| E premte, 23.11.2012, 08:00 PM |
PSE NUK
DO ISHTE EDHE 100 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga Dedë Preqi
Pas
tërheqjes së ushtrisë turke nga Ballkani dhe Shqipëria, vendin e saj e zunë
grabitqarët e shtetëve monarkiste dhe shofeniste fqinje, si ato serbe e
malazeze, bullgare e greke, të cilët u vërsulën sikur bishat e uritura mbi
trojet shqiptare, më qëllim sëcili të kafshojë copa sa më të mëdha nga trupi i
Shqipërisë së lodhur e të robëruar.
Ata
përbindësha e shkelën dhe e pushtuan gjysmën e Shqipërisë,Kosovën dhe Qamërinë
,që do të thotë robëria perandorake u zavendësue me robërinë monarkiste, ose me
një fjalë tjetër,këto troje kaluan prej robërisë në robëri.
Populli
shqiptarë pas robërisë pesëshekullore otomane turke, u ngritë përsëri në këmbët
e veta dhe shpalli Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912-të, për t’a fituar
lirinë dhe pavarësinë kombëtare, duke i treguar dhe opinionit botërorë dhe atj
rus dhe serb, të cilët ishin mbështetës të Turqisë, për t’i zhdukur shqiptarët,
por kombi shqiptarë triumfoi dhe ishte i pa mposhtur.
Prandaj,
Kosova e robëruar nga perandoria sllave,
e cila me 1919, u quajt Mbretëria
sllave, e dikur më vonë Jugosllavia e „kralëve“ e“ titistëve“që vazhdoi
deri më sot, duke u shëndërruar në Serbi shofeniste millosheviqiane, të cilët e
mbanin Kosovën të robëruar deri në vitin 1999.
Me gjithë
dhunën e pandërprerë dhe politikën shofeniste
serbe kundër shqiptarëve, Kosovën nuk mundën ta nënshtrojnë, e as ta
sllavizojnë, por ajo përsëri ngadhnjeu mbi egërsinë e armiqve pushtues, duke ua
shkatërruar planët shkombtarizuese, të
Karagjorgjeviqëve, Pashiqëve,Qubrilloviqëve, Andriqëve,Rankoviqëve dhe
Millosheviqëve.
Sot,
jemi në pragun më të realizueshëm të
qëllimëve tona kombëtare,dhe në prag të Jubileut të madh,të 100 vjetorit të
Pavarësisë së Shqipërisë. Pavarësia e shtetit shqiptarë ,që prej vitit 1912,
ishte një akt bazik, i nisur nga realiteti i një populli për zgjedhjen e
qështjes kombëtare, i cili u ndërtua nga parimet dhe sakrifica e popullit shqiptarë,të jetojë i lirë dhe i
pavarur në tokat e veta.
Rrënjët e
Pavarësisë të shtetit shqiptarë janë vulosur njëherë e përgjithmonë, edhe pse
në prag të këtij Jubileu të madh, nuk është e zgjedhur në përgjithësi qështja e
kombit shqiptarë, duke qenë i ndarë në
pjesë të tjera të rajonit dhe Ballkanit
,e ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha të Evropës, apo përkrahësit e okupatorëve në dëm të
shqiptarëve.
Edhe
Pavarësia e Kosovës, ishte një alternativë e plot-arsyeshme, e cila ka mundur
të realizohet para 100 vitëve edhe sot të festohet 100 vjetori i një SHQIPËRIE,
por mbi të, janë promovuar fatkeqësi të
ndryshme ,dhe midis asaj loje të vjetër dhe ç’njerëzore mbi kokat e shqiptarëve,megjithatë është zgjedhur fati i një populli
dhe rruga historike e tij,të
vetmën rrugë të mundshme për një jetë të lirë dhe të pavarur.
Sidoqoftë,
politikat e tilla serbe ndaj shqiptarëve
ende po rrokullisën në tryezat e ndryshme ,për t’a penguar rrugën e saj të
integrimëve, e cila Serbi ,me marrëzitë e saja të vazhdueshme mundohet që ta
mbajë Kosovën akoma nën kthetrat e helmuara , e që në këtë rast fajtorë prapë
mund të bie Evropa- duke parë Serbinë, e cila
del edhe sot para botës e zhveshur më tërë shofenizmin e saj
antishqiptarë,edhe në prag të këtij 100 vjeqari të pavarësisë.
Nuk është
vështirë të kuptohet kjo filozofi politike e shtetit serb, e cila rreshtohet
sot padyshim në shkallën despotizmit dhe
urrejtjes më të ultë njerëzore,me shkencën dhe akademinë e saj instrumentale
politike,dhe me uratën e vazhdueshme dhe
të pa kursyeshme të kishave serbe , të cilat e kanë krijuar inkubatorin e tyre
me dekada e shekuj , duke prodhuar e predikuar
urrejtje antishqiptare,të cilat
dëshmohen edhe sot në veriun e Mitrovicës,paturpësisht mbi popullatën e banuar
në atë pjesë të vendit edhe me shqiptarë.
Akumulimi
i politikave të Beogradit, edhe pas bisedimëve në mes dy kryeministrave
shqiptarë dhe serb,po ia jep dorën përsëri
politikave të qendrës në veriun e Mitrovicës,të cilët me ndihmën e
UNMIK-t, po orvatën të përshkallëzojnë situatën në atë pjesë ku është e banuar
me popullsi të përzier, duke i mos lejuar shqiptarët të punojnë dhe ndërtojnë
në shtëpiat e veta, aty ku janë lindë dhe rritë.
Rrënjët e
historisë dhe politikës serbe janë shumë të thella, janë atje në mykun e
historisë së vjetër, të cilët e krijuan një mit të imagjinuar mbi shqiptarët
dhe Kosovën,duke e shëndërruar atë, në
ëndërra të përhershme, të cilat mundohet
t’i kthejnë në realitet.
Shqiptarët
jo vetëm brenda Kosovës, por kudo që janë, gjithnjë do të jenë kundër çdo
politike që cënon lirinë dhe të drejtat e tyre , e aq më tepër kur tenton
dikush ti kthejë shqiptarët në një periudhë të kaluar, apo copëtimin e tokave
të tyre.
Kosova
dhe shteti i saj, vepron dhe punon në bazë të Kushtetutës së saj,për gjithë
qytetarët e saj pa dallim etnije dhe religjioni,dhe ajo që premtohet për paqë,
të realizohet dhe të jetësohet, të cilat janë dhe tiparët e ndërtimit të këtij
shteti, si formula e vetme dhe e patjetërsueshme e një vizioni të vetëm si parakusht i integrimëve
Evropiane.