kryer një borxh në 30-vjetorit
të vrasjes së xhaxhait të tij, Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të tij, Jusuf
e Bardhosh Gërvalla dhe 100 vjetori i pavarësisë shqiptare, që këto dy data, në
një shekull të ikur, ta sendërtojnë ëndrrën tonë për bashkimin e kombit, sepse
kjo ishte jo vetëm dëshirë, por edhe synim e gjakim i atyre që u flijuan në
këtë rrugëtim një shekullor. Impresione për librin e Zekës kanë shprehur edhe
shumë të tjerë që këto shkrime të publicistikës historike kombëtare.Libri është i ndarë në tre kapituj që në
përmbajtjen e saj ka 17 njësi të integruara në brendësinë e tij prej 175 faqeve.