| E diele, 04.11.2012, 12:37 PM |
UDHËTIM POETIK
Nga: Albana M. Lifschin
Cikël me poezi
Ulu pranë meje
Ulu pranë meje,
të presim bashkë edhe një herë
ardhjen e mengjesit, si ateherë
Bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashkë ardhjen e Diellit,
të mos flasim, të mos bëjme zë,
kujtimeve të tretemi, se s'do shihemi më!
(1999-nga libri im i parë poetik)
------------
MOMENT MAGJIK
Sa kohë vallë kaloi nga ajo mbrëmje,
kur mbi duart e mia buzët vure ti,
magjinë e dashurisë ndjeva unë,
si kisha bërë pa të… s'e di.
Trazuar, hutuar, përkulem sot
mbi copëza shënimesh kërkoj për të,
drithërim i ardhur nga një tjetër mot,
prapa më merr, pa gjumë më lë.
(nga libri “Dje preva floket", shqip/anglisht,1999)
----------------
Ike ti
Ike ti
dhe diçka u këput
brenda meje...
Buzëqeshja ime
u fik
dhe dielli u fsheh
pas një reje.
---------
Betimi Amerikan
Ne solemnitet
atë mëngjes u betova
besnike t'i qëndroj
flamurit me 50 yje të bardhë.
Unë, më e reja amerikane e botës
Ate mbrëmje vura te degjoj
himnin e flamurit kuq e zi
e nuk munda të gëlltis lotët…
--------
(Nga libri ' Ka gjithmonë diku', 2010)
Sharlatanët
Na kanë rrethuar kudo
nuk ke nevojë të fusësh gishtrinjtë në grykë
për të vjellë…
Ne u bëjmë sehir
ç'të pyesim, ç’mostër i ka pjellë?
Në sytë tanë ata rrisin përmasat .
2010
----------
…Surprizë
Nuk kam nevoje të shkruaj
poezi,
vetëm sa ndërtoj një kornizë
(Poshtë vendos diciturën).
Pastaj, në të vjen e hyn ti,
me vargje surprizë!
----------
NY, USA, 1 nëntor 2012-