| E hene, 05.11.2012, 08:49 PM |
Panairi “Dekada
e Librit të Lirisë II” u mbajt në shënim të 100-vjetorit të
Pavarësisë së Shqipërisë. Ky panair i organizuar nga Radio-Kosova e
Lirë, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” ka
karakter të prezantimit të një pjese të literaturës shqiptare, specifike nga
ana tematike.
Në
Panair janë prezantuar 14 vëllimet e botuara deri tani të
monografisë “Feniksët e Lirisë”, tri vëllimet e Arkivit të lajmeve të
Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës, pastaj të gjitha botimet e deritanishme të
Radios, vepra autoriale të shkrimtarëve, poetëve e gazetarëve, që kanë mbajtur
dënime të rënda me burg gjatë kohës së okupimit serb, kronika dhe ditar
nga lufta po ashtu janë prezantuar edhe skica, vizatime e portrete
të vizatuara nëpër burgjet jugosllave nga veprimtarë e atdhetarë të
njohur.
Në Panair
janë prezantuar edhe disa përmbledhje poetike të poetëve dëshmorë si:
Bahri
Fazliu, Agim Ramadani, Astrit Bytyçi, Kasim Shala, Valon Krasniqi, Françesko
Bider e të tjerë.
Shquhen në
këtë mes veprat e Adem Demaçit, Hydajet Hysenit, Ahmet Qeriqit, Nezir Myrtajt,
Martin Çunit, Jakup Krasniqit, Nusret Pllanës, Zenun Gjocit, Gjokë Dabajt,
Faton Mehmetajt, Selatin Novosellës, Kadri Rexhës, Dilaver Goxhait, Fetnete
Ramosajt, Rasim Selmanaj, Bajram Bekteshit, Hajrush Kurtajt, Skënder
Zhitisë, Halil Katanës, Selman Mehajt, Teuta Hadrit,
Tahir Gecit, Ali Gecit, e shumë të tjerëve.
Në Panair janë prezantuar edhe vepra të autorëve të ndryshëm me tematikë nga lufta e UÇK-së si: dr. Muhamet Pirraku, dr. Hakif Bajrami, Ylli Pollovina, Ibrahim Gani, Selman Dervishi, Lebit Murtishi, Rrustem Geci, Nezir Prokshi, Habib Zogaj, Afrim Berisha e shumë të tjerë.
Në ditën e
hapjes së Panairit “Dekada e Librit të Lirisë II” më 1 nëntor 2012
morën pjesë personalitete të njohura të rezistencës, artit e kulturës, në mesin
e tyre edhe simboli i Rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, koloneli
i Ushtrisë shqiptare dhe eprori i lartë i UÇK-së, Dilaver Goxhai,
koloneli nga Tirana, Bardhyl Tahiri, anëtar i SHT të UÇK-së,
Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe deputeti i Kuvendit të
Kosovës,Hydajet Hyseni, shkrimtari dhe veprimtari i njohur, Gjokë
Dabaj, i burgosuri politik, Halim Cukaj, Meriman
Braha nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të
Kosovës, dr. Muhamet Pirraku, Ramadan Avdiu si
dhe reporterë e gazetarë të luftës së UÇK-së.
Gjatë katër ditëve të Panairit, artdashësit e Prishtinës e më gjerë kanë
vizituar ekspozitën e Radios-Kosova e lirë dhe ekspozitën me portrete, skica e
vizatime të të burgosurve politikë të Kosovës, të sajuara brenda qelive të
burgjeve të ish Jugosllavisë, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, ndërkohë që
vizitorët janë njoftuar edhe me një literaturë specifike të veprave me
përmbajtje nga historia e rezistencës kombëtare, si dhe botimet e
Radios-Kosova e Lirë dhe të Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”.
Fjala e Adem Demaçit me rastin e hapjes së Panairit “Dekada e librit të lirisë II
Besoj se
po bëhet traditë që ta përkujtojmë vetveten, se siç po shihet nuk është shteti
që duhet ti përkujtoj , dhe ta ketë një qendër që do të merret me këto probleme
atëherë detyrohemi vetë. Radio Kosova e Lirë po e vazhdon ende luftën sepse siç
po duket ajo nuk ka përfunduar ende dhe tanimë po dihet se duhet të bisedojmë
përsëri me Serbinë, e cila ka pretendime ndaj Kosovës. Ata ende po pretendojnë
të na kthejnë në pikën zero që ne të ja nisim nga fillimi etj.
Pra radio Kosova e lirë po përpiqet të bëhet e lirë në të gjitha fushat e edhe ne fushën e informimit. Unë kam qenë edhe vjet këtu, sivjet po e shoh një përparim sa i takon zgjerimit të ekspozimit të informatave këtu që kemi. Me kalimin e kohës nevoja dhe kërkesa për ndriçimin dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën tonë do të jetë gjithnjë e më e madhe, sepse këta miqtë tanë një ditë do të shkojnë dhe do të mbesim vetëm, atëherë duhet të kemi çka tu tregojmë gjeneratave të reja që nuk e mbajnë mend luftën, edhe atyre që kanë marrë pjesë në luftë dhe frikohen se mos po harrohet lufta e tyre. Asnjë luftë nuk është harruar , ne sot po gërmojmë se çfarë ka ndodhur para 2000 vjetëve.
Andaj
duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi që po na jepet dhe duhet ti falënderojmë
këta vëllezërit tanë në rend të parë Ahmet Qeriqin me stafin e vet,
pastaj Shoqatën e të Burgosurve Politikë. Me fjalë të tjera është duke u bërë
një përpjeke, që e vërteta për luftën tonë, për gjakun e derdhur, e
vërteta për atë se na ndihmuan që të çlirohemi por nuk na çliruan, sepse pa
luftën tonë, pa gjakderdhjen tonë, pa këmbënguljen tonë, pa gatishmërinë tonë
që të vdisnim për lirinë tonë s’ do të kishte asnjë ndihmë, por disa që e kanë
ndërgjegjen e vrarë disa besa edhe e sabotuan luftën tonë, po e kanë dëshirë që
eventualisht të harrohet lufta jonë dhe tu mbetet amerikanëve, thua se kanë
nevojë shumë të madhe amerikanët tu thotë dikush faleminderit që na çliruar, etj.
Prandaj po
them vlera e kësaj përpjekje për ta ndriçuar dhe për ta zbardhur, për ta
kristalizuar të vërtetën për luftën dhe për qëndresën tonë është shumë më e
madhe se sa që duket formalisht. Po shihet që njerëzit tanë nuk janë kah i
japin fort rëndësi kësaj pune, tash të shkosh nëpër kafene gjene plot që pinë e
hanë , bisedojnë e merren me thashetheme, pra kjo po shkon me vështirësi por
gjithmonë të vërtetat shkojnë me vështirësi derisa t hapet rruga dhe të
krijohet vetëdija , ajo masë kritike e vetëdijes e cila do të bëjë që ky popull
ta marrë fatin e vet në duart e veta, dhe të vendosë për fatin e vet për të
gjitha që i duhen kombit e atdheut. Unë ju lutëm shumë që ta shikoni me
vëmendje dhe mos besoni kurrë në harresë sepse harresë për kombin nuk duhet të
ketë asnjëherë. Harresa, mund ta godas një komb e një popull, prandaj edhe kjo
përpjekje për ta luftuar harresën , sepse nuk jemi ne rastësisht popull që
harrojmë, ne kemi qenë Ilir pastaj u bëmë Arbër tash po donë të na bëjnë
edhe kosovar, me fjalë të tjera jemi vazhdimisht të rrezikuar nga
një harresë për të dalë te një tjetër, të na shkulin rrënjët që kishim për të
na mbjellë diku tjetër, mos eventualisht nuk po mbijë fare dhe po harrohemi.
Kështu që ju që keni marrë pjesë në luftë, nëpër burgje, nëpër fronte të
ndryshme të përpjekjeve për liri mos u ndaleni, sepse çdokush që ndalet pas tij
ndalën edhe
Fjala e kryetarit të Shoqatës së të burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni, me rastin e hapjes së Panairit
Ky Panair
është një nismë e Radios ‘Kosova e Lirë, e cila në mesin e shumë punëve të
mira, e ka bërë tradicionale organizimin e aktiviteteve dhe përvjetorëve të
rëndësishëm, që lidhen me luftën e UÇK-së. Prandaj, kjo radio meriton jo vetëm
mirënjohje, por edhe përkrahje. Është një rast që edhe ne t’i kthehemi të
kaluarës sonë jo të largët, një e kaluar, e cila ende nuk është eksploruar dhe
valorizuar sa duhet. Këto është një pjesë e vogël e faktografisë, e asaj që
ishte realitet, që ende nuk është prezantuar, madje nuk është mbledhur as si
vëllim. Vlera e këtij panairi është sensibilizimi i kësaj nevoje. Edhe Shoqata
e të Burgosurve Politikë është organizuar në aktivitete të tilla, prandaj jemi
përcaktuar që të bashkëpunojmë me radion ‘Kosova e Lirë’ për të organizuar
aktivitete të përbashkëta edhe në të ardhmen. Shoqata jonë në bashkëpunim me të
gjithë të interesuarit do të organizojë një ekspozitë të titulluar ‘Arti në
pranga’, i cili do t’i grumbullojë të gjitha krijimet artistike, vizatimet,
punë-doret dhe gjithçka tjetër që njerëzit kanë ruajtur nga burgu.
E ato janë
të pakta sepse burgu shkatërronte jetën, shëndetin por edhe krijimtarinë.
Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë krijime të tilla, që të
interesohen edhe për krijimtarinë e të afërmve të tyre, shokëve që t’i
grumbullojnë e t’i dërgojnë në shoqatën tonë, ku më pas do t’i përgatisim për
t’i shpalosur para opinionit tonë, për ta parë këtë dimension të të burgosurve
shqiptarë, vuajtjeve të tyre por që kanë edhe ëndrra, të cilat shprehen përmes
krijimeve artistike. Prandaj, një letër-këmbim i ilustruar, një punë-dore e
gjithçka tjetër do të plotësonte mozaikun, i cili vërtetë nuk kapërthehet nga
njerëzit që nuk e kanë provuar burgun. Unë e përgëzoj radion ‘Kosova e Lirë’
për punën që ka bërë dhe ftoj të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë
radio. Sepse duke ndihmuar radion ‘Kosova e Lirë’ dhe duke ndihmuar aktivitete
si këto, ndihmojnë jo vetëm kujtimin për këtë të kaluar të lavdishme por
ndihmojnë edhe zërin e Kosovës së re që po ndërtojmë.
Fjala e Meriman Brahës
Është kënaqësi që është organizuar një Panair i tillë i librit, i titulluar, “Dekada e librit të lirisë”. Është një ngjarje kulturore të cilën do të duhej të gjithë qytetarët ta shijojnë, ta vizitojnë, t’i shohin librat për t’i parë motivet pse janë shkruar ato. Shpresoj që njerëzit do të gjejnë kohë dhe do të vijnë ta shohin larushinë e botimeve me tema interesante nga koha e luftës, e paraluftës dhe pasluftës, por të shohin edhe ekspozitën, e cila përfshin fotografi e piktura nga koha e luftës. Në një ballinë të Panairit është vendosur një ekspozitë me piktura e krijime artistike të ish të burgosurve politikë, pikturat këto të cilat i kanë bërë në kohë të vuajtjes së burgut. Sigurisht se kjo përbën një botë tepër interesante, një shpirt të cilin opinioni ynë nuk e njeh mirë, madje ka përshtypjen sikur këta njerëz që ishin nëpër burgje kishin një botë të egër e të ashpër, por në fakt, ne këtu kemi një botë tepër subtile të një kategorie të të burgosurve, të cilët kanë gjetur frymëzimin e tyre edhe në kushte të rënda torturash e vuajtjesh nëpër kazamatet e Serbisë. Shpresoj që e tërë kjo do t’i ngjallë opinionit tonë kërshërinë për të ardhur në këtë panair, për t’i plotësuar informacionet që duhet t’i kenë.
Fjala e Ramadan Avdiut
Për mendimin tim, kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e mirë që nuk do të duhej të ndalej me kaq. Duhet të rritet bashkëpunimi edhe me organizatat e dala nga lufta, por edhe me shoqatën e të burgosurve politik dhe unë, si ish i burgosur politik jam i vetëdijshëm që ka plot vepra letrare artistike në pikturë e mbase edhe në forma të tjera, të cilat do të duhej të ekspozoheshin. Duhet të inkurajohen të gjithë të burgosurit dhe të gjithë akterët që e kanë bërë historinë që të shkruajnë e të mos i mbulojë harresa kujtimet e tyre, në mënyrë që në një të ardhme të gjithë ta shohin sakrificën që është bërë për këtë ditë që sot po e gëzojmë.
Veprat e prezantuara në Panairin e Librit, “Dekada e Librit të Lirisë II
Botimet e deritanishme të Radios- Kosova e Lirë
ARKIVI
RKL I II III
( 4. 1. – 21. 6. 1999)
Nezir
Myrtaj Jehonë
lufte
Ahmet
Qeriqi Meditime
në arrati, roman
Martin
Çuni Reportazhe
lufte
Nusret
Pllana Rruga
e lirisë
Ahmet
Qeriqi Në
gjurmim të lashtësisë, studime
Nezir
Myrtaj 17
e 18 marsi 2004
Ahmet
Qeriqi Milush
Kopiliqi, serb apo shqiptar?
Nezir
Myrtaj Rrugë
e papërfunduar
Ahmet
Qeriqi Burgu
Martin
Çuni Jetë
e furtunë, përmbledhje poetike
Kasim
Shala Poezi
dhe rrëfime, (poet dëshmor)
Bajram Bekteshi Mbizotërat,
përmbledhje poetike
Bedri
Tahiri Përtëritja
Dilaver
Goxhai Rruga që më
çoi në UÇK
Dilaver
Goxhai UÇK-ja dhe
Kadareja
Endrit
Myrtaj Vargjet
e mia, përmbledhje, poetike për fëmijë
Bajram Bektashi Hapa
për mbijetesë
Afrim
Berisha Lirikë
vjeshte përmbledhje, poetike
Zëri i
lirisë Broshurë
e Radios-Kosova e lirë
Ahmet
Qeriqi Luftëtarë
të NDSH-së (1944-1950)
Zenun
Gjoci Rilindjet
e orës arbërore
Ahmet
Qeriqi Fenomene
shqiptare, studime
Muhamet
Pirraku Për kauzën e UÇK-së
Muhamet
Pirraku Adem Guta
Haki
Qeriqi Libër
me poezi
Martin
Çuni Themele
jete (Tregime për fëmijë)
Ahmet
Qeriqi Krojmiri
(1455-1999), monografi
Bajram
Bekteshi Unë dhe vargu,
përmbledhje poetike
Nezir
Prokshi Mbijetesa
e popullit të Drenicës në rrethim
Ahmet
Qeriqi Koha
e jeniçerëve, roman
Selman
Mehaj Një
shekull qëndresë për liri
Selman
Mehaj Kushtrim
lirie
Bahti
Graiçevci Shpresa
e fundit
Kadri
Rexha Dervish
Shaqa
Zenun
Gjoci Kosova
e Kuqe
Zenun
Gjoci Krahët
e Shqipes
Ahmet
Qeriqi Gjurmime
dhe studime
Nusret
Pllana Intervenimi
i NATO-s në Kosovë
Nusret Pllana Terrori i Serbisë mbi shqiptarët...
14
vëllimet e monografisë “Feniksët e lirisë”
Përmbledhje
poetike të poetëve dëshmorë:
Agim
Ramadani,
Valon
Krasniqi,
Kasim
Shala,
Astrit
Bytyçi,
Bahri
Fazliu,
Francesco
Bider
Vepra të
autorëve të ndryshëm:
Halil
Katana
Tri
dimensionet e UÇK-së
Zoga Dega
Për ju
breza që ngritet Atdheun mbi supe
Gjaku i
tyre në damarët tanë
Vlaga e
kësaj toke
Flamuri
ynë...
Veprat e
Adem Demaçit
Disa nga
veprat e Hakif Bajramit
Fusha e
Flamurit: Grup autorësh
Ibrahim
Gani: Mujë Krasniqi
Gjokë
Dabaj,
Daut
Gumeni,
Liri
Gjoliku,
Ylli
Polovina
...
Hajrush
Kurtaj
Fetnete
Ramosaj,
Faton
Mehmetaj,
Jakup
Krasniqi
Skënder
Zhitia,
Hasan
Hasani,
Ramadan
Krasniqi “Dëshmorët e Llapushës”
Habib Zogaj “Krimi dhe mbijetesa”, “Në mungesë të varrit”
Selman
Dervishi
Sadie
Ismaili,
Lebit
Murtishi,
Isuf
Ismaili,
Rrustem
Geci,
Xhuhere
Vezaj-Maçaj,
Xhafer Dvorani...
E veçanta
e panairit:
14 vëllimet
“Feniksët e lirisë”
Arkivi i
Radios I II III
Libra të
autorëve dëshmorë
Libra të autorëve ish të burgosur politikë.