| E diele, 18.11.2012, 11:43 AM |
Flet ish
i përndjekuri politik, piktori Lirim Biçaku
Rininë, me vuajtje të madhe; pleqërinë, me art të bukur
Nga Albert Zholi
Jeta e
tij është shumë e vështirë. Madje, deri diku e pabesueshme. Në vitin 1945 babai
i tij arratiset së bashku me gjyshin dhe kështu rritet jetim. Konkurroj për
piktor ku fitoi por për arsye biografie nuk e pranuan në shkollë. Por të qenit
i internuar për 50 vjet bëri që ai të lexojë mbi 2 200 romane. Diktatura ia
shoi ëndrrën e tij për pikturë dhe e degdisi murator dhe punëtor ferme, por ai
asnjëherë s’e la mënjanë librin; u rrit
me të dhe me dëshirën që një ditë t’i kthehej penelit. Me ardhjen e demokracisë
ëndrra e tij u realizua.
Ditët e fundit ju morët pjesë në
një ekspozitë të artit pamor për gratë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Si e keni filluar pikturën dhe çfarë punimesh ke pasur në këtë ekspozitë?
Unë kam
rreth 20 vjet që merrem me pikturë direkte, pasi më iku djali në Belgjikë. Pra
ëndrrën time të parë, ëndrrën time të bukur munda ta prek me ardhjen e
demokracisë?
Keni konkurruar dhe nuk iu kanë
dhënë të drejtën e studimit?
Pse ju internuan?
Internimi
i familjes sime erdhi pasi babai im, Isufi me gjyshin Hazizin u arratisën në
vitin 1945, pasi nuk e pëlqenin regjimin që erdhi pas Luftës së Dytë Botërore.
Ata nuk e donin komunizmin. Kishin pikëpamje të tjera. Nuk ishin për zhdukjen e
pronës private. Pas arratisjes ata shkuan në Stamboll. Vite më vonë babi im,
Isufi shkoi në Bruksel, Belgjikë, ku dhe u martua sërish.
Kur u takuat me babanë?
Pas 48
vjetësh. Kur unë u bëra gjysh, pasi më lindi vajza, unë takova babanë, i cili
erdhi në Shqipëri.
Cilat ishin vendet që iu
internuan?
Nga viti
1845 deri në vitin 1950 kaluam nga Berati në Kuçovë, pastaj në Turan. Nga viti
1950-54 në Tepelenë dhe prej vitit 1954 deri në vitin 1992 në Savër të
Lushnjës.
Internimi mbetet internim, çfarë
të mire ke pasur në ato vite?
Internimi
kishte midis të tjerash një të keqe shumë të madhe dhe një të mirë shumë të
madhe. E keqja e madhe ishte se çdo ditë duhej të paraqiteshe në apel, pra
shikoheshin mungesat, pasi kishin frikë mos arratiseshim. Se si, se di! Por e
mira më e madhe ishte se në internim njiheshe me njerëz me emër të madh që
kishin mbaruar studimet jashtë shtetit dhe kishin një kulturë të
jashtëzakonshme. Ata ishin intelektualë të mirëfilltë, madje të gjithë dinin
nga 3-4 gjuhë të huaja.
Çfarë bëje në kohën e lirë?
Lexoja
dhe vetëm lexoja. Qysh nga viti 1950 dhe deri në vitin 1962 unë kam lexuar 2
200 romane. Pra në 12 vjet në çdo tre ditë mbaroja një roman.
Aspak.
Çdo gjë ia kushtova fëmijëve, arsimit të tyre dhe artit, pra pikturës. Kam tre
fëmijë të arsimuar që kanë zënë pozicione në jetë.
Edhe pas përmbysjes së komunizmit
ndenjët në Savër?
Jo. U
punësova në Lushnjë dhe në vitin 1998 erdha në Tiranë, ku mu duk vetja
emigrant, pasi në kryeqytetin tonë nuk kisha asnjë të njohur. Bëja xhiron e
ditës qendër-shtëpi dhe anasjelltas pa patur një shok. Isha dhe i papunë dhe
mendova t’i futem ëndrrës time të pikturës, apo të rri të luaj domino. Ju futa
pikturës dashurisë sime të parë si profesion. Punova 4 vjet pa pushim ditë e
natë pa njohur asnjë piktor në Tiranë. Pas katër vjetësh duke parë punët e mia
u bëra mik me shumë piktorë.
Cilët ishin piktorët që të
inkurajuan më shumë?
Falë dy
piktorëve, Bujar Zajmi dhe një piktor që punonte në Teatrin Popullor munda të
hap ekspozitën e cila nuk u hap në Galerinë e Arteve për mungesë diplome, por u
hap në galerinë T&G. Pas hapjes së kësaj ekspozite unë u njoha me shumë
piktorë të tjerë, të cilët kanë lënë shënimet dhe impresionet e tyre në librin
e përshtypjeve për mua. Pas kësaj ekspozite kalova nga punimet në akuarel, në
punimet në vaj.
Sa
ekspozita personale dhe të përbashkëta keni hapur deri tani?
Deri tani
kam hapur 7 ekspozita personale dhe më shumë se kaq të përbashkëta. Thuajse çdo
vit kam hapur një ekspozitë vetjake dhe një të përbashkët.
Tek ekspozita “Gruaja Shqiptare”
me rastin e 100-vjetorit si morët pjesë dhe sa punime kishit?
Në këtë
ekspozitë u përzgjodha nga një komision nga Galeria e Arteve. Në radhë të parë
për këtë ekspozitë duhej të kishe piktura vetëm për gratë, femrat . Unë
paraqita disa punime femrash dhe komisioni përzgjodhi tre punime të miat.
Si ndihesh sot?
Rininë e
kalova me vuajtje të madhe, pleqërinë po e kaloj me art.
Sa piktura keni në fondin tuaj?
Mund të
jenë mbi njëmijë. Mendoj aq, por mund të jenë dhe më shumë.
Ju thatë se nga akuareli keni
kaluar në vaj.
Sot rendet pas pikturës
abstraksioniste. Ju e përdorni këtë rrymë apo jeni në për pikturat reale dhe
peizazhit?
Unë
pikturat i kam filluar me punime reale, të cilat i paraqita në ekspozitën e
parë. Në këtë ekspozitë pikturat kishin vetëm pesë për qind dritë dhe dominonte
errësira. Pastaj ishte këshilla e djalit që e kam piktor në Bruksel, i cili më
tha: Babë, duhet të shohësh dritë, nuk u ngope 50 vjet me errësirë?
Dhe tani
po të shohësh punimet e mia, kanë 95 për qind dritë dhe pesë për qind errësirë.
Në ekspozitën e fundit Naxhi Bakalli tha
tri fjalë: “Lirimi është i lirë që s’i ngjan kurrkujt”.
Kjo tregon se ke individualitetin
tënd?
Si t ë
merresha? Puna më lodhte, por kryesorja nuk kisha vegla pune, penela, kanavaca,
bojëra. Ku kisha mundësi t’i merrja. Por edhe të bëja, kush më linte t’i
ekspozoja?
Cili është vlerësimi më i madh që
ju është bërë si piktor?
Nga një
amerikan, i cili ndoqi një ekspozitë timen. Ai tha kështu (thënien e tij e kam
në librin e përshtypjeve): “Në toka të pashkelura, gjen lule të paprekura”!...