Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pjetër Domgjoni: Njëzetë vjet Shqipni islame

| E diele, 18.11.2012, 04:03 PM |


NJIZETË VJET SHQIPNI ISLAME

Nga Pjetër Domgjoni

Në dhjetor të vitit 1992,  isha n'qytetin e Durrësit në Shqipni. Ishte ai dhjetori i famshëm që do t'mbetet i shenuar në historinë shqiptare si njëri ndër ''dhjetorët ma të randsishëm'' për popullin tonë sepse  Shqinia po bahej antare e barabartë e KONFERENCËS ISLAMIKE tuj tregue botës së qytetnueme se kah e ka marrë rrugën kombi shqiptarë dhe pikrisht sivjet do t'kujtohet edhe  njizetë  vjetori i krijimit të Shqipnisë islame. Ato ditë, askush, asnji koment se pat ba rrugëve të Durrësit.

Me qenë se të nesërmën ishte nata e Shënkollit,  pata shkue n'qytetitn e Lezhës. Edhe n'Lezhë ashtu si edhe n'Durrës, çetsi,  mjerim e skamje deri n'pikën e fundit.

Preç Zogaj, që atëherë i kishte prishë mardhanjet me Sali Berishën, i kishte mbledhë banorët e Lezhës në shtëpinë e kulturës dhe po u tregonte për pasojat që kishin mej ndodhë Shqipnisë për shkak të antarësimit në këte organizatë ''të famshme'' e të kobshme për popullin shqiptar, por njerzëve të shkretë, ma shumë u interesonte kthimi i pronave që dikur,  padronet e udhëheqësve të tashëm të Shqipnisë ua kishin konfiskue atyne, në emën të popullit.

Mbas asaj mbledhjeje, pata takue mjaftë të rij n'qytetin e Lezhës që shumica kishin zbritë prej Mirditës. Turpi dhe faqja e zezë u mbuloftë, u pata thanë unë. Si ishte e mundun që Mirdita me i dhanë votën socialistëve. Po jo, or zotni, nuk ia dhamë ne, por pleqët. Ata patën votue për socialistët. Se thonin:

Komunistët e coptuan Mirditën, por asaj pak Mirdite që e lanë kompakte, ia ndërtuen edhe qytetin e Rrëshenit dhe pëseri e ruajten tansinë e asaj pjese të mbetun si territor mirditor. Mandej, ata na patën vra e pre e torturue, por dikush që jemi ne,  mbetëm gjallë dhe jetuem n'Mirditë e këta demokratët ku me e dijtë kah na çojnë. Na humbin krejtë këta dreqen, se kopilat e atyne t'parëve  janë. Edhe sot m'kujtohet nji plak që m'pat thane atëherë: A s'po e shef se çka ndodhi me popullin shqiptar, a?  Prej se erdhi Sali Berisha n'pushtet, jo vetëm njerzit, por edhe peshqit kanë  fillu me ikë prej Shqipnisë.

Dhjetë vjetë mbrapa, e gjithë Mirdita ua pat dhanë votën demokratëve të Sali Berishës dhe me ta marrë pushtetin demokratët, filluen me e çveshë Mirditën prej t'gjitha institucioneve e me e zhdukë krejtsisht si Krahinë, sa patën dashtë, me e mbyllë edhe spitalin e Rrëshenit  mos t'kishin intervenue këshilli i mjekëve italianë që i kishin pas ndihmue aq shumë atij spitali.

Ma vonë,  filloi ndertimi i autostradës që do t'lidhte Tiranën me Prishtinën e që dhjetra vite ma parë, kishte qenë ide e MARKA GJON MARKUT, kapidanit t'Mirditës, por asnji herë e realizueme, aq ma keq. E trajtueme si ide anmiqsore sepse e nxirrte  Serbinë n'Bregdetin Adriatik. Tash,  kjo autostradë që do ta lidhë Nishin e Serbisë me Durrësin e Shqipnisë, u pagzue prej demokratëve me emnin: AUTOSTRADA E KOMBIT. Dhe n'Mirditën heroike që s'kishte shkelë kambë turku kurrë, Sali Berisha e pat sjellë atje, trashëgimtarin e Sulltanit, kryetarin e Turqisë me mbi tri mijë flamujë turq e asnji shqiptarë.

Tregonin se, në vitin 1997, viti i luftës qytetare në Shqipni, demokratët e Sali Berishës, kishin shkue n'qytetin e Rrëshenit për mej mobilizue mirditorët për luftë kundër jugorëve, por pleqët në krye me ipeshkëvin, Kristoforo Palmier, u kishin dalë përpara e demobilizue t'rijtë e Rrëshinit.

Për t'gjitha ato tragjedi tjera që i solli Sali Berisha Shqipnisë,  s'del gojë mej tregue e s'del  laps mej shkrue, por të kthehemi tek aktualiteti. Tek festimi i njiqind vjetorit të pavarsisë.

S'mbet kush pa i thanë Sali Berishës, pë lanjen n'harresë të Luigj Gurakuqit, dom Nikollë Kaqorrit, Dedë Gjo Lulit e dhjetra e qindra figurave tjera atdhetare, por rrallë u kujtue ndokush me e përmendë Bajram Currin e Fan Nolin. Pse, sepse për nji grusht vota që do ti marrë sot prej legalistëve. Sali Berisha paska qenë tuj e pregatitë rrugën për ngritjen e përmendorës së Ahmet Zogut që ishte vrastari i drejtëpërdrejtë, edhe i Luigj Gurakuqit, edhe i Bajram Currit e për s'gjalli, edhe i Fan Nolit, por edhe i nji numri  të madh atdhetarësh e përparimtarësh  shqiptarë.

Për mej marrë nji grusht vota prej minoritetit grek, Sali Berisha, e pat sjellë Janullatosin n'Shqipni dhe i pat falë Greqisë nji pjesë të Bregdetit Shqiptar. Nesër, për mej marrë nji grusht vota prej ish komunistëve, do t'ia ndërtojë nji përmendore edhe Josif Stalinit edhe  Enver Hoxhës. Do Zoti e s'kujtohet noj maxhup me ia premtue edhe  votat e maxhupëve se nesër do ta mbush Shqipninë, përplot edhe me përmendore muxhupësh.

Atëherë i pata akuzue, por sot u jap shumë të drejtë pleqëve të Mirditës se ua kishin pas dhanë votën socialistëve. Megjithëse s'kanë shumë dallim n'mes vete. Hiç nji thi e ven nji gic,  kishin me thanë populli.

_______

Vendet anëtare të Konferencës Islamike: