| E marte, 20.11.2012, 07:47 PM |
Xhevahir Cirongu
(Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë)
I shtrenjti Atdhe
E dua Atdheun tim
Aty ku avujtë,
Nga toka dalin me nxitim.
Unë dehem pa dashur
Dhe tik-taket e zemrës,
Mbjellin fjalën urim
Në këtë 100 vjetor
Vlorë je dritë e plotë nur.
I shtrenjti Atdhe të dua
Me rrënjë lisi-pavdekësi,
Dhe trungu i trupit në plisa
Pastaj me dashuri
I putha në pafundësi.
Shqiponja krahët i përplasi
Atje mbi gurë stralli,
Shkëndija zjarri u ndezën
Në sfondin Kuq eZi
U shkrua 28 Nëntori.
Në shekuj u derdhën
Lumenjë gjaku,
E qindra fjalë vrapuan tek ty
Pastaj Vlora këndoi këngën
Mot e jetë në Liri!
Durrës, 17.11.2012