| E enjte, 15.11.2012, 08:44 PM |
Duke menduar varrimin e Daniel Gazullit
NJË FJALË MBAS VDEKJES!
Nga Zeqir Lushaj
-Po e nxjerr “sekretin”-
Nëse,
Mbas vdekjes,
(Edhe një herë),
Do të më jepej mundësia,
Dhe e drejta e fjalës,
A e merrni me mend,
Ç’farë kam për t’ju thanë?!
(Po e nxjerr “sekretin”,
Mos të ju vijë,
Çudi…! !)
…Më varrosni, në Centennial Park,
Në Sidney, në Australi!!
…!
Atje,
Atje është vendi ma i mirë,
I pikasur për këtë ditë!
Pa britma,
Pa çjerrje e vaje,
Në morte!
Atje, hyn në varr,
(Në kalvarin e përjetshëm)
Me kangë,
Dhe muzikë!!
./.
(Nga libri “Pengjet”, faqe 144 – 145, Kristalina KH, Tiranë 2009)