| E marte, 20.11.2012, 08:29 PM |
Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (13)
VLLAZËNVE “GËRVALLA”
Teksti: Zeqir Lushaj
Këndon: Sadik Krasniqi
N’qiell t’Kosovës, mbush me kushtrim,
Shkojne tri shqipe fluturim,
Roje i bajnë natën dhe ditën,
N’shpirt të popullit nuk mund t’vriten,
Jan ba Nja, me diell e hanë,
Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë!
Si furtunë, me gjoks përpara,
Shqipe e parë, Isuf Gërvalla,
Si vetima qe t’nxjerr sytë,
Vllau Bardhoshi, shqipe e dytë,
Si rrufe, që kall dhe shkrepa,
Shqipe e tretë asht Kadri Zeka.
Tash sa breza në luftë Kosova,
Ma shume gjak se shi ndër votra,
Kurr gazepi nuk ju nda,
Gjaku-uji, (jo!) nuk ju ba’,
Kur ndokush tha se: – Harroj!,
Brezi i Ri, veten tregoi.
Faqezeza, UDB-e,
Na i vret djalt, na i len mbi dhe’,
Tri javë, t’vdekun, n’Gjermani,
Nuk lejojnë me i pru në shpi,
Tre flamuj ju rrijnë te koka,
N’vend të Nanës po i qan Bota!
Isuf Gërvallë!!
Isuf Gërvallë, kurr s’tu dridh dora,
Qemal Stafë, po t’thirrë Kosova,
Mic Sokola, kah trimënia,
Krahtë e Tu, Bardhi e Kadria,
Krejt shqiptarët, rreth shtatë milionë,
Gjaku i djemve n’kambë i çon.
Vllaznit Frashni, ju çojnë fjalë,
-Mos mërziti o Gërvallë!
100 vjet mbas luftash tona,
Me nderim na priti Lokja,
Krah për krah, midis Tiranës,
Eshtnat tonë, tu djepi i Nanës!
Ka me ardhë e bardha ditë,
Mbarë Kosova – Republikë,
Plot nderim me lule e kangë,
Ju ban vend në tokën nanë,
Jem shqiptarë, na tërheq praku,
Për Lirinë, qoftë hallall gjaku!
--------
Tiranë, pranverë 1983 -
(Nga libri “Fjala mbi tel…”, faqe 9-10)