| E premte, 09.11.2012, 07:55 PM |
VJEN NË VLORE MAJOR AHMET LEPENICA
PROMOVOHET NË KUADER TË 100 VJETORIT TE PAVARESISË KOMBËTARE
NGA GËZIM LLOJDIA
Në kuadër
të 100 vjetorit të Pavarësisë kombëtare Universiteti “PAVARËSIA”,K lubi i
shkrimtarëve ”Petro Marko” organizoi promovimin
e librit:“Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave
Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920” shkruar nga studiuesi Enver Memisha- Lepenica.
Studiuesi
Msc Gëzim Llojdia duke hapur këtë takim
tha se:Ky botim i plotë i studiuesit Lepenica përbënë në vetvete një dritare të
re për
vet mënyrën e të shkruarit,analizën e fakteve ,dokumentet e paraqitura
në gjuhën origjinale dhe faksimile të tyre , kujtime dhe folklori ,gazete dhe
të gjitha mjetet që të dëfrejnë rrugën e të vërtetit. Lëvizjet e tyre
deshifrojnë pikërisht pozicionimin e tyre atdhetar por sikurse frymën,që e përdorën për hyrjen fortësisht të
mençur në këtë lëvizje shqiptare. Flitet se nga kohët e rilindjes
kombëtare një gen i shqiptarizmit,filloi
të lëviz tek këta patriot. Ky gen erdhi ,por u forcua duke u ruajtur i shenjtë
tek shqipfolësit. Numërohen të këtij geni të shqiptarizmës i përkasin edhe
familja Lepenica .1-Në rrafshin politik. Figura e Ahmet Lepenicës është
patriotizmi , që ushqeu ,shqiptarizmin
gjatë gjithë kohës së ndritshme të
përndritjes tonë kombëtare. Me frymën e tij patriotike, Bashkohës i Mustafa
Qemalit , bashkëluftëtar dhe mik i Ismail Qemalit, mbrojtës i Pavarësisë
Kombëtare 1912-1913, çlironjës i krahinave të jugut të Shqipërisë më 1914.
Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920, 2-I
ndërgjegjësoi se fati i kombit ishte në duart e shqiptarëve në këto kohë të
mjegullta ishte shqiptarizmi. Fati i tyre ishte qëndrueshmëri i lidhur me
kombin,fati i të cilit gjendej në plluskimin e pushtimeve të huaja sidomos pas
luftë së Vlorës Nuk ka asnjë ndryshim frekuence në qëndrimet e tij patriotike
gjendet Komandant i Krahut të Vjosës, në vitin 1921, Qarkkomandant i
Xhandarmërisë së Gjirokastrës në vitin 1922, udhëheqës i Revolucionit të
Qershorit 1924, kontribuues i shquar në hallet dhe problemet e krahinës së
Mesaplikut deri në shuarje pra deri në
këputje të shpirtit në vitin 1941.
Gezim
Zilja studiues ju referoi rreth librit te studiuesit Lepenica Këto
ditë, në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, në qarkullim libri “Major Ahmet
Lepenica, Komandanat i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e
Vlorës”.Libri është shkruar nga studiuesi i palodhur Enver Memishaj-Lepenica
dhe përfshin një numër të konsiderueshëm dokumentash të kohës mbi jetën dhe
veprimtarinë e njërit prej njerëzve më të shquar të Labërisë, “E një veterani
pa njollë” siç thotë autori, që gjithë jetën ia kushtoi luftërave për liri e
pavarësi të Shqipërisë. Personazhe të tillë të fuqishëm si ai i Ahmet Lepenicës
kanë qenë pak të njohur sidomos gjatë periudhës së diktaturës. Megjithatë
populli i krahinës së Vlorës nuk rreshti së ngrituri këngë për bijtë e vet që
që i dolën zot dhe në kohët më të zeza. Ai do të këndonte: Kush e prishi
Italinë/Osmëni me dy Qazimë/Bimbash Ahmet Efendinë. Janë vetëm tre vargje ku
jepet një epope e tërë që të trondit: Që Italia u mund (u prish,) që prijësit e
asaj lufte ishin Osmën Haxhiu, Qazim Kokoshi, Qazim Koculi dhe natyrisht
oficeri i lartë (Bimbash) major Ahmet Lepenica.Pas përmbysjes së diktaturës
mundësitë për studimin e figurave hisorike pak të njohura më parë u bë më e
madhe. Tashmë në dispozicion të studiuesve u vu gjithë arkivi me dokumentat
historike shqiptare dhe të huaja. Por ende janë të pakët ata që “guxojnë” e i
futen atij deti të pafundëm të arkivave, thjesht për të nxjerrë në dritë të
vërtetën historike, të një ngjarjeje, apo të jetës së një njeriu të vetëm. E
them këtë sepse kjo lodhje e stërmundim dmth të rrëmosh në arkiva për vite me
rradhë nuk sjell kurrfarë përfitimi material madje shpesh paratë për botimin
paguhen nga xhepi i autorit. Kjo ka të bëjë ama me dashurinë e tij (të
studiuesit) për figura të tilla që nuk duhen harruar, ka të bëjë me dashurinë
për të vërtetën, me dashurinë për historinë e popullit shqiptar dhe më thjesht
me dashurinë dhe respektin për vendlindjen dhe atdheun. Nuk janë terma të
tepërta nuk është mbivlerësim. Ata që merren me punë të tilla e dinë që pasi je
rropatur me vite të tëra në gjurmimin e gjetjen e dokumentave, në sisteminin e
rregullimin e tyre dhe në fund ke në dorë një libër në dorëshkrim, është shumë
e trishtueshme të vraposh ( kjo është pjesa më e vështirë) sa andej këndej për
të “lypur” të holla që libri të shohë dritën e botimit. Gjithsesi “Major Ahmet
Lepenica…”e pati fatin të dalë në qarkullim bashkë me falënderimet ndaj
dhuruesve që me sa duket nga numri i madh i tyre janë rrogëtarë ose
pensionistë. Është një nga dhuratat më të bukura që i bëhet lexuesve shqiptar
në kuadër të festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë.Në faqet e para zoti
Memishaj rreket të bëjë një përshkrim të shkurtër të Vlorës dhe veçanërisht të
Lepenicës së tij të dashur në rafshin historik, pa harruar të përshkruajë
bukuritë e vendlindjes. Me një sinqeritet të madh ose si i thonë nga anët e tij
me zemër në dorë ai shprehet: Ky libër është produkt i dashurisë për vendim
tim, për fshatarët e mi, për Labërinë, sepse siç ishte Lepenica, ishte tërë Labëria,
siç vuante Lepenica vuante krahina e Mesaplikut, e Labërisë dhe e gjithë
Shqipërisë.( Ahmet Lepenica, fq 21) Dhe më tej: “Unë kam synuar të nxjerr në
dritë karakterin, mendësinë dhe shpirtin atdhetar të këtij luftëtari, duke e
vënë në vendin që meriton. Dramës së historisë sonë t’i kthejmë personazhet
realë ashtu siç kanë qenë. (Ahmet Lepenica. Fq. 23). Dhe këtë premtim që zoti
Memishaj e bën që në fillim e shohim të shpaloset faqe pas faqeje duke hedhur
dritë jo vetëm në figurën e luftëtarit patriot por edhe të shumë figurave të
tjera bashkëluftëtarë ose jo me major Ahmet Lepenicën.Në libër autori ndalet në
jetën e heroit, nga fëminija, gjatë shërbimit ushtark në ushtrinë turke, si
bashkëluftëtar i Qemal Ataturkut, veprimtarinë e tij para dhe pas shpalljen së
Pavarësisë në Vlorë, pjesëmarrjen në Luftën e Vlorës, në mbrojtjen e Kongresit
të Lushnjes, luftën e tij për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, mardhëniet
me qeverinë e Nolit, deri sa mbylli sytë atje në Lepenicën e dashur. Faqe pas
faqeje nëpërmjet materialeve dhe dëshmive shikojmë si rritet figura luftëtarit
dhe atdhetarit të madh Ahmet Lepenica. Mendoj që një kulmet e veprimtarisë së
tij është epopeja legjendare e Luftës së Vlorës të cilën autori, na i
përshkruan me hollësi duke e mbështetur në dokumentat e shumta të kohës. Ahmet
Lepenica do të caktohej nga Komiteti i Mbrojtjes së Vlorës “…si Kumandant i
Përgjithshëm i Trupave Kombëtare, duke u pështetur në burrërinë dhe në
atdhetarësinë tuaj. Ngarkohe me këtë barrë shumë të shenjtë dhe të rëndë…”
Ahmet Lepeneca Fq. 99Më vonë do ta shohim si Shef të Shtabit të Trupave
Kombëtare dhe Komandant të Gjindarmërisë, gjithmonë të angazhuar në atë luftë
të shenjtë deri në mbarimin e saj.Në librin e Enver Memishajt, shikojmë dhe një
sërë komandantësh, luftëtarësh e udhëheqësish kryesisht lebër, që drejtuan atë
luftë heroike me një nga fuqitë ushtarake më të mëdha të kohës ose si thuhet në
këngë “Me një mbret dyzet miljonë”. Autori zbërthen me pjekuri e bën një
analizë të hollë për atë luftë titanike dhe me të drejtë del në përfundimin se:
“Patriotët që bënë Kongresin e Lushnjës dhe luftën e Vlorës, rishpallën edhe
një herë Pavarësinë Kombëtare dhe bënë të mundur që më 17 dhjetor 1920, Lidhja
e Kombeve ta njihte Shqipërinë me kufijtë që ka sot.” (Ahmet Lepenica Fq
206.)Nëse nuk do të zhvillohej ajo luftë e madhe, e pakrahasueshme dhe e
papërsëritëshme nga mënyra dhe koha që u zhvillua, Shqipëria ndoshta nuk do të
ishte kjo që kemi sot por gjysma e saj, por edhe mund tu ishte dhuruar
andej-këndej italianëve, grekëve e serbëve. Në kuadrin e 100 vjetorit të
pavarësisë, libri është një dhuratë e çmuar për kombin shqiptar, jo vetëm se na
njeh me një nga heronjtë dhe udhëheqësit kryesorë të asaj lufte por edhe pse
tregon shpirtin e pamposhtur e patriot të shqiptarit, tregon se historia e
popullit tonë është një histori plot luftra, përpjekje, sakrifica e therori për
atdheun e dashur. Dy muaj para njëqind vjetorit të shpalljes së pavarësisë
megjithë mëtimet e çuditëshme që vihen re tek-tuk për t’i zhvendosur kremtimet dhe
heronjtë sipër Tiranës, akti i Shpalljes së Pavarësisë dhe Lufta e Shenjtë e
Vlorës e vitit 1920, me gjithë heronjtë e tyre, vijnë natyrshëm, pa bujë, me
një shkëlqim diellor ngahera më të fortë për të na treguar se kjo Shqipëri u bë
me penë e pushkë nga bijtë e bijat e shqiptarëve nga çdo cep e vatër ku ata
jetonin. Për Luftën e Vlorës At Shtjefën Gjeçovi do të shprehej: “ Në luftë të
Vlonës luftoj besa e trimnija kundra fuqijet e dijet… Filluen luftën të
pështetun në shpresë të ndihmës së Perëndisë e të bashkimit vëllazëror, e patën
sosë a me mbetë të gjithë në lam të luftës ose me shpërthye dyert e hekurta e
ledhet e çelikta të armiqve.. Hytë ngathnjyes në Vlonë në atë Vlonë kreshnike e
cila kurdoherë e ka pas dëftye veten se ndër deje i vlon gjaku fjesht shqiptar.
“ Shtjefën Gjeçovi. Gazeta Mbrojtja Kombëtare faqe 21-28 viti 1920.Libri i
Enver Memishajt është një monografi serioze e shkruar plot dashuri, sinqeritet
për heroin Ahmet Lepenica, dhe rrok një faqe të lavdishme të historisë së
trevës së Labërisë e më gjerë. Monografia është shkruar me një gjuhë të
rrjedhshme por shpesh e ngarkuar me dialektalizma që autori mendoj se i përdor
qëllimisht për të theksuar se barrën më të rëndë të Luftës së Vlorës e mbajtën
bijtë e Labërisë. Mendoj së qëndrimi i autorit lidhur me vlerësimet e Ago Agajt
dhe sidomos Eqerem Bej Vlorës ndaj figurës së Ahmet Lepenicës mund të ishte më
i qetë dhe objektiv, pavarësisht nga argumentat e autorit. Lexojmë në libër,
fq.300 “ Eqerem bej Vlora, sikundër ka derdhur vrer, mashtrime, poshtërime e
denigrime ndaj të gjithë bashkëqytetarëve të tij, heronj të Vlorës…. ashtu
shpif e mashtron edhe për Ahmet Lepenicën….” Po kështu përmendja e shpeshtë e
emrit të Ahmet Lepenicës dhe vlerave të tij në çdo faqe libri, të jep
përshtypjen hera-herës se vetëm ai ishte kryesori në atë luftë, kur mjaft
figura të tjera qoftë dhe ajo e Qazim Koculit si Komandant i Përgjithshëm
anashkalohen ose përmenden shkarazi. Gjithsesi këto janë vrejtje fare
subjektive që nuk e ulin aspak vlerën e librit dhe figurës së heroit legjendar
Ahmet Lepenica. Për ta mbyllur do të përmendja fjalët e historianit të njohur e
respektuar vlonjat, Prof. Dok. Bardhosh Gaçe. Ai vlerëson: “ Me pasurinë e
dokumentave, provave dhe fakteve, Ahmet Lepenica, portretizohet e jepet si një
apostull i shqiptarizmës, i mbuluar nga mjegulla e kohës padrejtësisht…. Dhe
monumentin që prisnim për Ahmet Lepenicën ja ngriti Enver Memishaj me këtë
libër.”Nje analizë e plotë e librit sigurisht do të këërkonte një angazhim më
të madh dhe dhjetëra faqe të shkruara. Qëllimi i kësaj përmbledhje të shkurtër
është të “lajmërojë” lexuesit për botimin e tij dhe të zgjojë interesin e tyre.
Aktori i
teatrit “Petro Marko” Vasillaq Godo reciton Hymni i Vlores të shkruar nga poeti
dhe ishkryetari i abshkisë Vlorë Ali Asllani.
Mësuesi
Begë Karefil Begajj referon temen :Mbi veprën e Enver
Memishaj-Lepenica “Major Ahmet Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Trupave
Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”,
Si mësues
dhe bashkëfshatar i Enverit tha
ai,ndjehem krenar për këta personalitete të shquara të fshatit tonë, por edhe
për Enver Lepenicën që ka zbuluar dhe evidentuar veprën atdhetare të këtyre dy
burrave duke bashkangjitur emrin e tij me bijtë më të mirë e atdhetar që ka
nxjerrë vendlindja jonë, Lepenica. Jeta e heroit të këtij libri Ahmet Islam
Canaj që në histori hyri me emrin Ahmet Lepenica, fillon si ushtar i
Perandorisë Osmane dhe që për merita trimërie e zotësi ushtarake u gradua
oficer, por zemra e tij rrahu vazhdimisht për atdheun e tij. Sado me gradë e pozitë në Perandorinë osmane, kur erdhi momenti në
vitet 1911 - 1912 , nuk pyeti më për grada e ofiqe por iu përgjegj thirrjes së atdheut, me dëshirë, me zemër e
me besim se edhe Shqipëria do të bëhej.
Libri
është ndarë në katër pjesë: Pjesa e parë: Jeta dhe vepra e major Ahmet
Lepenicës, pjesa e dytë: Në krahët e këngës popullore, pjesa e tretë:
Bashkëluftëtarë dhe personalitete të shquara në jetën e Ahmet Lepenicës, pjesa
e katër: dokumente. Të katër pjesët janë
harmonizuar e lidhur organikisht si vazhdim të njëra tjetrës. Libri
është pajisur me kronologjinë e jetës së Ahmet Lepenicës, burimet dhe
bibliografia nga Arkivi Qendror i
Shtetit Shqiptar, Instituti Historisë dhe Biblioteka Kombëtare, faksimile të
dokumenteve historike dhe fotografi,
literature e gjerë historiografike, kujtime të botuara, folklor, shtypi
i kohës dhe në fund indeksi i emrave të
njerëzve, gjë që do të thotë se jemi para një punimi të mirëfilltë shkencor, që
duhet të tërheqë vëmendjen e një mase të madhe të lexuesve dhe të elitës
kulturore shqiptare. Me këtë libër, Z. Enver Memishaj, ka e përballuar me
sukses një punë voluminoze studimore, që kërkon gjithë jetën e njeriut dhe ja
ka arritur qëllimit që me kompetencë
shkencore, me fakte, dokumente të shumta, me analizë, argumente bindëse e të pa
kundërshtueshme mbështetur edhe në
shtypin e kohës edhe në folklor t`i ngrejë major Ahmet Lepenicës monumentin e
munguar dhe t`i kthejë historisë sonë një personalitet të shquar. E gjithë kjo
punë voluminoze dhe cilësore tregon bagazhin kulturor që zotron autori,
pasionin për të kërkuar të vërtetën,
dashurinë për atdheun dhe vendlindjen. Në kapitullin “Rëndësia e Luftës së
Vlorës” autori citon elitën e kulturës, studiuesve dhe historianëve tanë të cilët
kanë arritur në të njëjtin përfundim, në mirëkuptim të plotë se Lufta e Vlorës
hodhi në erë planet antishqiptare të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes në
Paris, në vitin 1919 dhe 1920 dhe vendosi fatin e Shqipërisë dhe për pasojë
Shqipëria në dhjetor të vitit 1920, për herë të parë në historinë e sajë u njoh
edhe nga bota si shtet i pavarur. Vlerat e studiuesit Enver Memishaj – Lepenica
duken edhe në kapitullin “Lufta e Vlorës nuk mund të zhvleftësohet”, në të
cilin autori polemizon dhe hedh poshtë shumë përfundime dhe shtrembërime të pa drejta
dhe të pa bazuara të disa studiuesve që kanë shkruar apo e kanë përmendur
Luftën e Vlorës. Major Ahmet Lepenica, si një veteran pa njollë i çështjes sonë
kombëtare, është renditur në radhën e atyre figurave që me përkushtim iu gjendën atdheut në ditët më të errtë, me re të zeza, të
vështira, pa menduar asnjëherë se çdo të fitonin për vete. E me të vërtetë,
autori thekson se ai, major Ahmet Lepenica, nuk mori e nuk pranoi asgjë, në
fund të Luftës së Vlorës, për kontributin e shquar që ai dha në shërbim të
atdheut, siç vepruan udhëheqësit e tjerë të asaj lufte.
Myrteza
Mar Kryetar i klubit ‘Petro Marko” Vlorë tha :Enver Memishaj vjen këtë here me
një libër vërtet me vlera te medha jo vetëm histroike. patriotike, arkivore por
edhe letrare artistike. Te shkruash per historinë dhe protagonistet e saj eshte
detyre dhe e drejte jo vetëm qytetare, por edhe morale, intelektuale dhe
atdhetare. Autori i 9 librave, z Memishaj e ka realizuar me se miri këtë
obligim ne librin qe kemi ne duar. Puna e madhe dhe me pergjegjesi e autorit
tregojnë jo vetëm mundin, por edhe kujdesin për te na dhënë ne masne e duhur,
ne kohen e duhur, ne vendin e duhur historik e politik vlerësimin per nje nga
figurat e ndritura jo vetëm te Vlores, por Atdheut...Pasi lexon këtë libër te lindin
natyrshëm jo vetëm dëshirat për te uruar autorin, por edhe te meditosh thelle
për atë errësire qe ka mbuluar shume themele te historisë. Ndaj theksova me
larte se është detyre e gjithë intelektualeve dhe historianeve qe te gërmojnë
edhe nen themele sepse historia dhe lavdia, ashtu si edhe turpi e tradhtia nuk
janë gjethe vjeshte. Pa kontributin e shqiptareve te* vërtetë nuk do kishte
rezistence ndaj pushtuesve te shumte shekullore. Pa këtë kontribut nuk do
kishte ndërgjegjësim dhe udhëheqje te masave te gjera te popullit për liri e
pavaresi. Pa këto kontribute nuk do kishte dhe nuk ka histori....Autori e
portretizon heroin e vete nen dritën e se vërtetës se madhe dhe e shoqëron atë
me fakte te gjalla .
Laureta
Petoshati publicistë solli fakte të reja nga libri “Major Ahmet Lepenica,
Sot ne
bote, per te qene udhëheqës, duhet te jesh i pajisur me inteligjencen
eraocionale. Inteligjenca emocionale është aftësia për te njohur, pranuar,
menaxhuar dhe kontrolluar emocionet e vetvetes, se te tjereve dhe te disa
grupeve. A nuk e bene këtë drejtuesit e Luftës se Vlorës? Po. Me ane te fakteve
ata krijuan nje ushtri, nje shtab, një prefekture. Emocioni qe i donte ata
drejt fitores ishte atdheu. Ne mos duhej te clirohej, te paktën, me vdekjen e
tyre te shpëtohej nderi i tij, sipas motos: " O Vloren, o vdekjen!"
Ata ishin njerëz me shkolle, me pasuri, me virtyte. Gjithsecilit, iu ngarkua
detyra sipas aftësive. Per ta treguar kete gje, Enver Memishaj, përdor edhe
vete inteligjencën emocionale. Behet shume i ndjeshëm, duke i studiuar
personazhet ne gjerësi dhe ne thellësi te fakteve. Duke i kuptuar ata ne te
gjitha dimensionet, kërkon qe te binde lexuesin ne ate qe thote. Kjo është
aftësi, apo një mjet qe e ndihmon lexuesin per te zbërthyer shume gjera, te
cilat kane mbetur enigmatike, si dhe shume shprehje apo fjali, qe ne ndonjë
rast duken te thjeshta, por ne fakt kane filozofi te holle popullore dhe
kthehen ne epistemologjike si shprehja, qe i thotë Alem Mehmeti te urtit Ismail
Qemali, kur po u vinte ushtria turke: "Ti peshk ne det dhe une ujk ne
pyll!", qe do te thote ti do te ikesh matane detit, ndërsa unë do te dal
kacak, por si sinonim ka lirinë ashtu si ta jep mëma natyre. Ndërsa flet per
udhëheqësit e Luftës se Vlores, ai nuk harron pa përmendur getat e fshatrave,
njerezit e thjeshte, barinjte, te renet, vendos listat e tyre emër për emër.
Lufta e Vlorës ishte lufta e fisnikeve. Fisnikëria nuk tregon vetëm shkalle
shoqërore te larte, por vlera shume te larta ne sherbim te atdheut dhe
njerëzimit. Për ti treguar këto vlera atdhedashurie, autori përdor edhe poezi,
te cilat e spikatin me shume historinë dhe heroizmin, si per shembull vargjet e
poetit vlonjate Kudret Kokoshi, për Toto Bolenen:
"Dhe
ne grushtin e gelikte krrab'n e berrave mbertheje.../Me ate kerrabe historike,
kundrejt Historise veje!"
Aktori
Vasillaq Godo recitoje poezinë Toto Bolena
të shkruar nga Kudret Kokoshi.
Fahri
Shaska kumtojë rreth figurës së Ahmet Lepenicës dhe qëndrimit të tij si dhe
mohimit që i është bërë në shumë botime të viteve të shkuara kur emri i tij nuk
përmendet .
Albert
Habazaj analizoi figurën e patriotike të Ahmet Lepenicës duke ju referuar studimit të
hollësishëm bibliografik.
Mësuesi,
Shpresim Kasaj, Kryetar i shoqatës” Armeni” do tu referohet pasqyrimin fakteve ne
luftën e Vlorës nxjerr nga libri.
Nga familja Ahmet Lepenices, përshëndeti
Irfan Canaj.
Autori i botimit
të librit Enver Lepenica tha se në
hartimin e kësaj vepre kanë ndihmuar me konsulencat e tyre: Dr. Bujar
Leskaj, Dr. Iliaz Gogaj dhe Prof. Nestor Nepravishta. Vlerësimi i librit është
bërë nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh.