| E premte, 23.11.2012, 07:57 PM |
Ali D.
Jasiqi
KËNGA
Gjelbërimi
e kishte mbuluar natyrën. Pyjet e zhveshura gjatë dimrit i kishte mbuluar
dushku, kurse mollët, dardhat dhe pemët tjera mbanin lulet e fundit para se të
formonin frytet e tyre. Fusha që pas shkrirjes se borës ishte dukur e shkretë
tani ishte gjelbëruar nga
E gjithë
kjo dëshmonte se pranvera kishte arrite.
Tufat e
deleve të uritura këputnin barin, kurse qengjat pasi këputnin dy tri fije të
barit të njomë vraponin. Vraponin disa herë rreth nënave të tyre dhe pastaj
pasi lodheshin lëshonin një zë, sikur donin të thoni se duhet të thithnin
qumështin nga e ëma. Delja pa e ngritur kokën fare me gojën e mbushur bar,
sikur e ftonte qengjin që të thithte sisën e saj. Qengji i lodhur dhe i uritur
lëshonte dhe një blegërimë dhe me vrap i afrohej nënës. E kapte sisën dhe duke
e lëvizur bishtin, në shenjë gëzimi thithte qumështin. Delja i merrte erë disa
herë duke u përpjekur të bindej se qengji që po e thithte qumështin ishte i
saj. Pas pak ajo fillonte të bënte disa hapa, kurse qengji nuk e lëshonte
sisën,por si peshku nga dora e pafuqishme i rrëshqiste ajo dhe ai mbetej me
gojë hapur. Atëherë atij nuk i mbetej gjë tjetër pos të këpuste përsëri disa
fije të barit të njomë dhe pastaj të merrte vrapin e t’i afrohej tufës, që
kishte bërë disa hapa në drejtim të caktuar. Nëna e tij nisej pas dhe me vrap i
bashkohej tufës.
- Na i
përzjeve dhentë, o kushëri! - thërriste i gëzuar bariu, që kishte takuar një
shokë me të cilin do të ndërronte ndonjë fjalë. Përpiqej t’i ndalonte qengjat,
por ata me vrap treteshin në tufën tjetër.
- Leri
këta naksë se tash do të ndahen vetë. Veç mos t’i lemë të na përzihen delet, se
ato më vështirë mund t’i ndajmë - thoshte tjetrin dhe tretej pas tufës se vet.
Pasi i
qetësonin delet, barinjtë i afroheshin njëri tjetrit dhe fillonin bisedën.
- A po të
kullosin? A po mund me i ndalë ?- pyeste njëri.
- More,
po e bukur të mirë. Na shpëtojë Zoti me këtë mot të mirë. Edhe me i ndalë po i
ndali disi veç këta naksët nuk po priten. E ty apo të kullosin?
Bashkëbiseduesi
pasi i përgjigjej ngulte shtagën në dhê dhe mbështetej në te.
- Sot
është lehtë, por kur të zihen livadhet ditën e Shën Gjergjit çka bëjmë se?!
Atëherë nuk bëhet qare me to.
- Lehtë
atëherë ia mësyjmë bjeshkës. Qenin me veti dhe pak miell, një enë dhe nisu
përpjetë. Lëshoji burrë kah të duash. Bjeshka e gjere dhe e gjatë.
- A do të
dalësh këtë vit Vegim? - pyeti shoku.
- Besoj
se po. Nëna nuk do të ma prish edhe pse po i preton, por besoj se këtë vit do
të pajtohet me mua që të dalin edhe ne, veç me gruan nuk po bëhet punë. Me të
thënë të drejtën që pesë vite që nuk kam qenë me ka marrë malli për ata
shkëmbejë.
Shoku
donte të thoshte edhe diçka, por delja që kërkonte më shumë barë u nda prej
tufës duke shkuar në drejtim të panjohur. Bariu e lëshoi një të thirrme “ A ha
ku po e vret veten atje oj shejtane?” dhe vrapoi pas saj.
- Që ku
mbeten këta naksë tani!
- Hajt se
po i ndaj unë - mundohej t’i ndajë tjetri qengjat e përzier, por ata vraponin
dhe i bashkoheshin tufës pa e ditur se a është e tyre apo jo. Duke e hetuar
mungesën e qengjave të vet delja fillonte të blegërojë duke i ftuar kështu
qengjin e vet që t’i bashkohej tufës.
Në
mbrëmje Vegimin nuk e zinte gjumi. Sillej në krevat sa në njërin sa në krahun
tjetër. E kishte kapluar njëfarë nostalgjie për bjeshkën, të cilën nuk e kishte
parë pesë vite. I parafytyrohej bukuria e saj, ku i kishte kaluar ditët më të
bukura të fëmijërisë për shumë vera. I dukej se po i shihte ata kreshta të
rrëpirëte, e ato kroje me ujin e pastër dhe të ftohtë që
Kur u
zgjua i tha nënës se do të nisej për në bjeshkë, andej duhej t’ia bënin gati
gjërat e nevojshme, ato elementare, që i duheshin bariut, kur niset vetëm për
në bjeshkë.
- Qoftë
sahati i hairit ! - uroji nëna dhe shtoji - Çka u bë kaq për nguti?
- Mos
pyet më gjatë vetëm bëmi gati do enë të nevojshme, postajën e ogiçit, atë me të
mirën, do miell dhe unë u nisa kësmet prej Zotit, atij i kofshim falë.
- Rruga e
mbarë të qoftë e kalofsh mirë. Po sa të mbaroji viti shkollor, kur fëmijët do
të dalin në pushim do të vijmë edh ne.
Pa vonuar
shumë bariu me shtagë në dorë dhe strajcën krahaqafë të lidhur me rrip dhe me
gjybën në krah i printe tufës që shkonte drejt majave të larta. Pas tyre si t’i
grahte dikush shkonte gomari i ngarkuar dhe fare në fund të vargut qeni. Ogiçi
ecte i pari e pas tij dashi me komonë thuajse e tregonte rrugën nga duhej të
ecnin delet dhe qengjat e gëzuar që po vraponin edhe pse nuk e din se ku po shkonin.
Pas pak qengjat lodheshin dhe mbeteshin pas tufës, por edhe delet e
ngadalësonin hapin sikur donin t’i prisnin. Sharovi që ecte i fundit, me
bishtin e ngritur përpjetë, ngutej si të donte t’u thoshte qengjave të vegjël,
që kishin mbetur prapa “Ngutuni, ngutuni, se delet shkuan e ju mbetet!”
Të gjithë
ishin të gëzuar. Edhe qengji i vogël që ecte ngadalë ishte disi i gëzuar. Delet
shtonin hapin, ngase kishin kuptuar se po shkonin në kullosën më të mirë.
Gëzimin e bariut, që pas pesë vitesh po udhëtonte për në bjeshkën nuk mund ta
përshkruante askush. Ecte pa ndier kurrfarë lodhje.
Dielli i
afrohej bregut, pas të cilit do të zhdukej. Edhe bariu po i afrohej stanit ku
do të qëndronte për muajt e verës. Ai shkonte pas deleve, të cilat tani ecnin
më shpejt se më parë. Me fyell ndër duar ai filloi të këndonte një këngë
dashurie. Atë herë pas herë e shoqëronte me tingujt e fyellit. Prapë ia merrte
këngës. Ndalej dhe përsëri i frynte fyellit me një melodi të këndshme.
Delja e
parë kishte dalë në fund të vendbanimit të rinj të Vegimit, kurse qengji i
fundit kishte mbetur bukur larg. Vegimi ishte në mes të tyre. I shikonte delet
edhe njëherë, se a i kishte të gjitha, pasi iu kujtua se ujku ka mund të ia
hajë ndonjë e ky nuk e ka hetuar. Mund t’ia kishte grabitur ndonjë qengje që
kishte mbetur pas e as Sharovi nuk e ka hetuar. Kur u bind se i kishte të
gjitha i hodhi një shikim bjeshkës se pafund që shtrihej para tij. Iu kujtuan
ditët e kaluara në këto vende. Iu kujtuan edhe shokët me të cilët ishte
shoqëruar dikur,disa nga të cilët tanimë nuk janë në jetë. E shikoi tërë
hapësirën që i shtrihej para syve si të donte të vërente ndonjë ndryshim, qoftë
ai sado i vogël qoftë. Pasi u bind se gati asgjë nuk kishte ndryshuar nga koha
kur ishte larguar para pesë vitesh uli kokën dhe një shi lotësh i përshkuan
mjekrën, që e kishte rruar në mëngjes dhe i nduki disa fije bari të njomë që të
luante me to.
Kush do
të mund të përshkruante momente më prekëse në jetën e tij, ato momente
mallëngjyese të një të riu që po kthehej edhe njëherë në vendin ku i kishte
kaluar momentet më të gëzuar të jetës se tij. Aty kishte luajtur me shokët, aty
ishte freskuar me ujin e ftohtë si akulli, ishte freskuar nën hijen e brehu të
gjatë që e shponte qiellin. Janë të paharruara ditët kur me vajzat e fshatit
shkonin për boronica e kush e di sa gëzime të tjera kishte përjetuar në kohët e
kaluara.
Pasi u
shqetësua nga ajo tronditje që i erdhi e papritur e shikoi edhe njëherë
bjeshkën e mandej delet që i ishin afruar shkëmbit afër stanit, ku do të vendosej
ai bashkë me tufën e tij. Shtagën e mbështeti për gjoksi kurse fyellin e mur në
duar dhe fillojë të fryjë një melodie pikëlluese. Pastaj ia mur këngës. Kënga e
gëzueshme përhapej anë e kënd bjeshkës. Dëgjohej edhe ndër stane ku banonin
fshataret që aty ishin vendosur më herët. Kënga e tij i nxiti gratë dhe vajzat
e reja të dilnin dhe të dëgjonin atë këngë që nuk e kishin dëgjuar kush e di se
sa kohë. Kurse Sharovi i ishte afruar thua se edhe atij i pëlqente kënga e
Vegimit. Ai qëndronte pranë tij, e shikonte dhe e luante bishtin e ngritur
lartë sikur të donte të thoshte “Të lumtë goja, sa bukur po këndon!”
Kur e
mbaroi këngë Vegimi e mori fyellin dhe e fillojë një melodi tjetër.
- I biri
i kurvës me këto këngë e melodi po u lutet grave dhe çikave tona. Besa e Zoti
nuk do të lutesh më - tha dhe krisma e pushkës ushtrojë ndër shkëmbeje.
Fyelli
rrëshqiti nga dora e Vegimit dhe u rrokullis teposhtë. Edhe bariu shkoi pas
tij.
- Zoti të
vraftë se prej mallit e pata - mezi i shkrepi fjalët Vegimi. Deshi të thoshte
edhe diçka por nuk pati fuqi. Fryma ia ndalë dhe gjaku nuk lëvizte më.
Bjeshka e
gjerë flinte në qetësi. Bashkë me te edhe një i ri pushonte i pa shpirt dhe i
shtrirë mbi gurë.