| E hene, 19.11.2012, 07:14 PM |
Qamil Foniqi
100 vjetori i pavarësisë
KRENARIA E DHIMBJËS
- rrugëtimit të nëntorëve -
1.
Njëqindvjet shtegtoj
në krahë të Shqipës
shtrirë midis coptimit dhe rryrjës
dygjysmë i thyer n’rreze dielli
n’djegie etnie
2.
malli i pjekur
me gërryen kohë t’lashta
shekujt mi gëdhendë në shkëmb
stinëve të ikura shpalosën gjurmët
në motmotët e nëntorëve
pejzashe trimerish
shfaqen mu aty,
ku nisë rrugëtimi
emërit
nga brigjet Jon,adriatikut
rirreshtohet kushtrimi
për atDhéun
4.
Ishullit Ilirik
diç zbret radhitshëm
betimi rinohet
gjithnjë i grusht dhé,
hedhur zemrës
së në ballkan
historit e luftërave nuk përfundojnë
5.
rreshtur,
kalorsit plisbardhë
me guximin e qendisur
ballorës ngjitën
tek mbajnë mbi supe
betejat e pasosura
ata, frymzojnë
dashuri vendlindje
breznive
6.
V l o r ë
njëqindvjet
të mollë e kuqe
një guri pret
sa vet jeta e tij
pret , ti bashkohet
A r b ë r i s ë...