| E marte, 20.11.2012, 07:37 PM |
Lekë Mrijaj
Në Vlorën festive jemi nisur
Shqiperia ime e dashur
kremto ti dhe ngrit dolli
për Flamurin e Kastriotit
dhe të shtrënjtën Shqipëri.
Nga lufta heroike ti dole
nder beteja e stuhi u kalite
për Flamur e Trojet tua
të Shqipërisë Etnike.
Nga Dardania Shqiptare
një flamur ta kemi qëndisur
gëzuar,urime nga zëmra
në Vlorën festive jemi nisur.
Vlorë ti moj bukuroshe
ti m'je me i bukuri vënd
fatin Shqipërisë vulose
me shpatë,pushkë e penë.
Ti Flamuri ynë kombëtar
nder beteja ishe me plotë orë
Ismail Qemali e Gurakuqi
ty të mbajten në dorë.
Gëzuar...Urime...Gëzuar...
gjithandej ju Troje të Shqiptarisë
kremtoni ketë kremte te bashkuar
njëqind vjetorin e pavarësisë.