| E shtune, 10.11.2012, 07:00 PM |
JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON
VEPRIMTARIN E LIRISË KADRI MANI
Nderim dhe përkujtim me rastin e një mujorit të ndarjes nga jeta e veprimtarit të njohur për çështje kombëtare
Nga Abas Fejzullahi
Qe një muaj i mbuluar me jorganin e
Dardanisë-Kosovës së cunguar e halle
madhe edhe sot e kësaj dite,… pushon në përjetësi i nderuari dhe i pa harruari KADRI MANI,
veprimtar i pa lodhshëm i çështjes kombëtare, intelektuali e luftëtar i
dalluar, që për lirinë e pavarësin e Kosovës-Dardane, s`pushoj së vepruari në të gjitha drejtimet gjatë
jetës së tij, pa kursyer as kohën e as mundin, për të krijuar kushte e mundësi veprimi, që me punë
dhe përgjegjësi, të fillon për së mbari zhvillimi ekonomik dhe arsimor kudo në
hapsiratë e Shqipërisë Etnike, dhe në këtë mënyrë, të vie natyrshëm deri te
bashkimi kombëtar.
Me vite të tëra bëri drejtimin dhe udhëheqi me
sukses Revisten Shqipëria Etnike, edhe pse me shumë mund e pengesa nga
më të ndryshmet në drejtimin financiar dhe pengesave të tjera të ndryshme
ndikues, që asnjherë s`u dorëzua, deri sa ndrroj jetë, që vet titulli i revistës është treguesi më i mirë për ecajaket i jetës dhe veprës shumë të
çmuar e të pasur me veprimtari të gjithanshme në të gjitha drejtimet e që në moshën 70 vjeçare Magjistroi në
fushën e gjuhësisë, pasi që më parë si
kundërshtar i pushtuesve serb të
Kosovës, ishte dënuar nga sistemi i Jugosllavisë aso kohe me burg, që pas Adem
Demaçit, zë vendin e dytë për kah gjatësija e viteve të mbajtura në burgjet
famkeqe të Jaugosllavisë (tani më të varrosur nga vet Serbia- e cila është
thirrur në te dhe gjëja në mbrojtjen e saj deri vonë për qëllime dhe përfitime
që ka pasur e që ende ka dhe i gëzon sot e kësaj dite) ndërsa Kadriu Osmani
- MANI, zë vendin e parë për kah keçtrajtimet nëpër burgjet gjatë vuajtjes
së dënimit në kohë zgjatje mbi 17 vite, e që i përballoj me sukses,
qëndresë e guxim të të veçantë…!
Padyshim se veprimtaria e tij e njohur dhe
publikuar deri më tani për lexues dhe të interesuar, ka pasur e do të ket
ndikimin e shumë anshëm lidhur me rrjedhatë e përditshmërisë në Atdhe dhe në
mërgatë në të gjitha drejtimet, e me siguri në të ardhmen poashtu rëndësi të
veçantë do të ketë edhe veprimtaria e
panjohur dhe e pa publikuar deri me tani, e që është në kujtesen e atyre
që e kanë njohur dhe kanë bashkëvepruar me te,
në jetën e përditshme, si dhe shkrime e pa publikuara, pasi që ndrroj
jetë më, 9 verdhor 2012, e që do të shërbejn si një burim i pa
shterrshëm për hulumtues dhe studiues të rinjë, e të intresuar lidhur me
veprimtarin shumë drejtimshe për çështjen e Atdheut në përgjithësi, të arsimit
e kulturës në veçanti, që ka lënë i nderuari Kadri Mani, me veçori
dalluese dhe karakteristika të veçanta si krijues dhe veprimtar i madh i
çështjes kombëtare, nga krijues e veprimtar të tjerë me tituj e pa tituj, me
merita e pa merita, e që s`janë pak për kah numri, e atyre të lavdruar apo
edhe (të vetlavdruar) për veprimtari atdhetare
apo publicistike e letrare, të përkrahur nga politika ditore në mënyrë të ndërsjelltë, e pushtetarëve të
djeshëm dhe të sotëm..!
Veprimtaria
e tij në fushën e shkrimeve dhe publicistikës është e pasur dhe me vlera të veçanta që
nxisin hulumtuesit dhe kritikët e
fushave të ndryshme për t`i hulumtuar,studiuar dhe vlersuar ashtu siç e
meritojnë të pa ndikuar nga politika ditore e kohëve të djeshme dhe të sotme.
Në vijim po i cekim disa nga botimet e botuara e të publikuara:
-Romani:Nuset
Tona ( dhe i dramatizuar)
-Nënë
Tereza e Shqipërisë
-50
Vjet Histori Gjysëm e Humbur-Pergjegje
me Libër për Libër
-Shqiptarët
janë atje
-Vepër
kushtuar DR. Ibrahim Rugovës si kryetar i parë i Kosovës
-Revista Shqipëria Etnike etj.
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të shoqërisë e
miqësisë që kam pasur me atdhetarin e shquar Kadri Mani, si plotësim i
bashkangjes punimin e publikuar në
muaj Bleror( Pril) 2012me titull:
Mr.sc. Kadri Osmani-Mani ka konkuruar për
regjistrimin e doktoraturës, në temën “RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE”
Nga
Abas Fejzuallahi abas_fejzullahi@hotmail.com
„ Duaj më
tepër mësimin se fitimin, se mësimi jep fitim, po fitimi nuk sjell mësim“Nga „
Abetarja“ e Sami Frashërit.
Thënia e
sipërshënuar, në ditët e sotme, në jetën e përditshme në të shumtën e rasteve
është në shpërputhje me realitetin e shoqërisë shqiptare, sepse fitimi dhe
interesi (në çfaro mënyre qoftë) zënë vendin e parë, ndërsa mësimi për
mirë e për sëmbari, ndoshta zë vendin e fundit, (përjashtuar raste të
pakta me kushte, mundësi e rrethana të veçanta)pothuajse në të gjitha
institucionet shtetërore, të cilat janë të thirrura që me punën e tyre, të jenë
shembull për mësim…!
Kjo dukuri e
shëmtuar, ka marrë përmasa shqetsuese në të gjitha drejtimet në përgjithësi e
me pasoja të rënda dhe afatgjate, në fushën e gjuhësisë, shëndetësisë, arsimit,
kulturës, shkencës, artit, besimit dhe drejtësisë…!
Filimisht u kërkoj
falje lexuesve në përgjithësi dhe punëtorëve të institucioneve profesionale në
fushën e gjuhësisë, arsimit, shkencës dhe kulturës, për shqetsimet që po i
paraqes, përmes shkrimit të titulluar: „KUSH E RUAN E KUSH E SHËMTON
GJUHËN SHQIPE?“ dhepër të gjitha lëshimet e mundshme, lidhur me
trajtimin e temës në fjalë, pasi që s`jam gjuhëtar, as punëtor institucional e
shkencor, kam shpresë për mirëkuptim dhe plotësim në të gjitha drejtimet, me
qëllimin më të mirë të mundshëm.
Përdorimi
i fjalëve të huaja, pa nevojë dhe pa arsye, në jetën e përditshme, në
të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore në Shqipëri e në Kosovë, në të
folur dhe shkruar, është jo vetëm shqetësues por edhe trishtues e me pasoja të
rënda dhe afatgjate në të ardhmen, për gjuhën shqipe, si pasojë e mosekzistimit
të Ligjit për mbrojtjen, përdorimin dhe shkrimin e drejtë të
gjuhës në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore…! Të dhëna e lajme të
ndryshme në RTV, në gazetat e ndryshme, të shtypura dhe ato elektronike në
faqet pamore të internetit, dëshmojnë për lëndimet që i bëhen gjuhës së bukur
të Naimit, Fishtës, Kristoforidhit, Samiut, Lasgushit, Çabejt, Mjedes,
Konices, Camës, Kadaresë dhe shumë rilindasëve dhe arsimdashësve të
tjerë të gjuhës shqipe, që në kushte dhe rrethana shumë të rënda e të vështira
e ruajtën dhe pasuruan atë vazhdimisht, në veprat e tyre letrare si pasuri e
trashëgimi me vëlera të veçanta shumëdrejtimshe.
Në vijim disa
shembuj me fjalë të huahaja, të cilat kanë zënë vendin e fjalëve të gjuhës
shqipe, pa kurrfarë arsyeje as nevoje, në të folur e në të shkruar, në të
gjitha nivelet që paraqiten dhe bëjnë përfaqësimin e institucioneve shtetërore
të arsimit, shkencës dhe kulturës, në tubime, takime- *ku mbahen mësime që
zhvillojnë punimet me grupe në periudha të shkurtra për përgatitjen
profesionale apo edhe ideologjike të kuadrove ose për kualifikimin e më tejshëm
të tyre, ose mbledhje studiusish të një fushe të caktuar për të rrahur
shkencërisht një çështje të veçantë me interes të përbashkët*, e të
quajtura: (seminare apo simpoziume) shkencore të ndryshme, të
organizuar nga të njejtit… e të cilët heshtin edhe ndaj atyre kundërshtimeve të
paraqitura përmes shtypit apo emisioneve të rralla për këtë çështje në RTV.
*Mikel Ndreca:
FJALOR FJALËSH E SHPREHJES TË HUAJA Rilindja 1986
…adaptim, aplikim, apllauzë,
amendamend, bord, balancë, biçikletë,biznis, biznismen,celebroj, ceremoni,
cinizëm, CV, live, fusball, debakël, debat, deklarim, departament, ekzekutim,
ekzagjerim, eveniment, favor, fisk, fiskale, glorifikoj, globale, gratis,
gjeneralizimi, gjigant, hibrid, hipotekë, humanist, integrim,impenjim,
implementim, impakt, interpelancë, karrikulla, kinkaleri, pauzë, performancë,
prononcohem, mazhorancë, minorancë, menaxhim, menaxhment, verdikt, trasparencë,
trajnim, tender, CV, live, kompani, reciprocitet, recidiv, surprizë
etj.
Dukuri të tilla të
shëmtuara të kësaj natyre, janë të shumta në të gjitha drejtimet e janë të
pranishme dhe do të jenë edhe në të ardhmen, në saje të mungesës së Ligjit për
mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe për të metat e përgjegjësitë e punës
ekipore në fushën e gjuhësisë dhe në fjalëformimin e fajlëve të reja dhe
përshtatjen e tyre nevojave të përditshme dhe natyrës së gjuhës shqipe, si dhe
për ruajtjen e atyre fjalëve të cilat po lihen anash për interesa vetanake apo
veprimit dhe ndikimit të politikës së shëmtuar ditore dhe lakmisë për ndonjë
pozitë apo pagë më të mirë, ose edhe për të paraqitur antivlëlerat si vëlera
apo edhe veten e tyre se kanë kulturë dhe njohuri të gjërë, me përdorimin e
fjalëve të huaja që edhe vetë në të shumtën e rasteve s`janë në gjendje me shpjegue
në gjuhën shqipe domethënien dhe kuptimin e vërtetë të fjalëve të huaja që i
përdorin… për të paraqitur veten e tyre ashtu siç dëshirojnë të jenë, e në të
vërtetë s`janë…!
Në
disa takime në Zvicër, që kam pasur rastin me përfaqësues të ndryshëm të
institucioneve të Kosovës, të cilët vinin, takonin mërgimtarët, e shkonin,
por(ku lenin vetem fjalë e premtime të
Më kujtohet
qëndrimi gjatë viteve 1993/ 96 në Shqipëri-Tiranë (në kohë të pakohë) ku
me Z. Kadri Mani bisedonim për kushtet dhe rrethanat
ekzistuese aso kohe, e në mes tjerash edhe për fushën e gjuhësisë, ku Z. Kadri
Mani me përpjekje të vazhdueshme punonte pa u ndalur në përgatitjen dhe botimin
e revistës SHQIPËRIA ETNIKE, me tema të ndryshme në të gjitha drejtimet si dhe
risi në fushën e gjuhësisë dhe botimin e Kalendarit të Ri , mirpo
siç duket aso kohe por edhe sot e kësaj dite këto risi në gjuhësi me të gjitha
shpjegimet dhe dëshmitë e dhëna, s`kanë gjetur përkrahje dhe zbatim nga
institucionet shtetërore e as përkrahjen e Z. Kadri, për t`i
ndihmuar në punën e tij, për pasurimin me fjalë dhe emërtime të reja që janë të
bazuara në të dhëna që dëshmojnë kuptimsinë dhe burimin e fjalëve nga gurra e
gjuhës shqipe; përveç dy rasteve të përkrahjes publike nga: Ramadan Osmani,
shkrimtar nga Presheva, i cili jeton në Suedi dhe Prof. Dr. Eshref Ymeri, i
cili e pat bërë një shkrim duke i ftuar gjuhëtarët për zbatimin e kësaj
Reforme: që të dy i lusim në këtë rast për rikonfirmim.
Në vijim punimi i Z. Kadri Mani.
REFORMA E MUAJVE TË VITIT-Kalendari i Ri
Nga Kadri Mani
Muajt e vitit janë:
NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR,
QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.
Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi
me shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun,
si dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë
ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.
Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e
.r. e kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul
Qezari 46 vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e
bëri Papa Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e
përvetësoi gati gjithë bota.
Emrat e gjashtë muajve të parë të
Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa
muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të
Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i
kalendarit të vjetër romakë/ ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë
ish muaji “sextilius”/d.m.th. i gjashti/ ka marrë emrin e perandorit
August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por
sipas renditjes së hershme romake. Muaji “sextilius” në kohën e hershme ka
pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i
Cezarit, i është shtuar një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th.
nga shkurti cili ka pasur, sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq,
në përdorimin e vet të këtij kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të
vogël: kanë ndryshuar emrin e muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj
muajin e gjashtë me- qershor dhe muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër
muajve të fundit janë radhitur me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.
Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh
edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJE?ANJ, VELJA?A,
OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI,
PROSINAC] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën
origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar
neologjizma apo edhe me adaptim.
Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë
mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka
epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm.
Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve
konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur”
e “rrënjosur” me kohë!
Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje
edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë
të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë!
(Kadri Osmani: (formë e shkurtuar nga
punimi): PËR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE TË HUAJA, te revista e Lubjanës
“ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; më vonë i plotësuar.) “
MUAJT E VITIT SHQIP NGA KADRI MANI |
MUAJT E VITIT NË PËRDORIM |
NISTOR |
JANAR |
SHKURTOR |
SHKURT |
LARCOR |
MARS |
BLEROR |
PRILL |
LULËZOR |
MAJ |
QERSHOR |
QERSHOR |
KORRTOR |
KORRIK |
VEROR |
GUSHT |
FRYTOR |
SHTATOR |
VERDHOR |
TETOR |
BRYMOR |
NËNTOR |
DIMËROR |
DHJETOR |
? *Mikel Ndreca: FJALOR FJALËSH E SHPREHJES TË HUAJA Rilindja 1986