| E diele, 18.11.2012, 05:52 PM |
Dëshnica
dhe identiteti i dëshnicarëve në shekullin e XIX.
Nga Kujtim Mateli
Emrin Dëshnicë e gjejmë për herë të parë tek Pukëvili
(Pouquevilli, F.), në librin e tij “Travels in
Dëshnica ka dëshmuar se ka qënë një popullsi e ngulitur mirë në trevën e saj.
Dy kala të vjetra antike, ajo e Kuqarit dhe e Këlcyrës, tregojnë se popullsia e
saj ka qenë e identifikuar dhe e dalluar qartë midis fiseve të ndryshme. Pra,
Dëshnica, është një krahinë me rrënjë të shtrira mirë në histori. Është kjo
arsyeja që kjo krahinë edhe kur, për qëllime administrative në kohën e
Perandorisë Otomane, kanë dashur ta copëtojnë, ajo prapë është ndierë një vetme dhe ka mbërritur deri në ditët tona si
krahina më e madhe dhe më e rëndësishme në Shqipërinë Juglindore. Kjo
bashkëjetesë prej mijëra vjetësh, ka bërë që të kemi një traditë të dallueshme
nga krahinat e tjera dhe që mund të themi pa frikë se Dëshnica është krahina
etnografike ndër më të pasurat në vendin tonë.
****
Pukëvilli kishte vizituar disa vende në rrethin e Kolonjës, kishte parë me
kujdes se mos zbulonte qendra të antikitetit në luginën e sipërme të Vjosës dhe,
pasi kishte vizituar qytetin e Përmetit, niset në drejtim të Këlcyrës.
Pouquevilli,
F. “Travels in
“Pas disa orë udhëtimi, Vjosa
ndërron drejtim, nga veriu për në veriperëndim dhe ne u gjendëm përballë një lugine
të gjerë e cila zgjerohej drejt veriut
midis maleve. Në këtë luginë
kalon rruga e Beratit, në Argent ose Apsus. Në fillim të kësaj lugine, Vjosa
kalon në drejtim të perëndimit ndërmjet një honi të thellë e të zymtë duke i
ndenjur mbi krye një vend i lartë, ku lumi me vështirësi mund të shihet.
Vendi ku bashkohen katër luginat është i pasur në bimë kultivuese 1).
Vendi ku bashkohen katër luginat është fusha e Këlcyrës, pjesa veriperëndimore
e kësaj fushe, e cila është e gjatë rreth
Kjo dëshmi e Pukëvilit, edhe pse e shkurtër, na jep një pamje të plotë për
dëshnicarët. Ishin bujq të mirë, derisa bimët e tyre të arave tërhiqnin
vëmendjen e udhëtarëve.
*****
Pouquevilli, F., Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly…
Pukëvili, pasi na thotë se kjo fushë, fusha e sotme e Këlcyrës,
ishte e mbushur me bimë kultivuese, e ndal vështrimin atje ku:
“….. malet që i rrinë rrotull paraqesin një skenë me
pyje të dendur apo me maja të zhveshura, një kontrast i thellë piktoresk, skenë
e vlefshme për penën e Titianit apo
Salvator Rosës” 2).
Sigurisht që përballë tij ndodhej
Në agim është gri, pastaj në vjollcë, me daljen e diellit shfaqet në një purpur
të ndezur. Në mesditë mbi majën e malit bie e kaltërta e qiellit. Mbasdite, një
e verdhë e lehtë, gjersa kthehet në ngjyrë trëndafili, pastaj në gri, në
ngjyrë gështenje, më në fund ngjyra e natës. Në dimër
II
Arkivi i Institutit të Historisë, Përkthyesi grek i dërgon
letër Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Në pranverë të
vitit 1832, Tafil Buzi bashkë me disa bashkëqytetarë të tij u mundua të ngrinte
krye kundër Perandorisë Osmane, në fillim sanxhaqet e Jenishehrit dhe Janinës.
Mirëpo, i ndjekur nga autoritetet perandorake, ai u detyrua të arratisej dhe të
strehohej në Kretë…..
U kthye në Shqipëri. Mbajti të rrethuar për dy muaj fortesën e Beratit, gjersa
të bënte që fortesa t`u dorëzohej shokëve të tij dhe u bë komandant i
shqiptarëve që kishin rrethuar fortesën.
Pasi arriti të hidhte në dorë kalanë, ai i dëboi rojet dhe për disa ditë i
mbajti vetë çelësat e kalasë. Vendosi brenda fortesës roje të reja, gjithësej
nja 100 vetë, të cilat i mori propocionalisht nga 9 kazatë që kishin ngritur
krye. Emrat e këtyre kazave janë: Vlora, Tepelena, Dëshnica, Tomorrica, Skrapari, Mallakastra, Qyteti dhe nahija e
Beratit, Sulova dhe Vërça”. 3)
Jemi në vitet 1830 dhe protesta kundër Perandorisë Osmane ishte e pranishme
edhe në Dëshnicë. Dëshnica kishte ngritur çetën e saj dhe u ishte bashkuar
krahinave të tjera që luftonin për liri. Kjo veti e dëshnicarëve për të mos iu
nënshtruar armikut ka qenë e pranishme gjatë gjithë pushtimit otoman, madje që
në fillimet e tij. Në dokumentet osmane përmendet Fratari i cili kishte ngritur
krye, nuk pranonte të rregjistrohej. Po Këlcyrën në rregjistrimin e vitit 1431
e gjejmë qendër të Vilajetit me po të njënjtin emër: Vilajeti i Këlcyrës. Në
këtë vilajet shohim të rregjistruara të gjitha fshatrat që banonin në krahun e
djathtë të Vjosës dhe që i përkasin sot rrethit të Tepelenës. Nga fshatrat e
Dëshnicës gjenden vetëm pak fshatra të rregjistruara. Siç duket, Dëshnica iu
shpërnda qendrave të tjera administrative, për të mos qenë të grupuara, që të
mund të sundohej.
***
Pëllumb Xhufi, Dilemat e arbërit, Sh. B.
“Pegi”, Tiranë 2006.
“ Përkrah Beratit ishin pikërisht fortesat e Këlcyrës ( Clissania,
Clausura, Klisura), Skraparit (Skrepar) dhe Tomorit që kontrollonin vendkalimet
për në brigjet dhe anasjelltas. Rëndësia e tyre ishte thjesht ushtarake,
megjithatë Kantkauzeni pohon që Tomori ishte një kështjellë e banuar” 4).
Pra, fortesa e Këlcyrës, përmendet si një nga fortesat më të rëndësishme,
si pikë ku kontrollohej kalimi nga Perëndimi
(bregu i detit Adriatik e Jon) e deri në Lindje. Po në këto dokumente na jepet se Dëshnica
(malësia e Këlcyrës) krahas dhe krahinave të tjera kishte ngritur krye kundër
ushtrisë bizantine duke i dhënë përmasat e një kryengritje popullore, duke iu
bashkuar asaj të Skraparit, Tomorit (popullsia rreth malit Tomor të Beratit)
dhe të Vlorës.
Pëllumb Xhufi, Dilemat e arbërit, Sh. B.
“Pegi”, Tiranë 2006.
“ Është interesante të vihet re përputhja që ekziston midis ngjarjeve që
ndodhën në Thesali dhe atyre që ndodhën në zonat në veri të saj.
Vetë Sanudoja, por edhe Kantakuzeni, rrëfejnë se në atë kohë, shqiptarët kishin
sulmuar kështjellat e Kaninës, Beratit, Këlcyrës, Skraparit etj. dhe kishin
mundur t`i pushtonin ato” 5).
Pra, Dëshnica që nga periudha bizantine e deri kur bëhet fjalë për kryengritjen
e Tafil Buzit, ka patur një traditë të gjatë bashkëpunimi me krahinat e tjera
rrotull saj, për të qenë në një front të përbashkët kundër pushtuesve.
III
P. Avartinu. Kronologjia e Epirit, Athinë 1856.
“Dëshnica. Emri i një dege lumore të Vjosës dhe vend i Epirit që
dikur kishte administrator të vetin dhe
që së fundi iu aneksua administratës së Përmetit” 6).
Deri në vitet 1856, kur Avartinoi botoi librat e tij mbi Epirin, Dëshnica
na paraqitet si një njësi administrative më vete. Dëshnica ka patur aq rëndësi
sa përmendej në dokumente administrative, por edhe si pjesë e historisë së
popullit tonë. Kjo për pozicionin e saj gjeografik të rëndësishëm që zinte në
kryqëzimin e udhëve për të kaluar nga lindja në perëndim e anasjelltas, ku
detyrimisht do të kalonin nëpërmjet asaj porte madhështore që ne i themi Gryka
e Këlcyrës. Është kjo portë kalimi që ka vënë në rresht ushtritë më të mëdha të
kohës dhe ne gjejmë përshkrime mahnitëse të Tit Livit, se si u ndeshën në këtë
grykë romakët me maqedonasit në kohën e Filipit II, apo ushtri të tëra
bizantine e osmane që, me frikë dhe jo pa pasoja, e kanë kaluar këtë portë
lavdie për Dëshnicën dhe dëshnicarët.
Në kohën e Avartinoit, Dëshnica ka qenë një krahinë e populluar, me fshatra që
kanë patur një numër të konsiderueshëm popullsie.
P. Avartinu. Kronologjia e
Epirit, Athinë 1856.
Tabela e
fshatrave dhe familjeve nga e cila përbëhej krahina e Dëshnicës.
Velçishti 28
Kuqari 19
Seniçani 8
Varibop 10
Ribani 17
Fratari 65
Panariti 12
Bënja 14
Mërtinji 27
Këlcyra 86
Katundishta 126
Podgorani 51
Çorrogunji 28
Balli 32
Psarri 23
Mazhani 51
Bubësi 102
Toshkësi 56
Vinokashi 62
Kajca 52
Pavari 43
Rodenji 48
Shelgj 13
Zhepova 90
Topojani 46
Leskoveci 18
Gorica 15
Tolari 28
Siç shihet nga tabela e mësipërme Dëshnica kishte një numër të lartë familjesh
dhe kjo dendësi popullsie tregon se dëshnicari ka ditur ta kultivojë tokën, të
mbarështrojë blektorinë e të jetë në gjëndje të sillet si një njësi e veçantë
luftarake kur ia ka kërkuar koha dhe si një njësi më vete administrative, sepse
i meritonte kushtet për të qënë e tillë..
IV
Mbështetur
mbi të dhënat e Avartinoit, është përpiluar një hartë që jep për
një pjesë të Shqipërisë Jugore krahinat më të rëndësishme të saj. Nëse do të
vërehet me kujdes harta shohim që kufijtë e Dëshnicës nga Juglindja kufizohem
me lumin e Lemnicës që derdhet në Vjosë pranë Piskovës. Kjo është një hartë
etnografike që jep kufijtë ndarës të një krahine nga tjetra. Dëshnica e
meriton, për traditat dhe zakonet e saj, të jetë një krahinë e dëgjuar. Aty
miku është ndierë Pasha. Respekti ndaj mikut, të largëtit, është kthyer në
normë zakonore. Dëshnica ka qenë e dëgjuar për prodhimet e saj bujqësore e
blektorale. Dhentë e Dëshnicës kanë qenë të lakmuara nga banorët e krahinave
fqinje. Ndodhte kjo, sepse Dëshnica ka livadhe të shumta e të përshtatshme për tufat e dhenve.
Trebeshina është e mbushur me stane të shumtë. Herët në pranverë
atje shkojnë barinjtë dhe meremetojnë dëmet që janë bërë nga dimri. I
rregullojnë dhe i zbukurojnë me lulet e para që kanë çelur. Pastaj ngjiten
kopetë njëra pas tjetrës dhe
V
Sami Frashëri, Enciklopedia III, fq.
2144.
“Dëshnica është një nahije në Shqipëri, në Vilajetin e Janinës, në
sanxhakun e Gjirokastrës dhe që i takon kazasë së Përmetit. Quhet me emrin e
një lumi, i cili derdhet në Vjosë, por që kalon nëpër këtë nahije. Ndodhet në
një luginë të bukur, pjellore dhe përfshin afro 40 fshatra me popullsi
muslimane. Ka shumë pemë” 7).
* Nahije, në shqip do të thotë:
krahinë.
Enciklopedia e Sami Frashërit ka qenë një nga librat më të rëndësishëm për
Perandorinë Osmane, por edhe për Shqipërinë, pasi ka dokumentuar mjaft edhe për
vendin tonë. Futja e Dëshnicës në këtë libër enciklopedik tregon për rëndësinë
e madhe që kishte Dëshnica në shekullin e XIX.
Jo të gjitha krahinat e kanë patur fatin të shenjtëroheshin në
enciklopedinë e tij. Duhej të kishe vlera që të mund ta meritoje dhe
dëshnicarët e merituan një vlerësim të tillë. Sami Frashëri e karakterizon
Dëshnicën si një vend që meriton t`i thuhej e bukur.
Ka shumë pemë,- thotë dijetari i madh Sami Frashëri.
Po Dëshnica ka patur traditë prodhimin e verës, të pekmezit dhe rehanisë. Një
dëshmi që vjen që nga shekulli XIX, miqve
në Dëshnicë, gjatë gjithë vitit, u jepej rehani rrushi në vend të ujit.
VI
Ky vështrim mbi shekullin e XIX do të ishte i mangët , nëse nuk do të
dokumentonim marrëdhëniet mbi pronën e cila ishte ajo e fshatarit të lirë, por
edhe e një klase feudalësh e cila përfaqësohej në Dëshnicë nga bejlerët e Këlcyrës.
Në jo pak raste, ata kërkonin të zgjeroninn pronat e tyre në kurriz të
fshatarëve të lirë duke dashur t`ua rrëmbenin atë me të gjitha mënyrat, deri në
kërcënime për jetën.
Kryetar: Kadi Abdylmin Efendiu
Anëtar: Osman beu, Veli aga, Stefan aga, Stavro aga dhe Kostantin aga.
Gjyqi i Përmetit (shkalla e parë) përfundoi në favor të bejlerëve të Këlcyrës,
duke i lënë të lirë të krijonin çiflikun e tyre në parcelat e fushës që u
përkisnin banorëve të fshatit Mazhan.
Gjirokastra ishte sanxhak në Vilajetin e Janinës. Ajo përfshinte edhe kazanë e
Përmetit. Këshillin gjyqësor e drejtonte Kadiu, i cili ishte Kryetar i
Gjykatës.
Kryetar: Kadi Hajredin Efendiu.
Anëtarë: ( nuk ekziston lista e anëtarëve të kësaj gjykate).
Gjykata e shkallës së dytë të Gjirokastrës la në fuqi vendimin e gjykatës së
Përmetit që bejlerët e Këlcyrës të vazhdonin ngritjen e çiflikut.
Vendimi përfundimtar i takonte Gjykatës së Lartë e cila ishte në Janinë si
organi më i lartë gjyqësor i Vilajetit.
Gjykata e Lartë e Janinës përbëhej:
Kryetar: Kadi Muhamed Xhella, bej
Anëtarë: Ahmed Mitko bej, Rifat bej, Jani Kondoforidhi efendi dhe Tuhariqi
efendi.
Gjykata e Lartë e Janinës rrëzoi dy vendimet e gjyktave të mëparshme duke u
dhënë të drejtë fshatarëve të fshatit Mazhan, të përfaqësuar nga Bajram
Mateli, të ishin pronarë të tokës së
tyre.
Antonio Baldaçi, Rrugëtime shqiptare
(1892-1902).
“ Nga Ura e Muço Hysës deri te konakët e Xhelal beut, ecëm gjysmë ore. Xhelal
Beu, me prejardhje nga pararendësi i tij i madh Ali Pasha, thonë se ka
trashëguar prej tij të gjithë zgjuarësinë e egër. Ne iu paraqitëm atij pa
ndonjë rekomandim. Në hyrje kishte shumë roje të armatosur me pushkë të
mrekullueshme Martiny. Zbritëm nga kuajt dhe po prisnim që të njoftohej beu për
mbrritjen tonë. Pas disa minutash hymë në selamllik, ku ishte Xhelali. Ishte
veshur me një kostum të zi të modës së fundit, me redingotë dhe kravatë. Kishte shtat mesatar, hundë shqiponje, sy
depërtues dhe buzë të holla. Ishte në lule të
moshës, ndërmjet 30 dhe 35 vjetëve. Fliste vetëm shqip dhe turqisht. Na
priti në mënyrën më fisnike, duke u interesuar me hollësi për udhëtimin tonë
dhe duke shprehur kënaqësinë e tij që i erdhëm në shtëpi. Me sa kuptova,
admironte qytetërimin tonë, madje kishte dërguar vëllanë e tij më të ri për të
kryer studimet në
Në bisedë u prekën shumë tema, rreth të cilave ai shprehte hapur mendimin e
tij. Ai është turk, por para së gjithash shqiptar, dhe jo rastësisht mbahet si
një ndër krerët më të mirë të racës së tij. Atij ia kanë frikën: origjina,
kushtet, finesa e shpirtit ia japin këtë të drejtë. Më në fund, vlen të
shënohet, më shprehu shqetësimin për gruan e sëmurë dhe shkoi në harrem, pasi
më la disa shërbëtorë dhe më tha se do të takoheshim në darkë” 8).
Bibliografi
1- Pouquevilli, F.
Travels in
2-Pouquevilli, F. Travels in
3- Arkivi
i Institutit të Historisë, Dokumente osmane të viteve 1828-1837, fq. 82-83
4-Pëllumb Xhufi, Dilemat e arbërit, Sh. B. “Pegi”, Tiranë 2006, fq 183.
5-Pëllumb Xhufi, Dilemat e arbërit, Sh. B. “Pegi”, Tiranë 2006, fq 362.
6-P. Avartinu. Kronologjia e Epirit, Athinë 1856 (f.35)
7- Sami Frashëri,
V.7, Enciklopedia- pjesë të zgjedhura, Prishtinë 1984, fq. 33.
8-Antonio Baldaçi, Rrugëtime shqiptare (1892-1902, Romë 1917 ). Tiranë 2004, fq
93.)