Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enver Ismaili: 100 vjetori i pamvarsisë

| E enjte, 22.11.2012, 07:55 PM |


Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (14)

100 vjetori i pamvarsisë

Teksti: Enver Ismaili
Redaktor: Zeqir Lushaj
Këndojnë vëllezërit kosovarë (Binjakët e Laçit), Enver e Sabah Ismaili

Sa i ambël, zani i Nanës,
Hajde vëlla t’ja nisim kangës,
Sot ka gëzim zemra e shqiprisë,
100 vjetori i pamvarsisë.
Bash si llava e vullkanit,
Zemra-prush e Ismail Qemalit,
 Krah perkrah krejt trojet tona,
Sytë e mendjen kan te Vlora.
 
Të festojmë për pavarësinë,
Pushkë në dorë kemi sharkinë,
Per flamur e per vatan ,
Asht derdh gjaku shatërvan.
At’ Flamur që e ngriti plaku,
E kish la shqipja lumej gjaku,
Gurra gjaku e zemra stralli,
Isa Begu e Ismail Qemali.

 Kah i thonë  Arbni Kreshnike
Legjendare e shumë fisnike.
 Plaku i Vlorës e Baca Isë,
 Shtizë flamuri e  lavdisë.

N’flatra të shqipes dykrenar,
Besa-besë, sa jem’ shqiptarë,
T’jehon kanga e kurr mos ndalet.
T’bashkojmë trojet e shqiptarët.