| E enjte, 08.11.2012, 08:32 PM |
KOSOVËS I
MUNGON MODELI
-Kosovës i mungon modeli, sepse vetë Kosova është model në vete-
Nga Dedë Preqi
Përpjekja për të zbuluar,apo për
të zhvilluar sensin politik të një modeli për Mitrovicën, duhet fortë mirë për ti shikuar gjërat
në dritë, që të nxjerrim një lloj arti,
që mund të shërbëjë të gjithve. Prandaj,
ata që nuk janë mësuar që ta shohin Kosovën ndryshe,ata sot imagjinojnë modele
të lloj-llojshme për Kosovën dhe shtetin
e saj.
Gjithçka
është sakrifikuar për Kosovën deri tani, mirëpo duhet të sakrifikohet edhe
mëtutje, sepse ky vend nuk lejohet
të bie edhe njëherë nën ndikimin e një bote, që nuk e njeh lirinë e
tjerëve.
Asnjë
negociatë nuk duhet të zhvillohet për qështjet e Kosovës me Serbinë, nëse nuk
mirret pëlqimi i vet popullit. Shumica e ekipeve negociatore, apo e njerëzve që
i njohin rrethanat dhe ata që nuk i njohin sa duhet për qështjen e Mitrovicës, propozojnë modele të
lloj-llojshme, duke ia filluar prej modelit të Tirollit jugor në Austri,Epirit
verior në Greqi, të Kin-Kongut e
Hong-Kongut kinez,Republikës serbe në
Bosnje, modelit të Qipros dhe deri te modeli i dy Gjermanive.
Mandej,
përveq modeleve që propozohen për Kosovën, propozohen edhe skenarë të ndryshëm,
sikur skenari i forcës, që Mitrovica veriore të integrohet përmes një force,
sikur që e përdori Kroacia, kundër Republikës Serbe të Krajinës.
Skenari
tjetër për Mitrovicën, propozohet sikur i Qeverisë së Shrilankës, e cila e
stabilizoj vendin duke i luftuar rrebelët Tamil, më 2009.
Dhe një
skenar tjetër, të bëhët ndarja e veriut të Mitrovicës,që ti bashkohet Serbisë,
që paraqet një skenar të ngjajshëm me krijimin e Irlandës së veriut, e formuar
nga gjashtë rajone, të cilat më vonë e formuan Republikën e Irlandës.
Të gjitha
këto modele dhe skenare, të cilat i propozohen Kosovës, së pari i parapëlqejnë
Serbisë, që sipas tyre do të ishte zgjedhja më e mirë, që nënkupton jo
-Pavarësi të shtetit të Kosovës, por që pasqyronë një Autonomi substanciale, apo një Kosovë të
gjymtuar…
Pastaj,
një pështjellim i tillë për qështjen e veriut zhurmohet edhe nga disa zyrtarë
të huaj, të cilët japin leksione të ndryshme, e një ndër ato është ndarja e
Kosovës, si zgjedhja më e mirë…
Modelet e
tilla për Kosovën, që me siguri ndryshojnë
nga njëra-tjetra, janë të pamundura të definohen dhe ti përshtatën Kosovës, sepse në një mënyrë sëcili model që
paraqitet përveq modelit të dy Gjermanive, e cungojnë, apo e gjymtojnë shtetin
e Kosovës dhe nuk e harmonizojnë të ardhmën e saj.
Kjo
gjendje e tensionuar është vështirë të
tejkalohet dhe të lirohet Kosova nga kjo
brengë,apo nga kjo kurthë, dhe askush nuk do të bëhët në vend të Kosovës që ta vuaj
gjendjen e saj, përveq popullit
shqiptarë të Kosovës, por, për një kuptim të jetës normale dhe pa fronte e konflikte ndërnjerëzore, rrol të
veqantë në këtë proces e luan Bashkësia Ndërkombëtare dhe Evropiane, jo
vetëm në tejkalimin e situatës, por në rregullimin e qështjeve dhe
marrëdhënjëve të qendrueshme në mes dy popujve, duke ruajt stabilitetin dhe
paqën në rajon dhe më gjërë.
Në fakt,
për ata që e kuptojnë popullin e Kosovës dhe ia dëshirojnë paqën dhe
stabilitetin, mund ta nxjerrin në dritë këtë situatë të ndërlikuar që
paraqet Serbija, e cila po orvatët me politikën e saj shofeniste, nën hijen e
petkut demokratik, ta mbajë Kosovën nën juridiksionin e vet, dhe në anën
tjetër, të mos e humbë shancën me Evropën, si rrugë e saj e integrimëve.
Kosovës i
mungon modeli, sepse është model në vete, e cila nuk ka nevojë të kopjojë
modele të tjera, dhe është një shtet
demokratik e multietnik, që nuk e kërkon asnjë pëllëmbë të huajën, por nuk dëshiron ti mungojë dhe asnjë cep i sajë.
Kush
është ai, që nuk e kuton rrolin e saj, kur Serbija gjithherë është e disponuar me justifikimet e veta, duke e vazhduar të
njëjtën politikë që kishte para një shekulli ndaj shqiptarëve dhe Kosovës,
ndërsa në anën tjetër paraqitet para
Evropës dhe botës shumë serioze e
konstruktive, vetëm e vetëm që t’a
shfrytëzojë ndonjë mundësi
nëpërmes Bashkësisë Ndërkombëtare e Evropiane, që Kosovën ta
gjymtojë, ose ta rikafshojë edhe një herë.