| E diele, 11.11.2012, 01:53 PM |
VLORA HISTORIKE NË EKSPOZITËN ME 400 FOTOGRAFIT
TE PIRO STEFËS
NGA GËZIM LLOJDIA
Arkitekti
i njohur nga Vlora Piro Stefa
i quan 400 gjurmë historike 400
fotografit të vendosur në ekspozitën Vlora -100 vjet pavarësi”të ekspozuara në
hollin e teatrit Petro Marko Vlorë. Kanë qenë punimet e mbledhur ndër vitet që
ai ka kaluar në punën e arkitektit si dhe një rrugëtim disa vjeçar jashtë vendit
në kërkim të thesareve historike shqiptare .Të gjitha gjurmët dhe dëshmitë që
kja kanë ruajtur breznit dhe janë
gjurmuar koleksionuar nga arkitekti
Stefa tregojnë historinë e qytetit të flamurit në një rrugëtim të gjatë
historik nga kohët me mjegull për tu finalizuar në ditët që përmbajnë 100 vite
kohë nga pavarësia e vitit 1912. E veçantë
e eksponateve të arkitektit Stefa është se ekspozita është ndarë
veçanërisht sipa kohëve historike që ka
përshkuar qyteti. “Lundërtarë e udhëtarë”, është një hartë e vitit 1521,
ku shfaqet qyteti, Kanina si qendër e
fortifikuar me kalanë e Vlorës ndërtuar në 1534 nga Sulltan
Sulejmani i Madhërishëm.
Fotografit
e paraqitura në këtë ekspozitë në Portin e Vlorës, shkolla së parë shqipe në
gra rruga Vlorë-Skelë. Atë që arkitektika sjell me imazhe të fikësuara në
celluloid ne po mundohemi ta sjellim shkurtimisht:Historia moderne e bulevardit
Vlorë-Skelë,
Unë jam
pjesë e asaj gjenerate, shprehet arkitekti Piro Stefa, që kam kontribuar në
ndërtimin e qytetit të ri, për të rritur kualitetin e jetesës së komunitetit
dhe në këtë pikë nuk duhen mohuar sukseset. Vlora sot tregon jo vetëm fuqinë
ekonomike, fuqinë turistike, që respekton aq sa mundet këtë tranzicion të
stërzgjatur, por nga ana tjetër, ka bërë pak për të respektuar traditën e
vjetër historike, moshën e qytetit. E vërteta është se këtë dukuri, Vlora e
ekspozon më pak se qytetet e tjera. Shkodra është një shembull, që ka bërë hapa
pozitivë për të rivlerësuar të shkuarën.
Duke
folur pwr koleksionet pasura tw këtij arkitekti pasionant ai wshtw shprehur:
Unë kam një koleksion të pasur me gravura të vjetra, harta të vjetra mesjetare,
që në të shumtën e rasteve janë bërë nga gjeografë venecianë, por edhe të
Perandorisë Osmane. Ka kronika të shumta për Vlorën e Kaninën, ku shkruhet
gjerë e gjatë, studiues të jashtëzakonshëm me potencial ndërkombëtar, sikurse
është Eqrem Bej Vlora, që ka shkruar jo vetëm me një saktësi shkencore, por
edhe me një dashuri të madhe për këto treva. Harta më e vjetër që unë disponoj,
është ajo e vitit 1521 e Reispirit. Që të gërmosh dhe arrish të gjesh diçka,
kërkon impenjim dhe shumë kohë, sigurisht kërkohen edhe shpenzime. Pra nuk
është e thjeshtë, por nëse dikush interesohet, materialet për Shqipërinë, për
Vlorën, gjenden në arkivat e shteteve rrotull si në Itali, Greqi,
ish-Jugosllavi, por edhe në vende të tjera. Wshtë një koleksion i tërë i
kartolinave të vjetra, që janë që nga viti 1900 deri më 1990, ku numërohen disa
qindra kartolina. Në to konstaton të fiksuar realitetin vlonjat, mënyra se si
kanë jetuar, traditat, zejet, qyteti. Si ka evoluar qyteti, zejtaria, jeta
qytetare. Elementë shumë të rëndësishëm, që janë konsensualë për qytetin, janë
rruga Vlorë-Skelë, Sheshi i Flamurit, bregu i detit etj. Nga ana tjetër, duhet
të kuptojmë edhe një gjë, që gjatë shekullit 20-të, që shtrihet në kohë edhe ky
koleksion, që është solid, nga më të pasurit, ku janë disa qindra, një pasuri
shumë e madhe, që shtrihen në 100 vjet
dhe aty konstaton me lehtë ndryshimet që janë bërë.
Kalendari
i Aktiviteteve qw do tw zhvillohen nw
qytetin e Vlorws deri nwnw ditwn historike tw 100 vjetorit
Nr
Aktiviteti Data Vendi
1 Koncert
live i Slims Hiths per shkollat e mesme 12.10.2012 Pallati i Kultures
2
Festivali i Iso Polifonise se Qytetit te Vlores 13,14,15.10.2012 Teatri
"Petro Marko"
3
Promovim i dokumentarit - Magjia e Folkut 15.10.2012 Teatri "Petro
Marko"
4
Ekspozitë fotografike "Vlora - 100 vjet" - Studio Axhushi
18-28.10.2012 Teatri "Petro Marko"
5 Drame
per 100 vjetorin e Pavaresise - TESTAMENTI 31.10.2012 Teatri "Petro
Marko"
6 Dramë
për 100 vjetorin e Pavarësisë "Testamenti" 1,3,4.11.2012 Teatri
"Petro Marko"
7
Ekspo-Video - Fondac. Albert Khan &- Ambasada e
8 Miss
Globe 2012 10.11.2012 Pallati i Sportit
9
Ekspozitë fotografike "Vlora në shekullin e Pavarësisë" - Pirro Stefa
07-11.11.2012 Teatri "Petro Marko"
10 Dramë
për 100 vjetorin e Pavarësisë "Testamenti" 8,9,10.11.2012 Teatri
"Petro Marko"
11
Pavarësia Shqiptare dhe Diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914 (Arben Puto)
9.11.2012 Pallati i Kulturës
12 Dita e
Fierit në Vlorë (Milioneri - Trupa e Dramës) 11.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
13 Dita e
Durrësit në Vlorë (Heronjtë e Viagrës - Trupa e Dramës) 13.11.2012 Teatri
"Petro Marko"
14 Takim
Ndërkombëtar - Judo 13.11.2012 Pallati i Sportit
15
Koncert me muzikë klasike "Nën tingujt e së njëjtës gjuhë..."
14.11.2012 Teatri "Petro Marko"
16
Ekspozitë pikture - Nëntori ynë (L.SH.A - Dega Vlorë) 15-22.11.2012 Teatri
"Petro Marko"
17 Krosi
masiv - nxënësit e shkollave 9-vjeçare 16.11.2012 Blv. Ismail Qemali
18 Dita e
Elbasanit në Vlorë (Emil - Trupa e Dramës) 16.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
19 Kupa
"Pavarësia" -
20 Dramë
për 100 vjetorin e Pavarësisë "Testamenti" 17.11.2012 Teatri
"Petro Marko"
21 Takim
Ndërkombëtar - Minifutboll (Shqipëri - Gjermani) 18.11.2012 Pallati i Sportit
22 Dita e
Korçës në Vlorë (E madhe është gjëma e mëkatit - Trupa e Dramës) 19.11.2012
Teatri "Petro Marko"
23 Poezia
Vlonjate në 100 Vjetorin e Pavarësisë 19.11.2012 Univ. Pavarësia
24 Maratona
e këngës popullore - edicion special per 100 vjetorin 20.11.2012
Pall.Sportit/Sh. Flamurit
25
Koncert - montazh muziko-letrar “ 100 vjet shtet shqiptar”, 21.11.2012 Para
Pallatit të Sportit
26 Dhe
yjet rrijne e vështrojne - Mbrëmje Gala 21.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
27 Dita e
Prishtinës në Vlorë (Një varr për majorin e mbretit - Trupa e Dramës)
22.11.2012 Teatri "Petro Marko"
28
Antologjia e 100 Poetëve Shqiptarë (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar
Gjermani-Klubi Petro Marko 23.11.2012 Univ. Pavarësia
29 Dita e
Shkodrës në Vlorë (Dy jetë - Trupa e Dramës) 24.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
30
Ekspozitë me flamujt e vjetër shqiptar 25-30.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
31
Kampionati Mbarëkombëtar i Karatesë 25.11.2012 Pallati i Sportit
32
Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit 25,26,27.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
33 Himni
i Flamurit - Dokumentar nga Piro Milkani 26.11.2012 Teatri "Petro
Marko"
34
Koncert Ceremonial për 100 vjetorin e Pavarësisë 28.11.2012 Sheshi i Flamurit
35
Koncert i madh festiv - 100 vjet Pavarësi 28.11.2012 Pallati i Sportit
36 Koncert festiv për Festën e Çlirimit 29.11.2012 Sheshi i Flamurit