| E diele, 18.11.2012, 02:06 PM |
LETËR
FALËNDERIMI DIPLOMATËVE SHQIPTAR
AMBASADAVE TË SHQIPËRISË, TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE TË MAQEDONISË
Së bashku
me falënderimin për ftesën që më është
drejtuar bashkërisht nga tri Ambasadat
shqiptare, maqedone e kosovare në Zvicër
, për pjesëmarrje në manifestimin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, ju
konfirmoi ardhjen dhe pjesëmarrjen time
në këtë gëzim tonin të përbashkët të shekullit.
Më lejoni
që në emër të familjes PRAPASHTICA në
atdhe dhe në mërgim, Juve personalisht dhe përmes juve edhe
personaliteteve me të larta diplomatike shqiptar të tri shteteve, paraprakisht, të JU përcjell urimet
vëllazërore me rastin e kësaj feste
gjithëkombëtare .
Me
kënaqësi mund të ju them se më gëzoi pa mas organizimi i përbashkët kësaj
feste gjithëkombëtare nga ana e tri Ambasadave. Mbase kjo është edhe bekimi i paralajmërimit se nuk është larg dita kur
do të realizohet edhe synimi kryesor i Kuvendit te Lidhjes se Prizrenit të 10
qershorit 1878 dhe i 28 nëntorit 1912,
për krijimin e shtetit unik shqiptar ku do të përfshihen tëra viset e atdheut
dhe kombi ton, i cili ende gjendet akoma i ndarë në 6
shtetet.
Më lejoni
që të them edhe këtë se këtë synim tonin
fisnik, në realizimin e të cilit
vepruan tëra gjeneratat e pas Lidhjes së Prizrenit e gjer me sot, duhet t´a themi hapur para
gjithë Botës sepse procesi i integrimeve ndërkombëtare nuk mundet të ketë përparësi para integrimeve
brenda kombëtarë. Kështu edhe bota, ndaj shqiptarëve që integrohen mes veti, do
të ketë konsideratë dhe respekt më të madhe, sepse vetëm kështu shqiptarët e dëshmojnë vetëdijen e vet të lartë e
dinjitoze si komb me civilizim e qytetërim të lasht evropian.
Vet ky veprimi i tri Ambasadave: shqiptare,
maqedone e kosovare në Bernë të Zvicrës
është një hap kolosal në drejtim të
realizimit të këtij procesi në rruge të civilizuar e paqësore dhe në
pajtim e marrëveshje edhe me popujt tan
miq në Amerikë, Evrope e me gjerë.
Bashkimi i kombit shqiptar brenda një shteti
në të ardhmen e aferat do ti kontribuon shuarjes se armiqësive mes
popujve të Evropës juglindore dhe do të jetë garant për paq e siguri edhe për kontinentin e Evropës e me gjer.
Koha është që të shuhen armiqësitë dhe të mbretëron paça edhe
mes popujve në Ballkan .
Uroj që qyesh në vitin e ardhshëm festën e FLAMURIT KOMBËTAR t´a festomi si subjekt i ri shtetëror. Si – SHTETET E BASHKUARA SHQIPTARE - SHBSH!
Me
konsideratë te lartë
Abdulla
Prapashtica
(ND. Ministër në Ministrin e Mbrojtës në ex - QPK të luftës së UÇK)
Rr. At
Gjergj Fishta 28a
Prishtinë,
Republika
Shqiptare e Kosovës - SHBSH
Vorgaisweg
29
79798
Jestetten
Gjermani
– D
e-mail adresa: qëndresa 2012@web.de