| E diele, 11.11.2012, 09:14 PM |
Autonomia
substanciale e Kushnerit
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Ne
vazhdimisht po theksojmë se dialogu i Kosovës me Serbinë ka rëndësi të veçantë
për të dyja shtetet, por edhe në rajon. Prandaj edhe ka pasur mbështetjen në
parlament nga deputetët , përveç “Vetëvendosjes” e cila si zakonisht
kundërshton dialogun me Serbinë dhe kritikon qeverinë. Dialogu ka të bëjë me shumë probleme të
pazgjidhura, të cilat duhet të marrin kahe në drejtim të zgjidhjes së tyre,
sidomos drejt njohjeve reciproke dhe vendosjes
të marrëdhënieve diplomatike mes
dy vendeve. Është me rëndësi të përmendet se bashkësia ndërkombëtare (NATO) në
Kosovë ka pasur dhe ka një rol me rëndësi të veçantë për Kosovën . ruajtjen e
rendit , qetësisë, sigurisë dhe integritetin territorial të Kosovës. Mirëpo siq
është vërejtur deri me tash sikur ka munguar dhe mungon vullneti dhe
dëshira për t’i realizuar këto
detyra jetike për qytetarët, në veriu të
vendit. Ky problem ka mbetur pezull që 13 vite.
Për këtë arësye shumë probleme janë grumbulluar dhe vështirë është të
zgjidhen me dialog. Është e njohur se Ballkani është vend me një strategji ku
fuqitë e mëdhe dëshirojnë të kenë praninë e tyre. Mirëpo nuk është sot topprioritet për Vashingtonin që të
angazhohet më tepër duke pasur problemet në Avganistan dhe në pjesët të tjera
të botës arabe.
NATO nuk është aq e pafuqishme si EUFOR-i në Bosnjë, por mendoj se ka munguar dhe si duket edhe tani mungon vullneti dhe mundësia për të intervenuar ndaj krimit të organizuar, kontrabandës…, sidomos në veri të vendit, prandaj si shkak i angazhimit të pamjaftueshëm është cenuar dhe ende po cenohet ntegriteti territorial i vendit dhe kështu po pengohet dhe po vështirësohet jeta institucionale dhe mirëqenja e qytetarëve në veri të vendit.Në këtë fushë siq është theksuar edhe Qeveria e Kosovës mbanë përgjegjesinë për gjendjen e krijuar. Nuk ka qenë e vetdijshme për rrjedhimet e dëmshme nga kjo pakujdesi gjatë punës së saj qeveritare.
Përgjegjesia për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës
Në analet
diplpmatike ndërkombëtare flitet se pas mbikqyrjes së pavarësisë, SHBA-ja dhe
BE-ja (EULEX-i) që janë të angazhuara në
Kosovë tani pas mbikqyrjes së pavarësisë
së Kosovës, do të vije koha shumë shpejt të tërhiqen nga Kosova , pa njohje dhe marrëdhënie
diplomatike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj përgjegjesia për mbrojtje të
integritetit territorial të Kosovës, nese tërhiqet KFOR-i , sidomos nese
mungon prania e SHBA-ve, në të ardhmen
do të bie mbi institucionet e Kosovës të cilat nuk e kanë momentalisht dhe as për të pakten pesë vjetet
e ardhshëm një mundësi për ta mbrojtur integritetin dhe sovraniteti e vendit”,
prandaj prania e NATO-s (SHBA-ve) është e domosdoshme në Kosovë për disa vite
me radhë…
Ne e kemi kushtetutën, ligjet e Kosovës, gjithashtu i kemi rezolutat e Kuvendit të Kosovës të cilat kanë përcaktuar qartë minimumin dhe maksimumin, apo thënë ndryshe vijat e kuqe çka nuk mundet të debatohet në dialogun me Serbinë. Për këto Hashim Thaçi është shprehur në të gjitha prononcimet se “ nuk ka ndarje, nuk ka ndërrim territoresh , nuk ka status special”… se me këto bisedime “ do të hapet një kapitull i ri i munguar deri me tani mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe që Serbia me përgjegjësinë më të lartë të pranojë largimin apo detyrimin që ka për t’i larguar strukturat paralele të sigurisë nga veriu i Mitrovicës që atje të ketë rend, ligj, të ketë demokraci, zgjidhje të lira , lidership legjitim dhe pastaj edhe investime socio-ekonomike”…
Plani i Ahtisarit me elemente të një autonomie substanciale (?)
Për këto
dhe për shumë të tjera çështje (probleme) gjatë vizitës,kohë më pare, në Kosovë,
Kushner pati deklaruar se “ ka
hapsirë edhe për të negociuar për një
autonomi substanciale për veriun e vendit, siq është bërë që nga fillimi i krizës dhe ashtu siq është
definuar edhe nga komuniteti
ndërkombëtar, përmes planit të Ahtisarit”…. Mendoj se plani i Ahtisarit ka
shumë elemente të një atonomie supstanciale , vetem sa nuk është emëruar si
autonomi- status special për minoritetin serb në veriu të vendit, prandaj është
në dëm të Kosovës që të bëhen përpjekje për të ndryshuar (plotësuar) planin e
Ahtisarit, për veriun e vendit.Bashkësia ndërkombëtare ka paravetës edhe
variante të tjera që në të ardhshmen do të
dalin në sipërfaqe gjatë bisedimeve politike, megjithse bashkësia
ndërkombëtare ka deklaruar se nuk ka ndarje-
Kosova e ka integritetin dhe
sovranitetin territorial, prandaj nuk kanë për të pasur ndërhyrje rreth
statusit të Kosovës.
Përfaqësuesi
speciai i Bashkimit Evropian , Samuel Zhbogar, ka thënë se modeli i dy
Gjermanive përceptohet keq nga kosovarët, për shkak të bashkimit të këtyre dy shteteve
në një të veten . Për Kosovën dhe Serbinë duhet gjetur një model i
veçantë”. Ai është kundër modelit të dy Gjermanive. Enver Hoxhaj me deklaratën
e tij për modelin e dy Gjermanive sikur është përpjekur që para opinionit të
tregojë se një mundësi e tillë është duke qarkulluar nëpër tavolinat
diplomatike ndërkombëtare, seriozisht.Për këto mendime të Hoxhajt ka pasur
reagime , mospajtime nga nivelet më të larta , por edhe nga shumë anilistë si
deklaratë e pa matur dhe e dëmshme .Mirëpo deshëm apo nuk deshem një ditë
bashkësia ndërkombëtare do të ndërhyjë dhe do të dalë më propozim që do të
detyrohen të dy palet të pranojnë variante të pakëndëshme për sgjidhjen e
problemeve në mes të dy shteteve - :Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rast Kosova
mund të dëmtohet më tepër, ndërsa
Mendoj se gjatë këtyre dy takimeve me Daçiqin, Kryeministri Thaçi ka treguar përgatitje dhe qëndrim dinjëtoz. Pa ndonjë dilemë dhe pa ngurrime ka shprehur qëndrimin për zgjidhjen e problemeve me Serbinë . Ai i ka bërë të qartë Daçiqit që më parë të realizojë marrëveshiet e arritura , sidomos me theks të veçantë ka kërkuar që strukturat ilegale dhe kriminale në veri të vendit duhet sa më parë të zhbëren dhe të ndryshohet gjendja për të mirën e qytetarëve në këtë pjesë të vendit tonë . Këto struktura sipas disa dëshmitarëve në kohet e fundit janë parë të uniformuara dhe të armatosura , kështu tani me arsye kanë ngritur shqetësimet e qytetarëve shqiptarë e të tjerëve që janë të komunitetit joserb ,të cilët janë të pambrojtur nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe janë të vetmit që po mbrojnë integritetin territorial të Kosovës tash e 13 vjet. Megjithatë Daçiq edhe më tutje kundërshton zhbërjen e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale në veriu të vendit tone.
Kompenzimi i dëmeve të luftës pa kushtëzime
Hashim
Thaçi dhe ekipi negociator në dialogun e ardhshum ka shumë për të thënë. Përveç
për personat e zhdukur dhe të pagjetur, pensionet e grabitura…, duhet ta
shqetësojnë seriozisht lënjen pasdore në
bisedime me Beogradin kompenzimi pa kushte
të dëmeve të luftës për të gjitha kategoritë e dëmeve të shkaktuara . Sipas studimeve që
janë bërë me standarde
ndërkombëtare menjëherë pas luftës,
vetëm fondi i banimit në Kosovë ka qenë
i zvogëluar për 40 përqind, fondi i bagëtive dhe blegtorisë për 50 përqind, paisje
shtepiake të grabitura dhe të
shkatrruara 70 përqind, por ka pasur
edhe plaqkitje të sendeve me vlerë dhe
të parave kesh në 505 të popullatës së
vendit. “Vlerësimet vetëm për këtë segment të dëmeve nuk janë as
një as dy, as tre . as katër miliard, por më tepër”. Institucionet e
Kosovës as bashkësia ndërkombëtare nuk i kanë kushtuar kujdes të duhur të
drejtës së patjetërsueshme të këtyre personave
dhe familjeve që kjo e drejtë
humanitare ju takon me të gjitha konventat ndërkombëtare për kompenzimin e
dëmeve të shkatuara ndaj tyre nga
Serbia….