| E hene, 19.11.2012, 08:18 PM |
Hamshorët,
rrezikojnë politikën në Kosovë
Nga Bekim Rexhepi
Në raport
me Serbinë dhe politikën ndërkombëtare është e nevojshme qe politika jonë të
përpunohet. Të përpunohet aty, ku janë pritshmërit tona, mbase prej vitesh ato
kanë ndej si uji i amullt!...
E
përpunimi i politikës, më thjeshtë, nënkupton ndryshim të theksuar dhe ky
ndryshim mbase nuk vije duke ndej e qëndruar badihava ne karriget e
institucioneve dhe pikërisht në to mbase vetëm duke pritë, duke bë sehire, ma
në fund se çfarë do vije një ditë, një të nesërme qe s’po gdhin ndryshe, apo qe
po zgjatet sa pritjet e gomarit për barin.
Duke
përcjellë zhvillimin e situatës karshi problemeve tona, nuk na mbetet edhe aq
komoditet politik, sa të mos veçojmë interesin nacional dhe për të cilat
kërkohen obligime. Ne këtë atmosferë politike ku ka ngritje të dobëta dhe
rendje të shumta, nuk mund të shtiremi të fshihemi pafundësisht pas asaj se
kinse po e ndërtojmë diçka të rëndësishme, diçka si të pa provuar ndonjëherë në
botë - “shtetin multietnik”, dhe këtë për ti fshehur disa të meta politike të
një lidershipi përfaqësues, dhe kinse për hir të njëfarë lojalitetit
ndërkombëtar, e të “nevojshëm”!... Madje po të pyesim në logjikën legjitime: -
nga kush na janë paracaktuar kufijtë e lojës, me ç’të drejtë ata na riciklojnë
të drejtat dhe liritë tona? Më cilat lojëra do të luajmë eksperimentin e
shtetitndërtimit të Kosovës?!...
Ndërsa,
shteti i Kosovës dhe eksperimenti oficial i “multietnietnicitetit”, nuk mund të
ngritët mbi një padrejtësi të vazhdueshme, mbi një etnitet tjetër (që akoma
është shumicë me mbi 95% i gjithë popullatës në Kosovë), të shkelet e drejta
sublime e krijimit të shteti nacional, apo e bashkimit me shtetin amë, madje
edhe të kontraktohet padrejtësisht me zgjidhjen e vet, e të drejtave dhe të
lirive të tij.
Konstatimi se përderisa ndërtimi dhe zhvillimi i një shtetit, do të varet nga vullneti i një populli dhe përfaqësuesve të saj legjitim, të cilët me sensin dhe progresin e vendosur në drejtësi dhe në konditat e arrira të lirisë, nuk do të përbëj shkelje të normave dhe standardeve ndërkombëtare vlenë, atëherë pse duhet të frikësohemi nga këto parime qe dihet se janë unikate, për secilin vend dhe për secilin popull. Pse duhet të privohemi nga e drejta jonë për të vendosur vet për vetën tonë, por duhet të nëpërkëmbemi ne modelin e politikës së koncesioneve që ngulfatin lirinë tonë. Dhe bëhet e vështirë të kuptohet politika sa për të pyetur se: A është Qeveria e qytetarit apo Qytetari i qeverisë!?
Qeveria e qytetarit
Edhe më
lartë e thamë se një qeveri mandatohet nga qytetari duke e shprehur zotimin e
vet ndaj qytetarit, por edhe qytetari do mbështes atë qeveri, në çoftë se ajo i
përmbahet strikt zotimit e saja kontraktuese me qytetarin. Një administratë
joefikase, jo mjaftueshëm në qeverisje dhe me shumë dobësi, mbase e pengon edhe
qytetarin në qëllimet e tij, e demoralizon dhe pritshmëritë u stepen.
Në gjithë
këtë, nëse qytetaret e ati shteti nuk arrijnë të krijojnë kushte normale për
jetë të lirë dhe se pritshmërit e tyre ngrinë, normalisht se dashuria për
politikën dhe për shtetin zbehen, dhe jeta si vlerë për ta, ma në fund kalon në
pa dëshirën e tyre të aventurës, e kërkon diku tjetër, në një politikë tjetër
apo edhe në një shtet tjetër, të tilla prova kemi pasur gjysma e kombit përtej
kufijve zyrtar.
Megjithëse, kjo nuk i mbetet opinioneve të qytetarit që ata të propozojnë politika e tyre për qeverinë sepse ata në këto kontekste nuk janë të aftë ta bëjë këtë. Pasi qe ekspertet dhe politikanet të ndryshëm mblidhen dhe gjithnjë shkojnë pas qeverisë, aty përzgjidhen strukturat më të larta të përfaqësimit të qytetarëve, normalisht nuk ka se pse të krijohet diskripanca mes tyre qeverisë dhe qytetarit nëse qeveriset mirë. E nëse qeveriset keq diskripanca mes qeverisë dhe qytetarit krijohet, sepse sapo të shfaqen mungesat e lidhjes në shtet, pra kur politika e shfrytëzon shtetin dhe njëkohësisht prek interesin apo më direkt pasurin e qytetarit, atëherë gjendja në shtet dhe në shoqëri nuk duket të jetë e rehatshme. Administrata qe nuk qeverisë gjithnjë rrezikohet, përfundimisht nga qytetari, ai nuk mund ta duroi pafundësisht, nuk mund t’ia le fatin në ato teka politike të hamshorëve a liderëve të papërgjegjshëm.
Qytetari i qeverisë
Qeveria
edhe pse ka marrë një legjitimitet nga qytetari, nuk mund ta shfrytëzoi atë
legjitimitet për qëllime degraduese sepse gjithnjë duhet llogaritur në
rebelimin e mundshëm të qytetarit, i cili ka dhe mund të ketë pasoja të rënda
për vet shoqërinë dhe vendin. Qeveria e Kosovës ka të ngjarë të jetë e tillë
sepse nuk e ka të qartë zotimin e saj, nuk e ka prioritet interesin e qytetarit
dhe përqendrimi i saj më tepër është i koncentruar në fushën e mbajtjes dhe
rritjes së pushtetit të saj, madje me çdo kusht, ne raste të shumta duke
nxjerrë në pah edhe forcën e saj të dhunë, të hajnisë, dhe të krimit të
organizuar.
Zyrat e
shtetit nuk mund të shërbejnë për të favorizuar klanet dhe individë të veçantë
brenda sistemit, për të krijuar pasuri personale e biznese të paligjshme. Nuk
mund ti shitet më asnjë provë tjetër, qytetarit shqiptar se nuk u shpërdoruan
këto zyra shteti, se nuk u pasuruan mjaftueshëm zyrtar të shumtë të qeverisë
aktuale. Tregimi i urryer për politikanin shqiptar ka nxirë shumë faqe dhe
shumë imazhe publike qe nuk i shkojnë për shtati Kosovës. Qytetari i qeverisë
nuk mund të jetë më servis i luksit të pafund, gjërat kanë marrë aromën e kokës
së peshkut të ngordhur. Stop me hamshor politika kërkon bërjen e saj me të
tjerë individë.