Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Letër kryeministrit Berisha

| E enjte, 22.11.2012, 08:22 PM |


LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA

Nga Xhevat Rexhaj

Me zhvillimin e qenjës njerëzore, linden edhe shumë gjëra që jetën e njeriut do ta pasuronin në ecje e sipër gjatë evoluimit të tij. Duhet të jetë më se e sigurt se qysh në fillim të krijimit të njeriut lindi edhe mundësia, dhe dëshira që të festoi për diç të veqant që kishte përditshmëria , andaj kështu edhe sot e gjithë ditën njeriu ka raste, ka momente dhe ka nevoja që të festoi, ashtu si mbetën të arsyeshme edhe evenimente të tjera që jane pjesë përcjellëse e vet  qenjës njerëzore, familjës, grupit, shoqërisë dhe vet shtetit si një organizëm i një populli.

Pas kësaj hyrjeje, po ju drejtohem përmes kësaj letre të shkruar Ju Z. Sali Berisha –Kryeminister i Shqipërisë.

I nderuar Z. Kryeminister i Shqipërisë S. Berisha: Ka më shumë se dy dekada që ju me emrin tuaj jeni shëndrruar në një pjesë të lavdishme të historisë sonë, keni krijuar emrin, dhe personalitetin prej një shqiptari që së bashku me bashkëmendimtarët tuaj, dhe së bashku me shumicën shqiptare e rrëzuat një diktaturë ndër më të vrazhdat në analet e njerëzimit, ju ishit ai që filluat atë proçes të madh, dhe shumë të mirëpritur në fllim të viteve të 90 te shekullit të kaluar. Që të jemi të sinqert, ju i nderuar së bashku me ikonat e demokracisë, Z. P. Arbnori, A. Hajdari dhe qindra e mijëra shqiptarë të tjerë e përmbysët një sistem diktatorial, që më pas të i ofronit popullit të shumë vuajtur shqiptarë brenda kufinjëve të ngushtuar të Shqipërisë, një mirëqenje, dhe një prosperitet me një perspektivë të ndritur për të ardhmën.

I nderuar Z. Kryeminister, pak para se ju në Shqipëri të fillonit këto lëvizje, shqiptarët e Kosovës si gjithhere në histori ishin pakëz më përpara, dhe qysh në fundë të viteve të 80 të shekullit të kaluar e filluan betejën e fundit me lëvizjen e tyre të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, si një vazhdimësi e Lidhjeve të Lezhës, të Prizrenit, të Pejës dhe të Junikut, për të u çliruar një here e përgjithmonë nga pushtuesit serbo-sllav. Me këtë lëvizje të fort kombëtare, dhe vërtet nacionaliste e të prirë nga kokat e shqiptarisë në Kosovë, filloi një luftë e ashpër por e suksesshme në ecje, që qështja shqiptarë më në fund të shtrohej në tavolinat e të mëdhenjëve, në tavolinat e atyre që do të ishin më vonë përkrahës të qështjesë sonë në pergjithësi si shqiptarë, dhe për këtë u kujdes kush tjetër, pos Njeriut që na e dergoi Zoti e ai ishte Presidenti Ibrahim Rugova, i cili do te na lidhte për së ngushti me mikun tonë disi të harrauar që nga koha e W. Wilsonit, pra SHBA në. Ngjitas më këto zhvillime edhe ju në Shqipëri  filluat  fillet e fundosjes  se diktaturës komuniste enveriste e staliniste që mbretëronte  dhe  shkatërronte çdo gjë  shqiptare, afër gjysëm shekulli mbi kokat shqipëtare.

I nderuari Z. Kryeminister, qysh prej daljes së juaj në skenën politike të Shqipërisë, thuaja se i gjithë populli i Kosovës u vu në përkrahjen tuaj, në përkrahjen e PD së tuaj, që së bashku me partin si motër LDKnë të bënit të pamundurën të mundur, që në njërën anë të stabilizohej dhe forcohej Shqipëria, e në anën tjetër të ndihmohej dhe përkrahej Kosova si dhe të gjitha trojet shqiptare, kudo të pushtuara nga armiqët tanë sllav. Në këto ecje të mundimshme, ku vërtet kishte shumë pengesa të mëdha për ju dhe qeverin e dal asaj kohe pas zgjedhjeve demokratike, ju i nderuar Kryeminister Berisha e kishit gjithashtu përkrahjen e pothuaj të gjithë shqiptarëve demokratë, të djathtë dhe të nacionalizmit të drejtë shqiptarë, por fatkeqësishtë pengesa kishit nga lëngonjët e partisë së punës të cilët nuk ishin të pakët ne Shqipëri dhe si ndihmesë ata kishin edhe një grup marksistë-leninistësh të rrezikshëm nga Kosova të cilët ditën e natën punonin që juve të ju rrezonin nga pushteti demokratik, dhe të vendosnin përseri një pushtet enveristo-stalinist. Mjerishtë dhe për fatkeqësi të shqiptarëve kjo edhe do të ndodhte ne vitin e mbrapësht të 1997 es, kur edhe ndodhi ai „ Revolucioni i vonuar demokratik“ i Rexhep Qosjes dhe sejmenëve të tij si në Shqipëri e si të atyre në Kosovë, e që ata të Kosovës sot për fatin e keq të Kosovës, dhe vet Shqipërisë gjenden në pushtet dhe mbi shtet. Të tillët i nderuari Z. Kryeminister ishin dhe mbesin e keqja e jonë kudo jemi, të tillët i nderuari Z. Kryeminister, sot tentojnë që me çdo kushte ta fusin veten e tyre ( pa merita ) në histori të kombit, sot të tillët para syve ta rrahin krahun, por pas syve ta ndërtojne gropën, sot ë tillët bëjnë çmos që nga festimet e 100 vjetorit, të largojnë nga kokat dhe shënimet tona emra të mëdhenjë të historisë së kaluar, dhe asaj të tashme të populit shqiptarë, pra të tillët sot janë sahanlëpirësa që duan me çdo kushte ta fusin të keqen brenda historisë sonë 100 vjeqare, dhe të i  lenë anash ata që gjatë tërë jetës së tyre vepruan, dhe u angazhuan për shqiptarizëm.

I nderuari Z. Kryeminister, që prej 1 janari shteti ynë, pra shteti shqipëtar ka deklarue këte vit si viti i Festës, për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, vërtet një ngjarje madhore për kombin tonë, ngase në atë ngjarje aso kohe morën pjesë  dhe u përjetësuan shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike. Kjo Festë është e një rëndësie të madhe, e ka peshën e vet historike, dhe e ka domethënjen e duhur edhe për gjeneratat e reja, dhe ato të ardhshme, ngase kudo po vlon gjaku i ynë i pastert kastriot, kudo po ngriten flamuj kuq e zi, kudo po festohet kjo ditë e madhe, dhe kudo shqiptarët po afrohen në mes veti, kuptohet përpos atyre që nuk ishin, dhe kurrën e kurrës nuk do të afrohen me të drejtën, me të mirën për shqiptari, dhe këta janë një grup i madh majtistësh me ide bolshevike enveriste, që nuk pranojnë asgjë përpos Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës. Këta mbesin të pandryshuar, këta mbesin gangrena e kombit, dhe këta ende ditën dhe natën bëjnë plane të të rrezojnë jo vetëm Ty nga pushteti, por edhe të bejnë maskarada të tipit të vitit të mbrapësht 1997.

I nderuari Z. Kryeminister, në vitin 1912 shqiptarët më në krye me Ismail Qemalin e shpallën pavarësinë e Shqipërisë, pra pavarësinë e trupit shqiptarë, por pa gjymtyrët e saja. U desh me dekada të tëra të luftohej ,dhe të veprohej nga shqiptarët e mbetuar jashta kufirit të 1912 es, për të arritur në vitin 1990-91.dhe 92 kur edhe një pjesë tjetër e trungut shqiptarë  do të shpallte pavarësin e saj, dhe atë nga një armik shumë i fort, shumë i përktrahur dhe i përkëdhelur nga e tëre bota, siq ishte Serbo-sllavia. Në këto vite me referendum shqiptarët e Kosoves, pas deklaratës Kushtetuese, dhe pas aprovimit të Kushtetutës së Kaqanikut, e shpallën Kosovën shtet të pavarur më në krye ,me strategun, dhe themeluesin e këtij shteti , Presidentin Ibrahim Rugova i cili ishte i zgjedhur me vota të shqiptarëve të Kosoves, dhe me këtë ngjarje Shqipërisë iu ngjit krahu i djathtë i saj. Këto janë jo vetëm fakte, këto janë ngjarje të shënuara me gjakun e derdhur të mijëra shqiptarëve me shekuj, kjo pavarësi ishte e njëjta me atë të 1912 es , ngase edhe pse nuk pranohej formalishtë nga bota, ajo përkrahej në heshtje, dhe në fakt Republika e Kosovës egziston që prej mbajtjes së Referendumit për shtet te pavarur e sovran mbajtur me 26-30 shtator 1991. I nderuar Z. Kryemister, pas këtij Referendumi populli i Kosoves e kishte të qarte se do të kalonte edhe pak kohë, gjerë sa të njiheshim formalisht, dhe kjo do të ndodhte pas luftës çlirimtare të luftëtarëve , ose thën më mire të të gjithë popullit shqiptarë,të Ushtrisë  Clirimtare të Kosovës.

I nderuari Z. Kryeminister i Shqipërisë, këto ditët e fundit rreth përgatitjeve të fundit për Festën e madhe me 28 Nëntor, vërehen disa gjëra  dhe ngarëndje të cilat te shumica shqipëtare , e sidomos të ata të Kosoves nuk do te pranohet asesi , që në analet e festimeve të futen edhe njerëz të cilët ende nuk e kanë vendin, ngase ende duhet kohë që të kjartësohen disa ecje të individëve të caktuar për dhe rreth shqiptarizmës. Në këtë vazhdë vërehet një lënje anash e Personalitetit më të Madh pas Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, e ai është Presidenti  dhe themeluesi i shtetit të dytë shqiptarë, njeriu i dy shekujve, njeriu që të pamundurën e bëri të mundur Z. Ibrahim Rugova, andaj i nderuar Z. Kryeminster duhet të keni kujdes në përgatitjet përfundimtare rreth Festës së Madhe. I nderuari Z. Kryeminister, nuk mundet dhe nuk do të ketë peshën e vet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, pa hisen që i takon Presidentit Rugova. Ismail Qemali me bashkëpunëtorët  e tij, dhe mbarë shqiptarinë e shpalli Shqipërin e pavarur me 1912, ndërsa Ibrahim Rugova e shpalli pavarësin e Kosoves me 1991, pavarësia e Shqipëris u faktorizua, dhe u ndërkombtarizua në vitet e 20 ta, ndersa pavarësia e Kosoves u formalizua në vitin 2008, pra edhe këtu qëndron ngjashmëria dhe madhështia e dy Burrave të kombit, e Ismail Qemalit dhe Ibrahim Rugovës. I nderuari Z. Kryeminister, I. Qemali bëri të pamundurën që të ruaj shqiptarët nga përqarjet, të njëjtën gjë e bëri edhe Ibrahim Rugova. I. Qemali kishte urtësin e mequrinë,  po edhe Ibrahim Rugova kishte urtësin, durimin dhe menqurinë, sa madhështor i njef të tillë historia këta themelues të dy shteteve shqiptare.

Z. Kryemister i Shqipërisë S. Berisha, në këtë përditshmërin tonë shqiptare, ka mundësi që nga euforia, lakmia dhe jo serioziteti, e mos dhashtë e thashtë Zoti nga smira, ka mundësi që të gabohet, por ama të jeni të vetëdijshëm se gabimet e tilla, ku do të mundë te anashkalohen figura madhore si ajo e Presidentit Rugova nuk falen, nuk harrohen dhe në realitet humbin simpatinë e shqiptarëve ndaj një personaliteti siq jeni ju. 100 vjetori është një vit dhe tani më 28 Nëntori është një datë, që do të kujtohet për çdo vit, por edhe pas 100 vitesh ai që me, apo pa vetëdije  „harron“ dikend që i takon historia, atëhere pas 100 vitesh të tillin do ta harroi shqiptaria.

100 vjet shtet shqiptarë, 100 vjet ecje të mundimshme shqiptare, dikund të sakatuar nga armiqët e dikund të sakatuar nga mendësi e budallakia e ynë, megjithatë ky 100 vjetor është një krenari shqiptare. 100 vjetori na takon të gjithë shqiptarëve, por i nderuari Z. Kryeminister  këtë 100 vjetor e meritojnë më shumë disa emra të perveqem të shqiptarisë, ku me të drejte edhe Ju jeni pjesë tani më e historisë shqiptare.

Për në fund i nderuari Z. Kryeminister do e themë edhe  këte¨: Nëse në një apo tjetër mënyrë anashkalohet , apo mjegullohet madhështia,  nderimi e respekti për Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, atëhere une personalisht kam të drejtë,  që mos të festoj!

Me respekt

Xhevat Rexhaj