| E premte, 09.11.2012, 06:06 PM |
Shënohet shekulli i pavarësisë në Gänsendorf, periferia e Vjenës
100 vjetori, me simbolin e qëndresës kombëtare, Adem Demaçin
“Ishte Hasan Prishtina bashkë me Ismail Qemalin dhe patriotët tjerë, të cilët e kuptuan momentin që shqiptarët duheshin të ngiteshin në kryengritje në mënyrë që shqiptarët të mos fundoseshin në rrënojat e perandorisë së kalbur otomane”
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Në
fshatin e bukur
100
vjetorin e pavarësisë ua uruan mërgimtarëve Ambasadori i Shqipërisë, konsulli
në ambasadën e Maqedonisë, vëllai i heroit Afrim Zhitia. Dr.Sabri Kiqmari,
ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Austri ishte njëri nga
bashkëveprimtarët e bashkëluftëtaret e Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut. Ai mes
tjerash në fjalën drejtuar mërgimtarëve tha:,, Gjithmonë me respekt do të
kujtojmë veprën dhe porosiste e heronjve të kombit si Afrim Zhitia, Fahri
Fazlia e shumë të tjerë. Vepra e tyre, fjala e tyre janë bazamenti i gjithë të
arriturave të kombit tonë. Gjithnjë do përulemi me respekt para veprës e
porosive të tyre, përulemi me respekt para Komandantit Legjendar Adem Jashari,
Zahir Pajaziti e shumë dëshmorëve tjerë. Nëntori për kombin shqiptar është muaj
i veçantë, pasi është muaji i dhembjeve dhe krenarisë.
Prandaj, Fjala e z. Adem Demaqit u ndërpre disa herë
nga duartrokitjet e publikut. Ai mes tjerash tha: “Heronjtë tanë me armë u
treguan serbëve se ne jemi të gatshëm të vdesim për liri siç ishin heronjtë
Regjep Mala me shokun e tij Nuhi Berisha,
Afrim Zhitia, Bahri Faziu e shumë të tjerë. Ushtria Çlirimtare po
farkohej nëpër burgje për aksione të vogla e cila dalë ngadalë erdhi dhe filloi
ta ngre me vete edhe popullin tonë liridashës shqiptar. Siç e dini kombin tonë
e ndanë në gjashtë copë ata që dikur nuk i kishim miq, e sot shyqyr zotit i
kemi miq, por shpirtin tonë liridashës, shpirtin tonë të bashkimit nuk e ndanë
asnjëherë. Ky shpirt qëndroj gjithmonë i bashkuar dhe asnjëherë nuk i ndali
aksionet dhe përpjekjet që dal nga dalë, pjesë-pjesë të çliroheshin. Sot e
festojmë edhe 100 vjetorin e rilindjes së Shqipërisë e cila lindi me gjak e me
shpatën e Skënderbeut dhe luftëtarët e Shqipërisë që u ngritën kundër
sulltanëve të atëhershëm. Skënderbeu ishte ai i cili pengoi planet e sulltanëve
që mendonin të kalonin detin dhe të dilnin në Itali e ta pushtonin Evropën. Për
njëzet e pesë vjet luftë e përpjekje, arriti t’i jep historisë kaheje tjetër,
arrit që Evropës t’i jep kohë përgatitje kundër një pushtimi gjakatar i cili na
mbajti më shumë se 500 vjet. Pra, rilindi Shqipëria para njëqind vjetësh falë
asaj, se shqiptarët nuk e ndalën luftën në të gjitha format e mundshme deri tek
kryengritja e madhe e viteve 1909-1912. Ishte Hasan Prishtina bashkë me Ismail
Qemalin dhe patriotët tjerë, të cilët e kuptuan momentin që shqiptarët duheshin
të qoheshin në kryengritje në mënyrë që shqiptarët të mos fundoseshin në
rrënojat e perandorisë të kalbur otomane. Dhe u bë mirë, sepse politika greke e
sllave thoshin se nuk ka shqiptarë, këta janë turq dhe duhet përzënë këta turq
nga Ballkani dhe ta ndajmë atë. Kjo ishte përgjigja e madhe që e kuptoj Hasan
Prishtina, e kuptoj Ismail Qemali, e kuptoj Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram
Curri dhe heronjtë tjerë anë e këndë Shqipërisë. Kjo Shqipëri e cila na ndihmoj
që dalë ngadalë të ngrihemi në këmbë duke filluar kryengritjen e madhe në
Kosovë, në mars të 1998 e 1999 ku marren pjesë luftëtarë trima nga të gjitha
trevat shqiptare. E arritëm atë që pak kush e besonte, veçan fuqitë e mëdha të
cilat mendonin se shqiptarët nuk kanë fuqi të çliroheshin nga
Nga
programi artistik, nxënësit recituan vjersha kushtuar heronjve, atdheut,
pavarësisë, kënduan e vallëzuan vallet tona të bukura. Përgatitjen e tyre u bë
nga mësuesit e gjuhës shqipe: Miradije Berisha, Shefqet Gashi, Hazir Mehmeti,
Ibahim Hasanaj dhe Osman Ademi. Nxënësja Fjolla Kiqmari luajti në piano, me
fyell luajti Erleta Ismaili, kurse në violinë nxënësja nga Tullni Fiona
Kabashi. Si gjithnjë shkëlqeu me lojën e tij mjeshtërorë në çifteli dhe këngë e
flamurit, nxënësi i vogël Alban Spahiu. Me recitime u paraqitën: Nazlije
Salihu, Qefsere Limani, Hatixhe Alili, Fatjon dhe Elona Kabashi, Edona Alija,
Gent Sahiti, Ehat Alili, Nazlije Salihu, Hatixhe Alili,Edita Limani, Shqipe
Salihu ,Makfire Jashari ,Firmete Jashari, Alban Spahiu, Almir Imeri, Verona
Alija, Besarta Limani,Rina Mavraj, Floriana Aliti, Dona e Melisa Mavraj, Erzana
Ismajli, Fatime Idrizi, Sabedin Mustafa, Jehona Skeraj, Programi artistik vazhdoi me këngëtarët Rami
Sahiti e Adnan Isaku. Shoqëria
Kulturo-Artistike nga Badeni luajti “Vallën e Lirisë” nën udhëheqjen e z.Tahir
Turkaj.
Z.Demaqit
iu nda dhuratë nga Shoqata “Afrim Zhitia” të cilën ia dorzoi z.Selami Bilalli.
Ndërsa dhuratë iu nda edhe Sylë Zhitisë të cilën ia dorzoi z.Nehat
Emrullai.Organizatori falënderoi veprimtarin dhe bisnesmenin z.Xhevat Balaj për
përgatitjen e veshjeve për nxënës me logon e bukur të pavarësisë. Në fund
nikoqiri shtroi darkë me ushtime nga kuzhina shqiptare.
Historiku i shoqatës ,,Afrim Zhitia”, ajo u formua në vitin 1991 në qytezën Gänsendorf nga një grup veprimtarësh që vinin nga të gjitha trevat shqiptare. Kryetari i parë i saj ishte Bashkim Gashi. Shoqata ishte bërthamë e fuqishme e lëvizjes kombëtare në të gjitha format. Veçanërisht dallohet përkrahja e luftës së UÇK-së,UÇMPB-së dhe UÇ Kombëtare, me ushtarë, ndihma materiale, logjistikë etj. Ndër a ata që i dhanë jetë e forcë shoqatës ishin: Abdullah Abdullahu, Xhevat Xhemajli, Naser Hani. Këtu duhet veçuar Xhevat Hasanin nën udhëheqjen e të cilit Këshilli për Organizimin e Mësimit Shqip hapi klasë me mësimin shqip dhe inkuadruan disa mësues shqiptarë. Mësuesi i rrethit u caktua Ibrahim Hasanaj i cili u dallua me aktivitetet e tij kulturore.