Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: ''Rilindjet e orës arbërore''

| E marte, 20.11.2012, 08:30 PM |


Nga recensioni me rastin e promovimit të veprës:

“Rilindjet e orës arbërore “ të autorit Dr. Zenun Gjocaj

Nga Hilmi Saraçi

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotrinj

Tani sikur jemi mësuar të kemi në dorë dhe  me ëndje të lexojmë   veprat e Dr. Zenun Gjocajt, autor i njohur në fushën e gjuhësisë  dhe në fushën e letërsisë. Ai shkroi disa vepra  me vlerë të veçantë shkencore dhe letrare.Vepra  “Rilindjet e orës arbërore”- pjesa e parë e trillogjisë epiko heroike është një margaritar i çmueshëm shkencor e letrar për gjuhësinë dhe për letërsinë shqipe..

Në këtë  vepër Dr. Gjocaj ka shtjelluar historinë tonë kombëtare në vargje epiko heroike në disa periudha kohore. Këto vargje kanë një vlerë dhe rëndësi të veçantë për poezinë (epike) në gjuhën  shqipe. Autori në mënyrë artistike dhe me çasje objektive  shpiegon ngjarjet  gjatë historisë sonë kombëtare. Të gjitha këto ngjarje historike i shkroi  me përkushtim të madh, me mjeshtri të veçantë prej vjershëtari (këngëtari) dhe me njohuri të rrallë shkencore- me përmbajtje gjithpërfshise për historinë tonë kombëtare  në disa periudha kohore…

Autori fillon me  kreshnikët  dhe përfundon me trimat e periudhës historike në krye me  Azem Galicën , Hasan Prishtinën  e të tjerë. Dr. Gjocaj gjatë hartimit të veprës shihet se e njeh në hollësi mënyrën e jetesës së popullit shqiptar, zhvillimin kulturor tradicional, gjuhën popullore e artistike. Tiparet shoqërore shpirtërore i ka shkrirë në thesarin artistik me atë folklorik popullor ashtu siq bënë edhe shumë shkrimtarë në tri gjinitë letrare si De Rada , Fishta e të tjerë .Kështu ka  arritur që vepra të shkruhet dhe të ndertohet mjeshtërisht, me njohuri të veçantë në fushën e gërshëtimit të poezisë (epike) . Në letërsinë tonë kombëtare janë të rrallë studius dhe krijues që kishin për t’i hyrë një pune kaq të vështirë siq i ka hyrë dr. Gjocaj. Ai si duket punoi me vite të tera   këtë vepër vuliminoze në vargje , për të  kënduar me dhembje dhe krenari,  për  të kaluaren e hershme  të popullit tonë, për figurat më të shquara të kombit tone. Autori ka zgjedhë një rrugë të vështirë të ndërtimit të veprës në vargje, një metodë specifike të paraqitjes se ngjarjeve historike me njohuri dhe kujdes të veçantë edhe si një historian i standardit të lartë shkencor . Dr. Gjocaj është  i frymëzuar në fushën e atdhedashurisë dhe i preokupuar me zemër dhe shpirt për bashkimin e trojeve shqiptare, prandaj do të theksojë më dhembje, por me respekt dhe  dashuri të zjartë  për bashkimin kombëtar që deri me tani, për fat të keq nuk është realizuar,

Autori ka treguar se historia  jonë kombëtare  është  e lavdishme, e begatshme , me fytyra të ndritëshme patriotike dhe kombëtare, por në këtë fushë duhet pasur vullnet, dashuri, forcë, njohuri, aftësi dhe talentë për të paraqitur , sidomos  në vargje , historinë tonë kombëtare , luftën heroike të popullit tonë  për liri dhe pavarësi kombëtare. Në hyrje të vepres autori do të theksojë:

Epope,moj kosovare/ Djep i këngës sonë shqiptare/ Përjetësoi në zemer këto vargje/ mos i lë trimat në varre…

Autori mendon se nuk është bërë sa duhet në këtë fushë , prandaj duhet të shkruhet dhe të ndriqohet e kaluarja jonë e lavdivshme historike dhe kombëtare.

1.

Autori këndon për kreshnikët, si një këngëtar i madh popullor me lahutë për fuqinë që kishin kreshnikët gjatë jetës dhe luftës që zhvillonin kundër kundërshtarëve të tyre, bisedat dhe vendimet që merrnin për ruajtjen e nderit dhe të burrërisë nëpër momente të vështira ,dyluftimin me kundërshtarin dhe fitorën gjatë luftës në log të mejdanit, Autori përshkruan dashurinë, dhembjën dhe rrespektin që kishin ndaj njeri tjetrit, sidomos ndaj vendlndjes  kishin një rrespekt të veçantë

Autori gjatë këndimit për kreshnikët , këndon për vashat e bukura : Ajkunën, Mehremën, Drenushën , duke thurur vargje të llojit të veçantë artistik, të qendisura me figura stilistike mjaft të qëlluara , siq  bie në sy në veçanti krahasimi. Në këtë fushë  dashuria, fuqia dhe besa si nocion zënë një vend të veçantë, sidomos shquhet martesa e Halilit të cilën autori e këndon (përshkruan) me mjeshtëri të rrallë artistike. Të gjitha këto me vargje të theksuara ,ndër më të qelluarat të këtij lloji në letërsinë shqipe .

2.

Në pjesën e dytë  autori flet për Skenderbeun , periudhen e lavdivshme , jetën dhe luftën kundër pushtuesit osman, prandaj thotë : …

”Të shkruaj bukur për Skenderbeun/ Shembëlltyrën madheshtore/ Shpirt e gjak, fuqi arbërore / Me përmasa botërore”…

Dhe kështu do të flasë për lindjen e Skenderbeut , fëmijrinë , baban e tij Gjonin, vëllezerit, miqët , bashkëluftëtarët, qendrimin në Turqi dhe këthimin në atdhe për të luftuar kundër pushtuesit të atdheut të tij, Shqipërisë .Duke shkruar për familjen e Skenderbeut , për miqët dhe shokët e luftës , autori do të këndojë (përshkruaj) shumë ngjarje me rëndësi të veçantë që kanë të bëjnë  për luftën që zhvillohet kundër osmanlinjëve dhe për të arriturat kulminante në fushën  e dashurisë për atdheun dhe kombin shqiptarë.Vargjet e thurura për Skënderbeun kanë një peshë të veçantë  frymëzuese , në këndvështrimin e kundërshtarit të madh ndaj armikut, prandaj takimet, bisedat dhe fjala e Skendërbeut para bashkëluftëtarëve dhe miqëve të pranishëm janë ndër përshkrimet e dalluara në këtë vepër.

A  durohet kështu atdheu /A durohet thundra e huaj / Ta dërmojë zemrën tuaj / A durohet të shkilet prore /Toka jonë arbërore”…

3.

Në pjesën e tretë autori do të flasë për  Besëlidhjen shqiptare, për çlirimin e trojeve shqiptare të pushtuara dhe të coptuara padrejtësisht nga shtetet e mdha evropiane siq ndodhi në kongresin e Berlinit kur shtetet e mdha e coptuan Shqipërinë:

“Sot në Evropë krisi rrufeja / Duan të bëhen do vija të reja / Në Bërlin u bë tregti/ Me shqiptarë e Shqipëri”…

Autori i prekur nga kjo padrejtësi ndaj popullit shqiptarë do të  drejtojë fjalë mllefi dhe qortimi:

”Heu Evropë, ti dalesh fare / Si e shkele të miren shqiptare “…

Populli shqiptar  i udhëhequr nga prijsit atdhetarë do të organizohet dhe do të mbajë kuvende të shquara për të  marrë vendime për çlirimin kombëtar. Dr. Gjocaj do të flasë në veçanti për Lidhjen e Prizrenit të prirë nga fytyrat e shquara patriotike si Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri, Ali Pasha, Haxhi Zeka, Geg Shllaku, Ali Vrioni nga Berati, Isuf Sokoli nga Ulqini, Zija Prishtina e kështu me radhë nga të gjitha viset shqiptare :

Avdyl Frashëri mirë po flet /Zjarr e mjalt  goja po i qet/ Të lidhim besën e shqiptarisë / T’ia kthejmë pushkën osmanlisë”.

Pas këtyre kuvendeve ata do të kërkojnë që Shqipëria të jetë e lirë me teritorin e saj kompakt, kudo ku janë shqiptarët, të pavarur si bota mbarë se për ndryshe Evropa nuk do të ketë qetësi kurrë.  Për Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, autori do t’i kushtojë vend të veçantë dhe do të këndojë me krenari dhe dashuri.

Gjatë përpjekjeve për  çlirimin e Shqipërisë nga pushtues të ndryshëm , autori përfshin të gjitha fytyrat e shquara patriotike nga mbarë trojet shqiptare  që angazhohen në detyra të veçanta  për liri dhe pavarësi kombëtare -për bashkimin e trojeve shqiptare .

Dhe kështu autori me mbrehtësi dhe njohuri do të shënojë momente të larta morale dhe patriotike të prijsve tanë që kurrë nuk pushuan për çlirimin kombëtar nga zgjedha e hua... ..

4.

Në pjesën e katërtë dr. Gjocaj do të këndojë për luftën  heroike në Drenicë, në krye me Azem Galicën, por edhe në vise të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë kundër pushtuesit serbë që vrante dhe bënte zullum të paparë ndaj shqiptarëve, prandaj këto luftëra autori do t’i paraqes me theks të veçantë krenarie dhe atdhedashurie . Në këtë periudhë kohore shquhen gjithashtu shumë trima dhe heronjë që nuk pranuan zullumin e Serbisë, dolen në mal dhe me vite të tera luftuan për çlirimin e vendit. Në këtë periudhë kohore shquhet sidomos Azem Galica i cili  me trimërinë e tij ia shtiu tmerrin armikut. Ai gjatë dymbëdhjetë viteve  të luftës  i ka bërë  shtatdhjetë beteja që kanë mbetur të pashlyera në historinë tonë kombëtare .  Dr. Gjocoj do të tregojë trimërinë edhe të shumë trimave tjerë që luftuan heroikisht dhe ranë në altarin e lirisë gjatë kësaj periudhe. Kta trima luftëtarë të mëdhenjë  luftuan me zemer e shpirt kundër pushtuesit. Vepra e tyre kurrë nuk do të harrohet në historinë tonë kombëtare . Prandaj autori do të thotë : “ Historia i përjetëson / Kombi ynë kurrë  s’i harron / Lum ata që japin jetën / Ballëpërballë me Azem Bejtën…”

19 nëntor 2012

Prishtinë