| E diele, 18.11.2012, 04:00 PM |
PAQJA E
ARMATOSUR E KOSOVËS!
Nga Albert Shabanaj
Njohurit
e fundit rreth situatës ne Kosove dëshmojnë per mos suksesin ne zbatimin e
dispozitave ushtarake te Marrëveshjes se Kumanovës. Mjerisht,kjo marrëveshje
nuk është duke ecur ne drejtim te mbarësisë se Kosovës; marrëveshja ne fjalë
vetëm përkohësisht ka ndaluar luftën dhe aktualisht nuk paraqet gjë tjetër pos
fazës kalimtare drejt rrugës se copëtimit përfundimtar te Kosovës. Ky vlerësim
imi ka mbështetjen e zhvillimeve politike e shoqërorë dhe ne ngecjen e
zbatimeve te aspekteve te shumta politike dhe civile qe dalin prej marrëveshjes
ne fjalë,siç është dëbimi i pa kusht i Serbisë nga territori i Kosovës,lirimi i
te rrëmbyerve nga forcat serbe,kthimi i te pa gjeturve,kthimi i aseteve
bankare,regjistrat kadastrale,si dhe arrestimi i krimineleve te luftës te cilët
tash janë kriminel te organizuar ne veri te
Kosovës etj.
Sa janë
bindjet e mia te qëndrueshëme?
Meçe
përgjigjet janë te shumta do te përpiqem t'i theksoj disa te rëndësishme dhe ne
forma te shkurta. Është shumë me tepër se një dekadë nga zbarkimi i NATO-s ne
Kosovë,janë po aq kohë te humbura te shërbimeve administrative ndërkombëtare
dhe ne rastin me te keq ka qen kohë e mjaftueshme qe aspektet e marrëveshjeve
te arritura te jetësoheshin,kuptohet nëse kompetentet (Ndërkombëtaret) do te
tregonin gatishmëri te tilla meçe ata ishin te ftuar për te zbatuar te gjitha
marrëveshjet dhe te gjitha obligimet qe dilnin për Kosovën. Këtu edhe sot
vërehet se vetëm Qeveria Amerikane ka mbetur pranë proceseve premtuese politike
ne veçanti si dhe Kosovës ne përgjithësi.
Megjithatë,dëshpëruese
janë veprimet e disa vendeve Evropiane te cilat edhe ato ishin pjesëmarrëse ne
çlirimin e Kosovës dhe nënshkruese te gjitha marrëveshjeve duke përfshi edhe
atë te Kumanovës,e cila detyron shporrjen e Serbisë nga i gjithë territori i
Kosovës.
Dhe duhet
theksuar se i vetmi sukses i deritanishëm është aspekti i fushatës ushtarake te
NATO-s e cila ishte kompetencë e SHBA-ve për te detyruar Serbinë te fut bishtin
nder këmbë e te shporrej nga Kosova,ky sukses është zbatuar ne mënyrë
perfektë,madje pa asnjë viktime ne radhët e forcave te NATO-s.
Megjithatë,nuk
është zbatuar ne tërësi e aq me pak me korrektësi meçe dikush nga ato forca
(NATO) ka "abortuar" për ta rikthyer Serbinë ne Kosovë!
Një gabim
ky i cili edhe sot e kësaj dite ka paralizuar te gjitha proceset politike dhe
zhvillimet shoqërorë te synuara.
Ndonëse,
Mitrovica sot nuk është e bashkuar dhe nuk është nen kontrollin e qeveris se
Prishtinës. Ka me shume apo me pak se një vit kur filluan negociata mes
Prishtinës dhe Beogradit,askush dhe madje as vet negociatorët ne Bruksel,nuk
besonin se janë negociata thjesht teknike te cilat na dolën se ishin politike
dhe vazhdojnë si te tilla. Këto negociata do te kenë karakter maratonik dhe te
gjithë ata te cilët dëshirojnë realisht t'i shohin zhvillimet e deri tanishme
dhe aktuale
Mjerisht,me
këto negociata do te prodhohen shume efekte ogurzeza për fatet dhe vendin
tonë dhe njëra nga ato është se do te
krijohen shtigje tjera shkatërruese te cilat ngërthejnë mundësi teknike dhe
politike qe kur do te ndodh largimi i Trupave te NATO-s,Kosova do te
ballafaqohet me shume rreziqe Kombëtare. Këto rreziqe nuk është vështir t'i
shohim,unë dot doja t'i theksoj disa nga ato:
-Sipas
mendimit tim e para dhe me e mundshme do te jetë Lufta e serishme nga shumë
argumente qe ekzistojnë ne teren por edhe nga argumentet shtesë te cilat do te
prodhohen gjate bisedimeve me Serbinë dhe Brukselin.
Ne te
gjithë po shohim se rrëshqitjet dhe kurdisjet politike me ane te shantazheve te
BE-se dhe Beogradit kanë si synim Bosnizimin e Kosovës me marrëveshje te vjetra
e te reja,te cilat dot prodhojnë biqeverisje (dy qeverisje)te cilat gjithmonë
si kamuflim apo për konsumim te brendshëm do te quhen - qeverisje unike,e cila
ne fakt do te degradoj skajshëm qeverisjen qendrore te Prishtine,një skenar ky
i ngjashëm me atë te Sarajevës dhe si e tillë do te jetë gjithmonë e
kërcënuar,rrezikuar,shantazhuar dhe anashkaluar nga minoriteti serb dhe
Serbia...
- Dhe...
Si rezultat i fakteve te krijuara ne teren bisedimet ne mes te Prishtinës dhe
Beogradit do te vazhdojnë-rihapen për te arritur deri ke një " Paqe te
armatosur ", e cila sipas gjitha gjasave do te prodhon vija kufitare
ndërmjet entiteteve shqiptare e serbe dhe ato vija te krijuara nga bisedimet do
te shpërthejnë me vija copëtimi te përhershëm te Kosovës. Këto taktika serbe
janë mirë dhe ne detaje te menduara deri ke paralizimi i qeveris qendrore te
Prishtinës, thënë shkurt deri ke bosnizimi i Kosovës.
-Sidoqoftë,
gjasat e rifillimit te luftës për momentin duken te jenë te vogla, nga se akoma
kemi prezencën e NATO-s, dhe sa u përket këtyre mundësive te me larte theksuara
- Kosovës unike apo copëtimi sajë, epilogu është ënde i paqartë dhe
përfundimisht do te varet nga politikat e shqiptarëve por edhe nga politikat e
jashtme pikërisht te SHBA-ve dhe BE-se.
Ndonëse,
kur është fjala për copëtimin e Kosovës, fatkeqësisht kemi zëra te kobshëm edhe
ne skenën aktuale politike te Kosovës,te cilët mendojnë se copëtimi i Kosovës
është variant me i mire se rifillimi i luftës,kjo një adoleshencë
politike,është qyqare dhe pa cipë.
- Sipas
mendimit time, copëtimi i Kosovës do te ndodhë nëse vazhdohet tutje me mos unifikim te forcave te shëndosha politike dhe
nëse vazhdohet si deri me tani te nëpërkëmbet e poshtërohet Kosova nga bandat
politike nga te cilat vërtetë do te copëtohemi keq!
Do te
ndodhë nëse qytetaret nuk vetëdijesohen dhe vazhdojnë si deri me tani te i
shohin zhvillimet politike ne vendin e tyre si përtej bregut apo si çështje
ndërkombëtare.
-Ndonëse,edhe
pse një epilog i këtillë do te ishte kërcënim për stabilitetin ne Evropën
juglindore,qe do te kërcënonte Shqipërinë,Maqedoninë,Greqinë,Bullgarin dhe me
gjer ..
Dhe duke
i pasur parasysh te gjitha këto zhvillime te mundshme te përmasave te një lufte
te gjer e te gjatë ne Evropë,është i pa besueshëm fakti qe disa zyrtar te
rëndësishëm evropian po përgatisin terrenin për copëtimin e Kosovës,për gjate
disa viteve te ardhshme-pasi qe te largohet NATO.
- Edhe
një here e ritheksoj se,copëtimi nuk është i pashmangshëm,nëse arrihen
marrëveshje unifikuse ne mes forcave te ndritshme kombëtare,nga te cilat do te
kërkohej urgjentisht përpilimi i një programi kombëtar dhe gjithë përfshirës
për t'u ruajtur tërësia territoriale e Kosovës si dhe prosperitetet sociale e
ekonomike ne shoqërorin e Kosovës. Kjo do te ishte edhe një shtytje për
bashkësinë Evropiane për te ndërruar kursin e saj politik,për t'i pruar freski
dioptrive politike te saj për balle fakteve te shëndetshme ne teren,e jo si
deri me tani fakte te cilat kane folur vetëm për poshtërimin e Kosovës,vetëm
për krime e krime...
Unë besoj
fuqishëm se,nëse arrihet një qeverisje e mirëfilltë kombëtare ne Kosove,do te
shpëtojmë nga copëtimi i sajë qe ngërthen rinisjen e luftës ne njërën ane dhe
anës tjetër do t'i detyrojmë suspektrin politike ndërkombëtare te ndërrojnë
qëndrimet e tyre,do te obligohen moralisht për t'i eliminuar forcat destruktive
te Serbisë,sidomos te atyre krimineleve te luftës te cilët e kontrollojnë
veriun e vendit tone.
-Eliminimi
i forcave kriminale dhe zhbërja tyre nga veriu te cilët janë drejt për drejt te
inkriminuar ne krime lufte e tani ne krime bandash,veprim ky i domosdoshëm dhe
gjithsesi do te ndodhe nëse ne punojmë për te mirën e vendit tone. Do te ndodhe
si imperativ i kohës te një marrëveshje
ne mes forcave relevante ndërkombëtare,për eliminimin dhe mos faktorizimin e
tyre,me mos lejimin e pjesëmarrjeve te atyre bandave ne zgjedhjet e ardhshme
kur do qe mbahen ne veri te Kosovës. Detyrimisht për t'i ballafaquar me kërkesa
te drejta para Gjykatës se krimeve te luftës ne Hagë,sepse me ata kriminel te
shumte e te lirshëm,nuk munden te fillojnë punët e mbara ne atë pjesë te
Kosovës,pos obstruksionit te përgjithshëm e te përhershëm.
-Këtu
vlen te theksohet se,për këto zhvillime te domosdoshme ne veriun e vendit tone
duhet te koordinohen me Administratën e SHBA-ve sepse vetëm ata tregohen te
përkushtuar edhe sot sikurse dje te cilët aranzhuan largimin e Serbisë
terroriste nga Kosova dhe zbatimin e suksesshëm te aspektit ushtarak por ne
aspektet e me vonshme politik Evropa ka dështuar krejtësisht.
Edhe tani
SHBA-te po dërgojnë mesazhe te qarta për ruajtjen e Kosovës,se fundi nga
sekretarja shtetërorë
Megjithatë,nuk
e di a mjafton vetëm kaq? Sepse ne këto përpjekje te SHBA-ve ju nevojitet
përkrahja e aleateve evropian,nga te cilët vërehet një gatishmëri për
koncesioneve ndaj Serbisë...
Sipas
mendimit time, nëse dëshirohet qe vërtetë Kosova te mbijetoj dhe mos te abortoj
edhe pas largimit te NATO-s kërkohet urgjentisht qe Evropa,te ndaloj politiken
e saj te deritanishme te dy e me shume fytyrësive dhe te ndaloj izolimin dhe
komprometimin e Kosovës..
ZOTI NA
BEKOFTË!